Kufiri detar me Shqipërinë, Greqia paralajmëron zgjerimin me 12 milje: “Nuk do të ndalemi!”

Çështja e kufirit detar mes Shqipërisë dhe Greqisë është rikthyer në vëmendje pas deklaratave të ministrit të Jashtëm grek, Giorgos Gerapetritis. Në një intervistë për gazetën “Ta Nea”, ai e cilësoi zgjerimin e ujërave territoriale greke deri në 12 milje në Detin Jon si një të drejtë të patjetërsueshme të Greqisë.

Gerapetritis theksoi se qeveria greke

po përgatitet të mbrojë interesat kombëtare dhe se strategjia e saj synon zgjerimin e mëtejshëm të hapësirës detare. Sipas tij, Greqia e ka shtrirë tashmë juridiksionin e saj deri në Kepin Tainaro, por ky proces nuk konsiderohet i përfunduar.

“Greqia është rritur dhe do të vazhdojë të rritet. Në Ministrinë e Jashtme kemi një plan dhe po përgatitemi metodikisht për të mbrojtur interesat kombëtare të vendit”, deklaroi ministri.

Ai shtoi se qeveria aktuale ka ndërmarrë më shumë iniciativa për forcimin e pozitës ndërkombëtare dhe kapaciteteve mbrojtëse të Greqisë sesa çdo qeveri tjetër në një periudhë kaq të shkurtër.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.