Nga 1 janari 2027, do të hyjnë në fuqi tarifat e reja për pajisjen me pasaportë biometrike dhe kartë identiteti për tri kategori qytetarësh në Shqipëri: fëmijët nën 16 vjeç, personat me aftësi të kufizuara dhe qytetarët mbi 65 vjeç.
Sipas urdhrit të firmosur nga ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo, fëmijët nën 16 vjeç do të përfitojnë ulje të tarifës së pasaportës nga 7.500 lekë në 6.000 lekë, duke paguar 1.500 lekë më pak.
Ulje për të dyja dokumentet do të përfitojnë edhe personat me aftësi të kufizuara. Pasaporta biometrike do të kushtojë 6.000 lekë, ndërsa karta e identitetit 1.000 lekë, nga 1.500 lekë që është tarifa aktuale.
Ndërkohë, për qytetarët mbi 65 vjeç, tarifa e kartës së identitetit do të ulet nga 1.500 lekë në 1.000 lekë.
Ministri Ervin Demo bëri të ditur se ulja e tarifave ishte paralajmëruar më 2 tetor, duke theksuar se do të ndjekë personalisht zbatimin e urdhrit.
Krahas lehtësimit të kostove për qytetarët, është edhe shkurtimi i kohës së pritjes për aplikimet për dokumentet e identifikimit.
