Arrestohet edukatorja në Korçë, dyshohet se dhunoi një fëmijë 4-vjeç…

Një edukatore është arrestuar në Korçë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj një fëmije 4-vjeçar në kopshtin ku ai qëndronte. Ngjarja është zbuluar pas denoncimit të bërë nga nëna e të miturit, e cila iu drejtua policisë pasi kishte vënë re se djali i saj prej disa ditësh nuk ishte në gjendje të mirë.

Sipas informacioneve paraprake, fëmija i kishte treguar nënës se ishte goditur nga edukatorja, çka e ka shtyrë këtë të fundit të kërkojë ndërhyrjen e policisë.

Pas kallëzimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë kanë kryer veprimet e nevojshme hetimore, duke përfshirë edhe këqyrjen e pamjeve filmike nga ambientet e kopshtit nr 6.

Në përfundim të verifikimeve, edukatorja është arrestuar dhe ndaj saj rëndon dyshimi për veprën penale “Keqtrajtimi i të miturve”.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.