Category Archives: ART – KULTURE

Alketa Vejsiu në Sanremo: Kjo është pika më e lartë në karrierën time

 

Siç ishte paralajmëruar, prezantuesja Alketa Vejsiu ishte sonte në skenën e “Sanremos”, në krahë të Amadeus, me të cilin do të bashkëprezantojnë mbrëmjen e tretë të këtij festivali .

E veshur me një fustan të “Dolce & Gabbana” Vejsiu shkëlqente në skenë, ndërsa nuk i fshehu emocionet.

Alketa Vejsiu

Prezantuesja falënderoi Amadeus-in për mundësinë, ndërsa tha se pjesëmarrja në këtë festival shënon pikën më të lartë të karrierës së saj.
Prezantuesja nuk la pa përmendur edhe shqiptarët, ndërsa tha: “Shqipëria është vendi i dytë që e ndjek më shumë këtë spektakël dhe desha t’i them të gjithë shqiptarëve që i dua shumë”.

Më vjen t’i puth të gjithë, Itali të dua. Amadeus ke bërë për ne gratë një gjë që askush nuk e kishte bërë më parë. Gratë kanë fituar në këtë festival, faleminderit për mundësinë Amadeus. Italia është unike në botë, një popull unik. Ne kemi krijuar këtë traditën e muzikës në Shqipëri duke ndjekur modelin tuaj, por jemi 12 vite më të rinj, pasi 12 vite pas jush kemi krijuar Festivalin e Këngës. Për vite është prezantuar nga meshkuj dhe pas 50 vitesh histori iu dha mundësia një femre dhe ajo femër jam unë. Shqipëria është vendi i dytë në që e ndjek këtë spektakël shumë dhe desha t’i them të gjithë shqiptarëve që i dua shumë. Kjo është pika më e lartë e karrierës sime, faleminderit Itali!”, u shpreh Alketa Vejsiu.

10 poezi nga Ismail Kadare që nuk duhen lënë pa lexuar

 

Shkrimtari i madh, Ismail Kadare feston dje ditëlindjen e tij të 84-të.I nominuar për çmimin Nobel, i nderuar së fundmi, në Francë me titullin “Oficer i Madh i Legjionit të Nderit” dhe fitues i shumë çmimeve të tjera prestigjioze, Kadare mbetet përfaqësues i denjë i letërsisë shqipe nëpër botë.

1. Edhe kur kujtesa!

Edhe kur kujtesa ime e lodhur
Ashtu si ato tramvajet e pasmesnatës
Vetëm në stacionet kryesore do të ndalojë,
Une ty s’do të harroj.

Do të kujtoj
Mbrëmjen e heshtur, të pafund të syve të tu,
Dënesën e mbytur, rrëzuar mbi supin tim
Si një dëborë e pashkundshme.

Ndarja erdhi
Po iki larg teje…
Asgjë e jashtë, zakonshme,

Veç ndonjë nate
Gishtat e dikujt do të mpleksen në flokët e tu
Me të largëtit gishtat e mi, me kilometra të gjatë…

Ismail Kadare

2. Kur ti telefonoje

Telefonin nga gjumi i rendë e i zi ti e zgjove
Me zërin e dashur, që dridhej ngrohtësisht
Ishte dimer.
Une isha i fundosur
Në kolltukun e palëvizshem pranë vetmisë.

U afrova tek xhamat
Jashtë binte shi
Vështrova me mirënjohje telat e gjatë telefonikë

Ata vinin nga larg, pa u ndalur gjëkund drejt e nga ti,
Nga aroma e flokëve tu, nga vija besnike e buzeve,
Pa u ndalur e pa u pleksur me ylberët joshës rruges.

Ti qaje?
Jo. Pika shiu të ngrohtë nga telat binin.

3. Një vajzë

Duke të puthur pa të dashur
në shpirt ai ty të plagoi,
buz’përgjakur nga t’kuqt e tu
si vrases tinëz shkoi.

Krenar që ty “të shtiu në dorë”
gjith’ shokve emrin tënd ju tha.
Pran’ gotës birrës për ty folën
në park të dielave ata..

