“Vajzat shqiptare preferojnë meshkujt e fortë”/ Psikologia zbulon arsyen dhe ngre alarmin për marrëdhëniet toksike

Psikologia Aurela Agalliu ka ngritur një shqetësim lidhur me tendencën e disa vajzave shqiptare për të preferuar meshkuj që perceptohen si të fortë, duke theksuar se kjo zgjedhje mund të lidhet me nevojën për siguri dhe mbrojtje në një marrëdhënie.

Gjatë një debati televiziv mbi krimet e pasionit,

Agalliu u ndal edhe te fenomeni i admirimit ndaj personave me të kaluar kriminale, duke paralajmëruar se një perceptim i tillë mund të ndikojë në krijimin e marrëdhënieve toksike, të cilat në raste ekstreme mund të përfundojnë në tragjedi.

Sipas psikologes, ndër faktorët kryesorë që ndikojnë në rritjen e dhunës në familje dhe të divorceve janë vështirësitë ekonomike, tradhtia bashkëshortore dhe problemet që lidhen me shëndetin mendor.

Agalliu theksoi gjithashtu se familja shqiptare ka kaluar trauma të shumta ndër vite, të cilat kanë lënë gjurmë në marrëdhëniet familjare dhe shoqërore.

Megjithatë, ajo vuri në dukje se sot qytetarët po flasin më hapur për fenomenin e dhunës, po ndërgjegjësohen gjithnjë e më shumë dhe po kërkojnë mbrojtjen e të drejtave të tyre.

Deklaratat e psikologes rikthejnë në vëmendje rëndësinë e edukimit emocional, modeleve të shëndetshme të marrëdhënieve dhe nevojën për të mos ngatërruar forcën me agresivitetin apo dhunën.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.