Shpërthen festa në Korçë, Skënderbeu shënon ndaj Laçit ,Lagonidis ndez sfidën

Skënderbeu ka kaluar në avantazh ndaj Laçit në përballjen e sotme që po zhvillohet në Korçë. Janë vendasit ata që kanë zhbllokuar rezultatin në minutën e 27-të, me autor Lagonidis, duke ndezur festën në stadium.

Kjo sfidë është mjaft e rëndësishme për të dyja skuadrat, të cilat synojnë të ngjiten më lart në klasifikim dhe të afrohen me objektivat e tyre sezonale.

Si korçarët, ashtu edhe kurbinasit, vijnë në këtë përballje pas fitoreve të arritura në fundjavë. Rezultatet pozitive u kanë dhënë më shumë besim skuadrave, të cilat tashmë kërkojnë të vazhdojnë me të njëjtin ritëm edhe në këtë duel direkt.

LIVE SKËNDERBEU-LAÇI 1-0
27′ Lagonidis

Goli i Lagonidis (VIDEO)

FORMACIONET ZYRTARE

SKËNDERBEU: Dobjani, Lagonidis, Amadu, Shaqe, Zenullari, Braga, Totre, Nasr, Shkëmbi, Janaqi, Bismark.
Trajner: Juljan Ahmataj

LAÇI: Biba, Azizi, Kurti, Gamarra, Nupe, Ndubuisi, Nërguti, Tola, Bibo, Ajazi, Traore.
Trajner: Qatip Osmani

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.