Dhe ti e vetme mbete
bosh mbenë sytë e tu në net bilbilash
si sheshi i shkretë ku porsa ndodhi
një katastrofë automobilash…

Tani, kur shkon rrugës së Dibrës
ata me sy të ndjekin pas.
Dikush me brryl i bie shokut,
-e sheh filanen? e ka pas…

Dhe ti ul koken, shpejton hapin
t’arrish tek shoqja sa me shpejt
të përsërisësh fjalët standart
Ah njëlloj jane te gjithe djemt’.

Te dyja t’ulura pranë radios
do ndizni heshtur një cigar’,

tek supi i saj nën fjalë lajmesh
një çast dremitja do të marr
dhe do të cojë në një rrug’ tjetër
më gjerë, më bukur, dhe me re.

Atje ne sfond fabrikash njerzit
nga këmbet s’do t’u vënë re.

Atje tek ecesh në mes turmash,
në një grup djemsh, ndoshta midis,
dikush me brryl do t’i bjer shokut,
-e sheh filanen? ishim miq…

4. Në parkun që mbuluan fletët

Në parkun q’ë mbuluan fletët
Të dy ne ecim qetësisht,
Pas shijes saj ka shtruar vjeshta
Qilim të verdhë natyrisht.

Dhe ndoshta si një ëndërr e zbehtë
Ju fanit një muzg i vonë
Ky park q’ë kan’ mbuluar fletët
Ku pas kaq shekujsh ti po shkon.

Nga vagabondët me cigare
Ti mos u tremb e dashur kot
Imazhin tënd as dinosaurët
Shekuj më parë s’e shtypën dot.

Që ti të vije kaq e bukur
Me këta flokë, me këtë hap
Toka të egrën klimë e zbuti
Dhe akullnajat ktheu mbrapsht.

Dhe s’kish se si të ndodhte ndryshe
Të ndodhte ndryshe s’kish se si.
U desh të zhdukeshin përbindshat
Që te kjo botë të vije ti…

5. Pa ty

Ti ike udhes së pafundme
Ku zverdhin drurët gjetherënës
Mbi gjokse pellgjesh tani tundet
I arti medalion i henës.

Lejleket iken.
Fill pas teje
Si stof i keq u zbeh blerimi
Dhe ngjajnë toka, pylli, reja,
Me negativin e një filmi.

Tani në fusha shkoj menduar
Ku nis të fryjë erë e ftohtë,
Ku ca mullare të gjysmuar
Duken që larg si Don Kishotë.

Ç’të bëj, po them me vehten time,
Në këtë orë të vonë të muzgut,
Ku qerrja baltave bën shkrime.
Të lashta sa të Gjon Buzukut?

Do të shkoj të ulem permbi pellgjet,
Të pi në gjunjë duke rënë,
Në grykë e di që do të më ngelet
I ftohti medalioni i hënës.

6. Ti qave

Ti qave dhe më the me zë të ulët
Se unë të trajtoja si prostitutë.
Atëhere lotëve të tu s’ua vura veshin,
Te desha, pa e ditur se të desha.

Një mëngjes të beftë kur u gdhiva
Pa ty dhe bota krejt e zbrazët m’u duk,
Ahere e kuptova ç’kisha humbur,
Ç’kisha fituar kuptova gjithashtu.

Më rrëzëllinte si smerald mërzija,
Dhe lumturia ngrysej si një muzg me re.
Nuk dija kë të zgjidhja nga të dyja
secila m’e bukur se tjetra qe.

Se ish i tillë ky koleksion bizhush
Që dritë e terr lëshonte njëkohësisht,
Që njëqindfish etjen për jetën shtonte,
Por dhe që vdekjen ndillte njëqindfish.

7. Të huaj jemi

Të huaj jemi ne prej kohësh,
Ç’ish për t’u thënë është thënë,
Si gurët që zënë vend në tokë,
Në jetë vend ne kemi zënë.

Drejt njeri-tjetrit kemi mbyllur
Të gjitha rrugët edhe shtigjet,
Si dy qytete mesjetare
Me mure, heshta dhe me pirgje.

Por natën, kur i lodhuri truri,
Portat i mbyll me qetesi,
Ti gjen një shteg dhe futesh brenda,
Një shteg që vetëm ti e di.

