Edi Rama pritet t’u drejtohet Shqiptarëve/ Mesazhi do të jepet nesër nga aeroporti…

Kryeministri Edi Rama pritet t’u drejtohet shqiptarëve me një mesazh ditën e nesërme, menjëherë pas rikthimit në Shqipëri nga vizita e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Rama pritet të dalë para mediave nga salla e shtypit në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza”, në një dalje publike që vjen në një moment të rëndësishëm të zhvillimeve politike në vend.

Ai pritet të niset sot nga Aeroporti JFK i Nju Jorkut, por për shkak të kushteve të rënduara atmosferike, orari i saktë i nisjes dhe mbërritjes në Shqipëri ende nuk është konfirmuar.

Ora e adresimit të tij pritet të bëhet e ditur gjatë paradites së nesërme.

Dalja e paralajmëruar vjen në një kohë kur në qendër të vëmendjes së opinionit publik janë zhvillimet rreth ish-kreut të SHISH, Vlora Hyseni, e cila ndodhet në arrest shtëpie, si dhe përgjimet e saj me Ergys Agasin, i cili është arrestuar pak kohë më parë.

Mbetet për t’u parë nëse këto zhvillime do të jenë pjesë e mesazhit të Edi Ramës apo nëse kryeministri do të fokusohet në çështje të tjera politike dhe institucionale.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.