Skënderbeu ka marrë një fitore dramatike 2-1 ndaj Apolonisë, në ndeshjen e vlefshme për Kupën e Shqipërisë. Një takim që dhuroi emocione deri në sekondat e fundit, me të tre golat që u shënuan në kohën shtesë.
Pas 90 minutave pa gola, ishte Apolonia që kaloi në avantazh në minutën e 94-t me Sulo. Por korçarët nuk u dorëzuan dhe arritën të rikthenin baraspeshën në minutën e 104-t me Ndiajen.
Kur ndeshja po shkonte drejt fundit, Skënderbeu gjeti edhe golin e fitores. Drame shënoi në minutën e 117-të, duke përmbysur rezultatin në 2-1 dhe duke siguruar kualifikimin për skuadrën korçare.
Një sukses me shumë emocione për Skënderbeun, por tashmë vëmendja e korçarëve është e përqendruar te kampionati. Përpara është sfida e rëndësishme ndaj Egnatias, ku skuadra synon të jetë në maksimumin e saj.




