Protesta e studentëve në Korçë/ Qytetarët :”Pse mbahen shënim targat e automjeteve?

Korçë – Qytetarët ngrenë shqetësime për monitorimin e automjeteve dhe klimën e presionit politik në qytet. Protestat e studentëve dhe qytetarëve në Korçë po rikthejnë në vëmendje një pyetje që kërkon përgjigje: Përse mbahen shënim targat e automjeteve të qytetarëve dhe kush i mbledh këto informacione?

Qytetarët kërkojnë transparencë dhe sqarime konkrete për arsyet e këtij veprimi dhe pse ka shume civile dhe spiune perreth shkollave dhe pse po krijohet nje klime perndjekje e presioni ?

Nëse targat regjistrohen gjatë protestave apo aktiviteteve publike, është e rëndësishme të bëhet e ditur se kush e kryen këtë proces, për çfarë qëllimi dhe nëse respektohen të drejtat e qytetarëve për privatësi dhe pjesëmarrje të lirë në jetën publike.

Në Korçë, kritikat ndaj patronazhimit politik dhe dyshimet për mbikëqyrjen e qytetarëve janë shume te renda dhe krijojne urijtje edhe me te thelle per dyshen politike Filo-Peleshi.

Studentët dhe qytetarët kanë të drejtë të kërkojnë llogari, të protestojnë dhe të shprehin mendimet e tyre pa frikën e presionit apo të ndjekjes politike.

Korça ka nevojë për transparencë, jo për dyshime. Ka nevojë për institucione që japin përgjigje dhe garantojnë të drejtat e çdo qytetari.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.