Pastaj si në rrugica parqesh,
Shetit mes cirkovolucionesh,

Hyn nëpër ëndrra e shkujdesur,
Fanitesh, qesh, ma bën me dorë.
Por kur mëngjesi zë afrohet,
Nis shqetësohesh befas ti,

Dhe heshturazi del përjashta
Nga shtegu, që del veç ti
E dita vjen. Rrjedh prapë jeta.
Dhe ne të dy si dhe më parë
Të ftohtë rrimë e të pamposhtur
Si dy qytete mesjetare.

8. Kristal

Ka kohë që s’shihemi dhe ndjej
Si të harroj un’dalngadal,
Si vdes tek unë kujtimi yt
Si vdesin flokët dhe gjithçka.

Tani kërkoj unë posht’e lart
Një vend ku ty të të lëshoj.
Një strofë a notë a një brilant
Ku të të lë, të puth, të shkoj.

Në s’të pranoftë asnjë varr,
Asnjë mermer a morg-kristal,
Mos duhet vall’ prap’ të të mbart
Gjysmë të vdekur, gjysmë të gjallë ?

Në s’gjetsha hon ku të të hedh
Të gjej një fushë a një lulnajë
Ku butësisht porsi polen
Gjithkund, gjithkund të të shpërndaj.

9. Vjeshtë tiranase

Pa formë është qielli, si tru idioti
mërzitshem trotuaret shiu i qull
një kalimtar, një ombrellë, gjëmon moti
një biçikletë kthesën merr me vrull.

Pa forme është qielli, si një mendim idioti…

10. Kohë e pamjaftueshme

S’kam kohë të harroj shumë gjëra
Që nga mendja ti nxjerr përjetë.
Për tragjikët e vjetër e shkrepëtimat
Do t’më duhen së paku dy vjet.

Dhe ndoshta po aq për Danten,
Për frëngjishten tok me plazhet po aq,
Ndoshta gratë do të jem duke fshirë
Kur muzgu do të afrohet ndërkaq.

Si udhëtari me peshë të tepërt
Para avionit që niset pas pak
I ngarkuar rëndshëm ende
Do t’afrohem tek varri humbak.

Nga supet si ta heq këtë barrë?
Ku ta hedh këte peshë, si?
Me të s’mund të zbres atje poshtë
Por as lart dot s’e lë kurrsesi.

I menduar gjer në çast të fundit
Nga mosthënia, nga pengu tragjik,
Një shenjë ndoshta të pakuptueshme
Do t’ju bëj të gjithëve e do ik.

Burimi: americaneye.alo

Sonte për herë të parë një moderatore shqiptare në “Sanremo”

 

Mbrëmjen e sotme do të transmetohet nata e tretë e festivalit të famshëm italian “Sanremo”, ku do të prezantojë për herë të parë një moderatore shqiptare.Alketa Vejsiu do të ngjitet në skenën e famshme krah emrave të njohur dhe do të ketë krah saj në moderim partneren e Ronaldo-s, Georgina Rodriguez.

Alketa Vejsiu

Moderatorja po bën përgatitjet e fundit për këtë natë të madhe, ndërsa ka dhënë edhe një intervistë për Opinion.al, duke zbuluar programin e saj për sonte.

E pyetur se ç’do të bëjë sonte në skenë, Alketa rrëfeu:

“Sonte kemi një monolog shumë të rëndësishëm i cili flet për eksodin e shqiptarëve dhe mënyrën sesi ky popull i veçantë dhe zemërgjerë e ka mirëpritur Shqipërinë…”

Alketa Vejsiu

Gjithashtu ajo shtoi:

“Do këndoj…Do të këndoj italisht më kanë propozuar autorët pas koncertit tim recital në Shqipëri, ata menduan që duhet të këndoj edhe në “Sanremo” dhe do të vij një këngëtar italian…”

Bashkë edhe me grupin e xhirimit të Klan dhe prezantuesit Drini Zeqo nga “Opinion” dhe Orinda Huta nga “Jo vetëm modë” që i kanë rezervuar hapësirën speciale protagonizmit të Alketës në Sanremo në formatet televizive ku ata operojnë, ka qenë Drini që ka konfirmuar se: “Po, Alketa Vejsiu me kërkesë të drejtuesve dhe organizatorëve të festivalit do të këndojë sot në Sanremo”!

