“Shqipëria nuk shitet”/ Baneri i tifozëve gjatë himnit kombëtar, në mbështetje të protestës

Në momentin e ekzekutimit të himnit kombëtar, para nisjes së duelit mes Shqipërisë dhe Belgjikës, në stadium nuk munguan mesazhet në mbështetje të protestës që po zhvillohet prej kohësh në rrugët e Tiranës.

Në sektorin ku qëndron tifogrupi “Tifozat Kuq e Zi”, krahas flamujve të UÇK-së, u shpalos edhe një baner me mesazhin “Shqipëria nuk shitet”.

Baneri shoqërohej me simbole flamingoje, të cilat janë përdorur si një prej simboleve të protestës së zhvilluar në Tiranë.

Mesazhi i tifozëve u shfaq në stadium pikërisht gjatë himnit kombëtar, duke tërhequr vëmendjen e të pranishmëve dhe duke e lidhur atmosferën e ndeshjes me zhvillimet e fundit në vend.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.