Partizani është mposhtur nga Skënderbeu, në ndeshjen e vlefshme për javën e 8-të të “Abissnet Superiore”. Sfida e zhvilluar në stadiumin e Vorës, përfundoi 0-2 në favor të korçarëve. Takimi u vendos nga golat e Totres dhe Janaqit, me skuadrën e Julian Ahmataj që u shfaq më kërkuese në pjesën e dytë, ndryshe nga panorama e pjesës së parë që foli në emër të të kuqve.
Kështu, Mislav Karoglan pëson humbjen e dytë radhazi, ndërsa Partizani i tij mbetet në fund të tabelës me vetëm 4 pikë në total. Sa i përket Skënderbeut, ekipi i Ahmatajt shkon në vendin e 6-të dhe lë Vorën në “zonën e kuqe”.
“Abissnet Superore”: Java 8-të
Stadiumi: “Stadiumi FK Vora”
Arbitër: Dorjan Maletaj
FORMACIONET ZYRTARE:
PARTIZANI: Qirko; Atanaskoski, Janjeva, Ismaili, Keko, Himallari, Human, Murataj, Marku, Spahiu, Pasagic. Trajner: Mislav Karoglan.
SKËNDERBEU: Dobjani; Lagonidis, Braga, Totre, Bismark, Janaqi, Drame, Shkembi, Zenullari, Shaqe, Amadou. Trajner: Julian Ahmataj.
NDESHJA:
90’+3 Mbyllet ndeshja, Partizani 0-2 Skënderbeu.