Ende nuk dihet hiti që i është besuar apo përzgjedhja, por jemi vetëm pak orë përpara mbrëmjes së madhe ku do të zbulohet gjithçka nga monologu dhe mesazhet e rëndësishme që Alketa Vejsiu do të përcjellë nga skena madhështore e pallatit “Ariston” në Sanremo e deri tek bashkëprezantimi me Amadeus dhe Georgina Rodriguez, si edhe kënga që do të përformojë.

Moderatorja ka thënë së kjo është një ëndërr e bërë realitet.

SANREMO – Duartrokitje pafund për Albanon dhe Rominën

 

SANREMO, 5 shkurt /ATSH-ANSA/ – Brohoritje të fuqishme nga publiku iu atribuan ish-çiftit më të famshëm të viteve ’80, Al Bano Carrisi dhe Romina Power në Festivalin e Sanremos.

Pothuaj 33 vjet nga kënga ”Nostalgia canaglia”, këngëtarët u prezantua nga vajza e tyre Romina Jr. (e cila në kohën e Festivalit, nuk kishte lindur ende).

Albano dhe Romina zbritën shkallët e ”Ariston” dorë për dore.

Pas këngës ”Nostalgia canalia”, çifti i artë i muzikës pop kënduan disa këngë si ”La siepe”, ”Ci sarà” dhe ”Felicità”, ku morën duartrokitje pafund nga ana e publikut./burimi: Ata.gov.al

 

One in a bilion”, Elvana Gjata nuk ndal suksesin…,zbulon projektin me producentin e famshëm …

 

Elvana Gjata vazhdon rrugën e saj drejt suksesit ndërkombëtar.
Pas largimit e zhgënjyer nga skena e Festivalit të RTSH, ku zuri vendin e dytë, ajo zbuloi projektin me të cilin po merret.Elvana po përgatitet të sjellë një këngë me producentin e famshëm Poo Bear, me të cilën ka pasur edhe bashkëpunime të mëparshme.

“One in a bilion” titullohet kënga që pritet të publikohet së shpejti.

Lajmi është njoftuar nga këngëtarja e cila duket ka bërë repost, postimin e producentit ku shkruhet: “One in a bilion .. Të fokusuar në pasionin tonë. E mrekullueshme të punosh me ty Elvana.”

Kujtojmë se me Poo Bear, Elvana ka bashkëpunuar edhe për disa këngë të tjera të njohura si, ‘Forever is over’, ‘Shade’ apo ‘Off guard’.

“Sanremo” ngre siparin, nesër në skenën e “Ariston” Alketa Vejsiu si bashkëprezantuese. Ja çfarë thotë

 

Edicioni i 70-të i Sanremo-s ngriti mbrëmjen e djeshme siparin. Festivali i këngës italiane, këtë vit, ka tërhequr edhe më tepër vëmendjen e shqiptarëve, për shkak të pjesëmarrjes së Alketa Vejsiut, si një nga 10 moderatoret e kësaj ngjarjeje të madhe artistike, në krah të Amadeus, që është njëherazi edhe drejtor artistik.

Alketa Vejsiu

Për kategorinë ‘Big’, ishte artistja Irene Grandi që e hapi garën me këngën “Finalmente io”. Performanca e saj u pasua nga të tjerë emra të njohur të skenës muzikore italiane si: Marco Masini, Rita Pavone, Achile Lauro, Anastasio, Elodie, Bugo e Morgan, Alberto Urso, Riki, Raphael Gualazzi si dhe bendi “Le vibrazioni”. Ndërsa të ftuarit specialë të mbrëmjes ishin Fiorello dhe Tiziano Ferro. Këngëtari interpretoi tri këngë mjaft të dashura për publikun italian, “Nel blu dipinto di blu” të Domenico Modugnos, “Almeno tu nell’universo” të Mia Martinit dhe një nga hitet e tij “Açetto miracoli”. Ndërsa trupa e aktorëve të filmit më të ri të “Gabriele Muçino-s”, “Gli anni piu belli” performuan për të festuar dhjetë vitet në skenë të këngëtares Emma Marrone.

