Atmosfera festive ka nisur të ndihet në qytetin e Korçës. Rrodhani tradicional është vendosur pranë Katedrales, në qendër të qytetit, duke tërhequr vëmendjen e qytetarëve dhe kalimtarëve.
Me përmasat e tij të konsiderueshme, rrodhani është një nga elementet dekorative që i shton hijeshinë qendrës së Korçës dhe sjell edhe më pranë atmosferën e festave të fundvitit.
Vendosja e tij pranë Katedrales është një tjetër shenjë se qyteti po bëhet gati për ditët festive, kur rrugët dhe sheshet mbushen me dekorime, drita dhe vizitorë.
Korça, e njohur për traditën dhe atmosferën e veçantë gjatë festave të fundvitit, nis kështu të marrë pamjen karakteristike që e shoqëron çdo sezon festiv.



