Kryqëzimi tek sporti në Korçë, trafiku shtohet/ A ka ardhur koha për një semafor?

Një tjetër pikë problematike për qarkullimin në qytetin e Korçës është kryqëzimi pranë zonës së Sportit, ku sidomos në oraret me fluks të lartë krijohen vështirësi në lëvizjen e automjeteve. Fluksi i makinave është shtuar dhe kalimi në këtë kryqëzim shpesh kërkon më shumë kohë, ndërsa drejtuesit e mjeteve duhet të tregojnë kujdes të shtuar për të shmangur përplasjet apo bllokimet.

Situata ngre edhe një pyetje: a ka ardhur koha që në këtë kryqëzim të vendoset një semafor për të sistemuar më mirë qarkullimin?

Problemi i trafikut në Korçë nuk lidhet vetëm me këtë kryqëzim. Me rritjen e lëvizjes së automjeteve, nguahtimi i rrugëve ne disa pika të qytetit po përballen gjithnjë e më shpesh me ngarkesë.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.