SANREMO” ME ALKETA VEJSIUN

“Më uroni fat Shqipëria! Ju dua shumë të gjithëve. Shpresoj t’ju nderoj”… Moderatorja Alketa Vejsiu realizon ëndrrën e saj për të qenë në teatrin “Ariston”, duke prezantuar festivalin më prestigjioz të këngës italiane. Mediat italiane e kanë lakuar së fundmi emrin e saj si një nga showgirl-et më të njohura në Shqipëri, duke e përshkruar si një femër të bukur që e ka nisur rrugëtimin si moderatore në moshën 14-vjeçare. Vejsiu ka dashur që në këtë mundësi të artë të mos vihet theksi mbi pamjen e jashtme, edhe pse nuk e mohon se është një element plotësues veçanërisht për skenën dhe televizionin. “Perfeksioni nuk ekziston, është iluzion. Energjia është reale, fsheh shumë sekrete. Të mbash zgjuar këtë energji, është ajo që është e rëndësishme”, thotë ajo në një nga intervistat e saj.

Sipas mediave në këtë prezantim, moderatorja nuk do të jetë vetëm, pasi në mes të publikut italian do ta duartrokasin edhe bashkëshorti dhe vajza e saj. “Familja është forca dhe ekuilibri im për të qenë e lumtur”, shprehet ajo për median. Krahas Vejsiut, që do të prezantojë në krah të partneres në jetë të Cristiano Ronaldos, Georgina Rodriguez, 8 bashkëprezantueset e tjera për këtë vit janë: Antonella Clerici, prezantuesja siciliane Diletta Leotta, këngëtarja Sabrina Salerno, gazetarja Rula Jebreal, gazetarja Emma D’Aquino, aktorja Monica Belluçi, e fejuara e Valentino Rossit, Francesca Sofia Novello, si dhe gazetarja Laura Chimenti.

Alketa Vejsiu

VESHJA DHE SURPRIZAT E NATËS SË TRETË

Alketa Vejsiu në “Ariston” do të prezantojë me një kostum pink floreal të “Dolce & Gabbana”-s si dhe me një fustan nga “Class event”. “Ishin të shumtë brand-et që kërkuan të më vishnin, por kam zgjedhur ‘Dolce & Gabbana’ për njërën nga veshjet. Natyrisht që veshja tjetër do të ishte një brand shqiptar”, është shprehur moderatorja. Me sa duket, Vejsiu do të ndjekë në skenën e “Ariston” një program të ngjashëm me atë të Festivalit të Këngës në RTSH, ku, krahas një monologu, siç ajo tregon për mediat, edhe do të këndojë. Ndërsa të ftuarit e mbrëmjes do të jenë Mika, Massimo Ranieri, Lewis Capaldi, Roberto Benigni, Fiorello dhe Tiziano Ferro.

Alketa Vejsiu

“KAM PUNUAR PËR TË PASUR EDHE NJË KARRIERË NË ITALI”

Prezantuesja shqiptare e rrëfeu në skenën e Pallatit të Kongreseve gjatë prezantimit të Festivalit të Këngës se ishte afër realizimit të ëndrrës së saj për të prezantuar “Sanremo”-n, pa fshehur ambicien për të shkuar edhe më larg, pse jo edhe si një nga moderatoret e “Eurovizionit” në të ardhmen. Tanimë që ajo është duke përjetuar emocionet e një nga skenave më gjigante italiane, shprehet e lumtur për mbështetjen e medias së huaj. “Kam punuar për të pasur edhe një karrierë në Itali, jam përgatitur për këtë ditë. E mendoja se do të ishte e afërt dita kur do të bëhesha pjesë e medias italiane, por e mendoja se do të vinte si shkallare, pak nga pak, nuk prisja ‘Sanremon’. Mediat italiane kanë shkruar fjalë të mrekullueshme dhe për këtë jam edhe më shumë e lumtur dhe mirënjohëse, sepse vlerësimi nga mediat ndërkombëtare është një vlerësim i dyfishtë për mua”, thotë Vejsiu.

“Puna pa dashuri është skllavëri.”

 

Thënie nga Nënë Tereza.

“Paqja fillon me një buzëqeshje.”

“Skamja më e tmerrshme është vetmia dhe ndjenja e të qenurit i padashur për të tjerët.”

“Uria për dashuri është shumë e vështirë të hiqet se sa uria për bukë.”

“Puna pa dashuri është skllavëri.”

