Pedagogia Korçare Alketa Pasholli Zheku shpreh mbështetjen për studentët dhe kundërshton dhunën, ndërsa shpreh zhgënjimin për mungesën e protestës së Këshillit Studentor në Korçë. Në një reagim lidhur me situatën e krijuar dhe njoftimin për bojkotin e sotëm, ajo deklaron se pedagogët do të jenë në mbështetje të studentëve, duke e cilësuar bojkotin si një qëndrim të përbashkët në kundërshtim me dhunën.
“Bojkot total! Të gjithë në mbështetje të studentëve. Ata janë para, ne vijmë pas tyre”, shprehet pedagogia .
Ajo bën me dije se pedagogët janë njoftuar përmes faqes së Këshillit Studentor se sot do të zhvillohet bojkot, e cila nënkupton edhe protestë.
“Ne jemi në mbështetje të tyre, sikundër edhe Sindikata e Pedagogëve të Tiranës. Të gjithë pedagogët në Shqipëri, në të gjitha universitetet, do të mbështesin studentët dhe kundërshtimin e dhunës”, deklaron ajo.
Megjithatë, pedagogia shpreh zhgënjimin për situatën në Korçë, duke theksuar se Këshilli Studentor nuk ndodhet atje dhe se protesta nuk po zhvillohet sipas pritshmërive të saj ndersa pritej numer me i madh…
