E rëndë në Bilisht/ Gjendet e mbytur në rezervuar 82-vjeçarja…

Një 82-vjeçare është gjetur e pajetë në një rezervuar në afërsi të qytetit të Bilishtit. Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se e moshuara është mbytur në ujë, ndërsa rrethanat e ngjarjes mbeten ende për t’u zbardhur. Mësohet se 82-vjeçarja vuante prej kohësh nga skleroza dhe kishte kaluar një periudhë të vështirë psikologjike pas humbjes së bashkëshortit dhe dy djemve të saj.

E moshuara jetonte me djalin tjetër, i cili dyshohet se e ka gjetur atë pa shenja jete në rezervuar.

Trupi i pajetë është transportuar në morgun e spitalit të Korçës, ndërsa policia po kryen veprimet hetimore për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

Sipas informacionit paraprak të Policisë, trupi i të moshuarës me inicialet A. K., banuese në Devoll, është gjetur rreth orës 12:30. Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërsa dyshohet se e moshuara është mbytur në ujë.

Grupi hetimor po punon për të përcaktuar shkakun e humbjes së jetës dhe për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes. Hetimet vijojnë, ndërsa pritet që ekspertiza të ndihmojë në sqarimin e mëtejshëm të rastit.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.