Ndeshja e sotme mes Skënderbeut dhe Laçit në Korçë është një përballje shumë e zjarrtë, pasi të dy skuadrat kanë mundësinë që të ngjitin shkallët në klasifikim.
Si korçarët, ashtu edhe kurbinasit, vijnë nga fitore në fundjavë që i kanë ndihmuar të largohen më shumë nga fundi i tabelës e tashmë kanë mundësinë konkrete që të zhvendosen mes ekipeve me pretendime për të luftuar për objektivat e rëndësishëm.
FORMACIONET ZYRTARE
SKËNDERBEU: Dobjani, Lagonidis, Amadu, Shaqe, Zenullari, Braga, Totre, Nasr, Shkëmbi, Janaqi, Bismark.
Trajner: Juljan Ahmataj
LAÇI: Biba, Azizi, Kurti, Gamarra, Nupe, Ndubuisi, Nërguti, Tola, Bibo, Ajazi, Traore.
Trajner: Qatip Osmani
