Korça ka marrë një pamje magjepsëse në këtë stinë vjeshte, duke u veshur me nuancat e arta, të kuqërremta dhe portokalli, që i japin qytetit një bukuri të veçantë. Pemët përgjatë rrugëve, parqet dhe shëtitoret janë kthyer në një tablo shumëngjyrëshe, ku natyra ndërthuret me hijeshinë karakteristike të qytetit.
Ajri i freskët, gjethet që bien ngadalë dhe atmosfera e qetë e rrugicave me kalldrëm krijojnë një peizazh që të fton të shijosh çdo moment.
Një stinë që e bën qytetin edhe më tërheqës dhe që dëshmon se bukuria e tij nuk njeh stinë, por vetëm ndryshon ngjyra.



