Studenti Korçar Policëve: “Nesër do të ngeleni pa bukë, do ikë Edi Rama ,do ikni edhe ju…

Një student është përfshirë në një përplasje verbale me efektivë të Policisë, duke përdorur tone të ashpra dhe akuza ndaj tyre lidhur me mënyrën se si po përmbushin detyrën. Gjatë debatit, studenti u drejtohet efektivëve me paralajmërime për të ardhmen e tyre, duke deklaruar:

“Nesër do të ngeleni pa bukë, do të ikë Edi Rama dhe do të ikni edhe ju që rreshtoheni me të”.

Në vijim të përplasjes, ai ngre akuza për dhunë ndaj qytetarëve dhe vë në pikëpyetje sjelljen e uniformave blu, duke u shprehur me tone të revoltuara: “

Ku do të shkoni…Do të keni fytyrë të na dilni përballë nesër?”.

Studenti i drejtohet gjithashtu një efektivi që po fliste në telefon, duke i kërkuar llogari për praninë e tij aty dhe për veprimet e Policisë në Tiranë.

“Ma kthe përgjigjen, përse rrini këtu? Ata atje pse i terrorizoni në Tiranë?”, dëgjohet të thotë ai gjatë debatit.

Përplasja shoqërohet me akuza të drejtpërdrejta ndaj efektivëve, ndërsa studenti shpreh pakënaqësinë e tij për mënyrën se si Policia po ushtron detyrën.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.