Sharje dhe tensione në Korçë,protestuesit përballë policisë(Video)

KORÇË – Tensione dhe përplasje verbale janë shënuar gjatë protestës së zhvilluar në qytetin e Korçës, ku protestuesit janë përballur me forcat e policisë, duke shoqëruar revoltën e tyre me thirrje të forta kundër uniformave blu dhe pushtetit.

“Hiqni uniformën!”, “Policia e krimit!”, “Shqipëria e shqiptarëve!” dhe “Poshtë komunistët!” ishin disa nga sloganet që u dëgjuan gjatë protestës, duke shprehur pakënaqësinë dhe zemërimin e qytetarëve të pranishëm.

Situata është karakterizuar nga tensione mes protestuesve dhe efektivëve të policisë, ndërsa thirrjet dhe reagimet e pjesëmarrësve kanë shoqëruar zhvillimin e tubimit.

Protesta në Korçë rikthen në vëmendje klimën e pakënaqësisë dhe përplasjet mes qytetarëve dhe institucioneve…

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.