“Nëse lutemi ne do të besojmë; Nëse besojmë ne do të duam; Nëse duam ne do të shërbejmë.”

“Njëra ndër sëmundjet më të mëdha është të jesh askush tek çdokush.”

Nënë Tereza

“Disa njerëz në jetën tonë vijnë si bekime. Disa të tjerë si mësime.”

“Mos mendoni se dashuria, për të qenë e vërtetë duhet të jetë e veçantë. Ajo që kemi nevojë është të dashurojmë pa u lodhur.”

“E kam zbuluar një paradoks se nëse unë dashuroj deri në dhimbje, atëherë më nuk mbetet dhimbje por vetëm dashuri.”

– Nëna Terezë

Lorena Beadini mahnit me zërin e saj jurinë e “The Voice of Switzerland”

 

Anëtarët e jurisë së “The Voice of Switzerland” tekstualisht “hynë në luftë” pas talentes së re nga Rickenbach-u16-vjeçarja Lorena Beadini ishte e para që doli në skenë. Me interpretimin e saj të këngës së Meghan Trainors “All About That Bass”, ajo mahniti të gjithë anëtarët e jurisë.Beadini e ka ditur për një kohë të gjatë se dëshiron të provojë veten si këngëtare. Në moshën gjashtëvjeçare ajo kishte dhënë koncertin e saj të parë, transmeton albinfo.ch. Pra, asaj nuk i mungon përvoja skenike. E megjithatë atë e rrëmbyen emocionet para se të dilte në skenë.

“Zakonisht nuk kam emocione”, thotë Beadini. Por, në këtë skenë kishte diçka që ndryshonte dhe kjo është e kuptueshme. Sic shkruan tagblatt fundja, Lorena po këndonte para emrave të mëdhenj të muzikës zvicerane, si DJ Antoine, Anna Rossinelli, Noah Veraguth dhe “Büetzer Buebe”, Gölä dhe Trauffer.

Ndërkaq, Beadini nuk lejon të hutohet nga të famshmit e pranishëm. Performanca e saj pati sukses, përcjell albinfo.ch. Dhe suksesi qe kaq i dukshëm sa që nuk kaloi as një minutë para se secili nga katër anëtarët e jurisë të shtypte sustën për t’i sinjalizuar asaj se donte ta kishite Lorenën në ekipin e vet.

Lorena Beadini

E mbuluar nga lëvdatat, ajo tashmë ndodhej në dilema: kë ta zgjidhte. DJ Antoine provoi ta “korruptonte”, duke i dhuruar një trëndafil për ta joshur në ekipin e vet, por Lorena u përcaktua për ekipin e Anna Rossinelli-t, përcjell albinfo.ch. Për të vazhduar garën, Lorena Beadini në rundin e ardhshëm duhet të këndojë duet me njërin nga garuesit e tjerë.Burimi: Albinfo.ch

 

“Më fal” Elvana Gjata

 

Në muajin shkurt të vitit 2018, këngëtarja Elvana Gjata lançoi një album në YouTube, ku me secilën këngë ajo goditi fort.Këngët u shndërruan në hit menjëherë dhe vazhdojnë të dëgjohen edhe sot.Në bashkëpunim me Pirro Çakon dhe Darko Dimitrov, Elvana përmes këtij albumi dëshmoi edhe njëherë se është një artiste e kompletuar. Ky album ka emocionuar të gjithë me këngë të dhimbshme e të thella, me tekste kuptimplota që publikut do i mbesin për shumë gjatë në mendje.

Elvana Gjata

Në ndër këngët e preferuara të këtij albumi është “Më fal”. Një tekst i këndshëm, i qartë, i dhimbshëm, i përjetuar. Elvana Gjata me shumë pak instrumente pas saj, dëgjohet tek e vuan këngën dhe përvojën. Këtë këngë e ka shkruar ajo vetë, ndërsa duket se mbetet kënga më e mirë në albumin e saj.

