Në rrugët e qytetit të Korçës raportohet se policia po kryen kontrolle ndaj adoleshentëve dhe kalimtarëve. Sipas dëshmive të qytetarëve, efektivët ndalojnë personat në rrugë dhe u kërkojnë të kontrollojnë çantat që mbajnë me vete.
Në një rast të vërejtur në rrugët e qytetit, efektivët iu drejtuan dy vajzave me fjalët: “Hape çantën, çfarë keni brenda!”
Kontrollet kanë ngritur pikëpyetje mes qytetarëve lidhur me arsyet e ndalimeve dhe mënyrën se si po kryhen ato.



