Korça mund të shkëlqejë në fotografi, por pas fasadës turistike fshihet një realitet që nuk mbulohet dot me propagandë: 2.656 pensionistë të vetmuar! Një shifër alarmante që ngre pikëpyetje të forta për politikat sociale të Bashkisë dhe prioritetet e saj pas 20 vitesh drejtim.
Ndërsa investimet dhe projektet reklamohen me bujë, mijëra të moshuar përballen me vetminë, larg familjarëve dhe shpesh pa mbështetjen që meritojnë.
Po të rinjtë? Vazhdojnë të largohen, familjet shpërbëhen dhe Korça plaket.
Një qytet nuk mbahet gjallë vetëm me fasada dhe pllaka, por me njerëz!
Pas 20 vitesh drejtim, pyetja është e thjeshtë: kush mban përgjegjësi për këtë realitet? Sepse 2.656 pensionistë të vetmuar nuk janë statistikë për t’u fshehur në sirtar, por një akuzë e fortë ndaj politikave sociale të qytetit.
