Zbuloni ku ka rënë dëborë në qarkun e Korçës, vijnë reshjet e para në zonat malore…

Reshjet e para të dëborës kanë përfshirë disa zona malore të qarkut të Korçës, si Qafën e Martës, në Mashkullorë të Panaritit, si dhe në zonat e larta të Ersekës.

Ndërkohë, dëborë pritet edhe në Voskopojë dhe Dardhë, ku temperaturat kanë shënuar një rënie të ndjeshme.

Situata paraqitet dimërore edhe në Qafë Thore ne Veri ,ku janë regjistruar reshje dëbore me intensitet mesatar.

Sipas parashikimeve meteorologjike, temperaturat gjatë ditëve në vijim pritet të zbresin deri në -4 gradë Celsius. Gjithashtu, reshje të tjera dëbore pritet të përfshijnë zonat malore, duke sjellë kushte tipike dimërore.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.