Skënderbeu ka kaluar në avantazh 2-1 ndaj Apolonisë në përballjen e Kupës së Shqipërisë, në një ndeshje që ka prodhuar emocione të shumta në kohën shtesë. 90 minutat e kohës së rregullt u mbyllën në barazim 0-0, ndërsa spektakli i golave u zhvendos në shtesë, ku deri tani janë shënuar tre gola,
duke e kthyer këtë përballje në një duel me shumë emocione.
Vlen të theksohet se Skënderbeu e kishte fokusin më të madh te sfida e kampionatit ndaj Egnatias, që do të luhet ditën e premte ndersa ne kete sfide jane aktivizuar pergjithesisht lojtarë e stolit. Rrogozhinasit janë kryesuesit e kampionatit dhe përballja me ta konsiderohet mjaft e rëndësishme për Korçarët.
Skuadra e Juljan Ahmatajt shmangu surprizën e hidhur dhe siguroi biletën për në turin tjetër të Kupës së Shqipërisë.
FT SKËNDERBEU-APOLONIA 2-1
104′ Ndiaje, 116′ Drame / 94′ Sulo
Goli i Sulos (VIDEO)
Goli i Ndiaje (VIDEO)
Goli i Drame (VIDEO)

