Rama e futi në listën e 45 “kriminelëve”, studenti i Mjekësisë: Jam me mesatare 10.0!

Jon Suloymeri i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama nga protesta, pasi ky i fundit kishte përfshirë fotografinë e tij në një listë me 45 persona të paraqitur si individë me precedentë penalë.

“Zoti kryeministër më akuzoi për shitje droge, por unë jam student i Mjekësisë me mesatare 10.0”, deklaroi Suloymeri, duke kundërshtuar akuzat e bëra ndaj tij.

Studenti i Mjekësisë i cilësoi akuzat si të trilluara, ndërsa tregoi se javën e kaluar ishte shoqëruar nga policia dhe ishte mbajtur për rreth 7 orë e gjysmë, përpara se të lirohej.

Suloymeri theksoi se pjesëmarrja e tij në protestë lidhet me kërkesën për një arsim më cilësor. Ai u shpreh se ka dalë të protestojë për çështjet që shqetësojnë studentët, duke kundërshtuar akuzat që, sipas tij, janë ngritur ndaj tij.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.