Përmbysje në Korçë! Bismark i jep Skënderbeut fitoren e parë

Skënderbeu ka regjistruar fitoren e parë në Abissnet Superiore nën drejtimin e trajnerit Julian Ahmataj, duke mposhtur Elbasanin me rezultatin 2-1 në Korçë, në takimin e vlefshëm për javën e 7-të të kampionatit. Heroi i skuadrës korçare ishte sulmuesi Bismark, i cili realizoi të dy golat e fitores.

Elbasani kaloi i pari në avantazh në minutën e 41-të, kur Mazari përfitoi nga një pasim i pavullnetshëm i Nikajt dhe dërgoi topin në rrjetë.

Megjithatë, reagimi i vendasve ishte i menjëhershëm. Në minutat shtesë të pjesës së parë, pikërisht në 45+2’, Bismark riktheu baraspeshën, duke i dhënë Skënderbeut shpresë për përmbysjen.

Në pjesën e dytë, korçarët u shfaqën më kërkues dhe ushtruan më shumë presion në kërkim të golit të fitores. Këmbëngulja e tyre u shpërblye në minutën e 78-të, kur Bismark realizoi për herë të dytë, duke vulosur suksesin 2-1 të Skënderbeut.

Kjo fitore merr një rëndësi të veçantë për skuadrën korçare, që siguron tri pikët e para nën drejtimin e Julian Ahmatajt dhe ngjitet në vendin e 7-të të renditjes, me 6 pikë të grumbulluara. Në krahun tjetër, humbja e zbret Partizanin në fundin e tabelës.

SKËNDERBEU 2-1 ELBASANI
45’+2′, 77′ Bismark / 41′ Mazari

FORMACIONET ZYRTARE

Skënderbeu: Dobjani; Lagonidis, Kaceli, Totre, Bismark, Janaqi, Drame, Musa, Zenulari, Shaqe, Amadu

Trajner: Julian Ahmataj

Elbasani: Aleksovski; Lulaj, Lleshi, Tresa, Hebaj, Nikaj, Abas, Mazari, Antovski, Boriçi, Lila

Trajner: Ivan Gvozdenoviç

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.