“Atij studenti do t’i sh*het familja”/ Deklarata tronditëse e gruas së policit të pl*gosur në protestë

Bashkëshortja e një efektivi të Policisë, i cili po merr trajtim mjekësor në Spitalin e Traumës pasi mbeti i plagosur gjatë përplasjeve me protestuesit, ka reaguar me emocione të forta përmes një deklarate publike.

Në videon e publikuar, ajo shpreh shqetësimin për gjendjen e bashkëshortit dhe u bën thirrje protestuesve të mos i kthejnë punonjësit e Policisë në objektiv të përplasjeve politike.

“Çfarë keni me Policinë? A e keni me Ramën? A e keni me Partinë Demokratike?”, shprehet ajo, duke vënë në pikëpyetje arsyen e sulmeve ndaj efektivëve.

Më tej, bashkëshortja e policit shpreh frikën për të ardhmen e familjes së saj, duke theksuar pasojat që mund të ketë një ngjarje e tillë për fëmijët.

“Çfarë faji kanë policët? Çfarë faji kanë fëmijët e mi që të rriten jetimë?”, dëgjohet të thotë ajo në video.

Në një moment të deklaratës, ajo përdor edhe fjalë kërcënuese ndaj personit që, sipas saj, ka plagosur bashkëshortin. Këto fjalë pasqyrojnë tensionin dhe zemërimin e shkaktuar nga ngjarja, por njëkohësisht ngrenë shqetësime për rrezikun e përshkallëzimit të gjuhës së dhunshme në një situatë të tensionuar.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.