Shqipëria nis me këmbën e mbarë Ligën e Kombeve/ Kuqezinjtë mposhtin Bjellorusinë 2-0

Shqipëria e ka nisur me fitore rrugëtimin në Ligën C të Ligës së Kombeve. Kuqezinjtë triumfuan 2-0 ndaj Bjellorusisë në stadiumin “Air Albania”, në një sfidë të zhvilluar në Tiranë.

Skuadra e drejtuar nga Rolando Maran e zhbllokoi takimin në minutën e 34-të. Kristjan Asllani u tregua i saktë nga pika e bardhë, duke kaluar Shqipërinë në avantazh.

Kuqezinjtë arritën të dyfishonin rezultatin në limitet e pjesës së parë. Ernest Muçi shënoi në minutën e 45+2’, duke i dërguar skuadrat në dhomat e zhveshjes me rezultatin 2-0.

Për trajnerin Rolando Maran, kjo ishte ndeshja e tij e parë zyrtare në drejtimin e Kombëtares shqiptare.

Shqipëria e nis kështu me tri pikë aventurën në Ligën C, ndërsa sfida e radhës për Ernest Muçin me shokë do të jetë pas tre ditësh, në transfertë ndaj San Marinos.

Shqipëri 2-0 Bjellorusi
⚽ Asllani 34’ (p)
⚽ Muçi 45+2’

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.