Korçë/ Përplasje e fortë pranë Biranjit, makina dhe zetori dalin nga rruga

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në aksin rrugor Korçe-Pogradec pranë fshatit Biranj, ku një automjet është përplasur me një mjet bujqësor, zetor. Si pasojë e përplasjes së fortë, të dyja mjetet kanë humbur kontrollin dhe kanë përfunduar jashtë korsisë së lëvizjes.

Nga pamjet ,automjeti ka pësuar dëmtime të konsiderueshme në pjesën e përparme dhe anësore, ndërsa edhe mjeti bujqësor ka mbetur i dëmtuar pranë anës së rrugës.

Pas aksidentit, në vendngjarje janë mbledhur banorë të zonës dhe kalimtarë të rastit, të cilët kanë tentuar t’u vijnë në ndihmë personave të përfshirë në përplasje.

Ndërkohë, grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë Rrugore ndodhen në vendngjarje për të kryer veprimet procedurale dhe për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.