Skënderbeu në kolaps, Teuta e ndëshkon dy herë! 2-0 dhe alarm për Ahmatajn! 

Teuta po dominon përballjen ndaj Skënderbeut, duke kaluar në avantazhin e dy golave që në pjesën e parë. Kallaku zhbllokoi rezultatin në minutën e 16-të nga pika e bardhë e penalltisë, ndërsa Pedro dyfishoi shifrat në minutën e 31-të, duke vënë në vështirësi skuadrën korçare.

Skënderbeu pa skemë, paqartësi dhe pasiguri në lojë!

Skuadra korçare po shfaqet e çorganizuar në fushë, me vështirësi për të ndërtuar aksione të rrezikshme dhe për të gjetur ekuilibrin në lojë. Teuta po përfiton nga hapësirat dhe pasiguria e kundërshtarit, ndërsa Skënderbeu ka shumë për të përmirësuar nëse dëshiron të reagojë në këtë takim.

Në qendër të vëmendjes është edhe trajneri Ahmataj, së bashku me zëvendëstrajnerin Lici. Paraqitja e deritanishme ngre pikëpyetje për organizimin taktik dhe reagimin e skuadrës, ndërsa tifozët korçarë kanë arsye të jenë të zhgënjyer nga ajo që po shohin në fushë ku akoma skanë bëre goditjen e parë në portën kundërshtare.

2-0 për Teutën dhe alarm për Skënderbeun!

Korçarët duhet të ndryshojnë shumë në lojën e tyre për të shpresuar te një rikthim, ndërsa durrsakët kanë marrë kontrollin e ndeshjes me dy gola të shënuar nga Kallaku dhe Pedro.

31′ GOOOL TEUTA 2-0/ Durrsakët dyfishojnë shifrat me Pedron, i cili gjuan me kokë në afërsi të pikës së penalltisë. Reagim i dobët i portierit Alia, që i fal kështu një gol kundërshtarëve. (VIDEO) 

16′ GOOOL TEUTA 1-0/ Zhbllokohet sfida, Kallaku tregohet i saktë nga pika e bardhë e penalltisë (VIDEO) 

LIVE TEUTA-SKËNDERBEU 2-0

Kallaku 16′ (p), Pedro 31′

FORMACIONET ZYRTARE:

TEUTA: Bernandoni; Fangaj, Zogos, Jazxhi, Boçi, Toli, Mala, Maçolli, Arifi, Kallaku, Pedro. Trajner: Edlir Tetova. 

SKËNDERBEU: Alia; Vamgjeli, Lagonidis, Amadu, Grazhdani, Janaqi, Drame, Musa, Diallo, Nasr, Bismark. Trajner: Julian Ahmataj

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.