Degradon sherri në Maliq, plagoset me thikë një banor…

Një konflikt mes dy banorëve në fshatin Sovjan të Maliqit ka përfunduar me plagosjen e njërit prej tyre me thikë këtë të martë. Mësohet se konflikti ka nisur për motive që lidhen me pronësinë e tokës, ndërsa gjatë përplasjes njëri prej personave është goditur me mjet prerës.

I plagosuri është transportuar në spitalin e Korçës, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të konfliktit dhe përcaktimin e përgjegjësive.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.