“I vjedhin Facebook-un Elisa Spiropalit? Deputetja thyen heshtjen: Ja çfarë po ndodh!”

Deputetja Elisa Spiropali mungoi në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, në një kohë kur vendi po përballet me protesta masive studentore. Pak ditë më parë, ajo i ishte drejtuar Edi Ramës me një letër të hapur, duke kërkuar zgjidhje politike për situatën.

Pas kesaj ndodh e papritura, Spiropali njoftoi se faqja e saj zyrtare në Facebook ishte bllokuar prej tri ditësh dhe se po bashkëpunonte me kompaninë Meta për rikthimin e saj.

Gjatë mbledhjes, Rama u kërkoi deputetëve socialistë të dalin në terren dhe të komunikojnë me qytetarët, pasi mungesa e tyre po ushqen dyshimet se po shmangin përballjen me protestat.

Protestat studentore, të nxitura nga pakënaqësitë për tarifat, cilësinë e mësimdhënies dhe kushtet në konvikte, janë shndërruar në një lëvizje të gjerë kundër qeverisë, me thirrje të vazhdueshme për dorëheqjen e Ramës.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.