Serbia pas fitores së studentëve: Revolta kundër Vuçiçit shënon një kthesë historike(Video)

Studentët dhe mbështetësit e tyre në Serbi po festojnë një fitore të rëndësishme politike, pasi lista e mbështetur nga lëvizja studentore doli e para në zgjedhjet parlamentare, duke mposhtur kampin politik të Aleksandar Vuçiçit.

Sipas të dhënave të publikuara nga Komisioni Republikan Zgjedhor, lista studentore mori 52,65% të votave, ndërsa lista e udhëhequr nga Vuçiçi siguroi 39,22%. Rezultati shënon një goditje të madhe për pushtetin që ka dominuar politikën serbe për më shumë se një dekadë.

Studentët në rrugë pas fitores

Pas shpalljes së rezultateve paraprake, mijëra qytetarë dolën në rrugët e Beogradit dhe qyteteve të tjera për të festuar. Fitorja erdhi pas gati dy vitesh protesta studentore kundër korrupsionit dhe kërkesave për përgjegjësi institucionale.

Lëvizja studentore u fuqizua pas tragjedisë së stacionit hekurudhor në Novi Sad, ku shembja e një strehe betoni në nëntor 2024 shkaktoi vdekjen e 16 personave. Studentët kërkuan transparencë, drejtësi dhe hetim të plotë për përgjegjësit e tragjedisë.

Përplasjet me policinë dhe akuzat për dhunë

Gjatë muajve të protestave, studentët dhe qytetarët kanë raportuar raste të përdorimit të forcës nga policia, përfshirë goditje me shkopinj dhe ndërhyrje ndaj protestuesve. Këto ngjarje kanë shtuar zemërimin e një pjese të shoqërisë serbe dhe kanë nxitur kërkesa për hetime të pavarura.

Pas fitores zgjedhore, po qarkullojnë video për përballje mes protestuesve dhe forcave të sigurisë ndersa shihet si perzehen forcat ushtarake me britma dhe shkopinj

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.