Valë turistësh nga Greqia në Korçë, por popullsia vendase tkurret…

Korça vijon të mirëpresë turistë edhe gjatë muajit shtator, ndërsa rrugët dhe zonat turistike të qytetit po frekuentohen nga vizitorë të ardhur nga vende të ndryshme. Në ditët e fundit, në Korçë janë parë edhe grupe turistësh nga Greqia, të cilët kanë zgjedhur qytetin juglindor për të kaluar disa orë dhe për të vizituar pikat më të njohura turistike

ndërsa ajo që bie më shumë në sy është mosha e vizitorëve, kryesisht persona në moshë të madhe, të cilët udhëtojnë në grupe.

Përveç turistëve nga Greqia, në Korçë vijojnë të mbërrijnë edhe vizitorë nga vende të tjera, duke e mbajtur qytetin aktiv edhe pas përfundimit të sezonit të verës.

Pazari i Vjetër, pedonalja, qendra e qytetit dhe zonat përreth mbeten ndër pikat më të frekuentuara nga turistët që zgjedhin Korçën.

Përtej turizmit, Korça përballet me një tjetër realitet: popullsia vendase është në tkurrje, një fenomen që është vënë re prej vitesh në qytet.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.