“Më fal” Elvana Gjata

S’ma fal ti
Unë e di më shumë ku të kam vrarë
Nuk desha, besomë nuk desha
S’ma fal ti
Unë s’u bëra kurrë si ti ke dasht
Si ti ke dasht, si ti ke dasht, si ti ke dasht
Si një mallkim, një mallkim

Elvana Gjata

Sot dua të të them: “Më fal”
Asgjë më shumë, njeri unë jam
Mos gjyko ti zemra ime, se kush e di
Ndoshta dhe më keq do bëje ti

Harrohet, oh sa shpejt harrohet cdo e mirë
Jo e keqja, jo e keqja
Mësohet, kam mësuar shumë nga cdo gabim
Nuk guxoj të mendoj dhe njëherë
Të lëndoj unë ty, unë ty

Sot dua të të them: “Më fal”
Asgjë më shumë, njeri unë jam
Mos gjyko ti zemra ime, se kush e di
Ndoshta dhe më keq do bëje ti
Ndoshta dhe më keq do bëje ti

Mos gjyko ti zemra ime, se kush e di
Ndoshta dhe më keq do bëje ti
Ndoshta dhe më keq do bëje ti

Shakira dhe Jennifer Lopez dhurojnë spektakël në SuperBowl, elektrizojnë skenën

 

Le t’i tregojmë botës se çfarë mund të bëjnë dy vajza të vogla latine,” shkroi Jennifer Lopez për Shakira-n, pak para se të fillonte Super Bowl Half Time Show në Miami.Në ngjarjen më të ndjekur amerikane të futbollit, dy këngëtaret latine elektrizuan skenën përmes hiteve të njohura, kërcimeve të shoqëruara nga balerinë, bally dance, pole dancing etj.

Shakira vs Jennifer Lopez

E gjithë atmosfera u konsiderua e jashtëzakonshme sepse J.Lo dhe Shakira kënduan 20 këngë në vetëm 12 minuta. Ndryshe nga Justin Timberlake dhe Maroon 5 në vitet e kaluara, këngëtaret u përqëndruan te hitet më të forta, ndërkohë që sigurisht koreografia ishte një tjetër pikë e rëndësishme.

“Hola Miami!” bërtiti Shakira, e cila nisi e para performancën me “She ëolf”, “Empire”, ndërsa më pas performoi “Kashmir”, cover i Led Zeppelin, dhe “ëhenever, ëherever”.

Ajo solli në skenë këngëtarin nga Puerto Rico, Bad Bunny, me të cilin këndoi “I Like It”, cover nga Cardi B. Pak minuta më vonë, sigurisht që Shakira, e cila kishte edhe 43-vjetorin, ngriti peshë publikun me “Hips Don’t Lie”.

Jennifer Lopez u shfaq në skenë sipër një instalacioni të Empire State Building teksa këndonte “Jenny from the block”. Disa nga këngët e tjera që performoi J.Lo ishin “I’m Real”, “Get Right” dhe “ëaiting for Tonight”.

Më vonë, vajza 11-vjeçare e saj, Emme, u shfaq papritmas për të kënduar “Born In The USA” dhe “Let’s Get Loud”. Lopez u shfaq e veshur me flamurin e Puerto Rico-s, një detaj politik për administratën e Trump, që nuk ka kontribuar mjaftueshëm me ndihma pas 2017-s, kur ishulli u shkatërrua nga dy uraganë.

Në përgjithësi, shfaqja e tyre u konceptua si një “festë gjithëpërfshirëse”, që “integron kulturat dhe diversitetin”, tha Shakira në konferencën për shtyp. Stilet muzikore qenë të larmishme: salsa, reggaeton, hip-hop, afro-fusion.

Pas performancave të mëvetësishme, ato u shfaqën bashkë për të kënduar “ëaka ëaka” të Shakira-s, që duhej thënë se ishte paksa surprizë, sepse ishte kënga zyrtare e një tjetër eventi sportiv të rëndësishëm, Kupa e Botës nga FIFA 2010.

Faik Konica: Në Shqipëri zanati më i poshtër është ai i larove të pendës

 

Intervistë e improvizuar me Faik bej Konicën: Dëshira për hakmarrje është susta më e fuqishme e shpirtit shqiptar.-Ne nuk kemi frikë nga plumbi, po dridhemi nga Valiu

-Evropa shqiptarët i mban për të egër e për të humbur

– Në Shqipëri leu një zanat i çuditshëm, më i poshtër se ai i hyzmeqarëve të pendës: zanati i larove të pendës…

– Shqipëria u ngjall nga idealistët, u ruajt nga rastet, u vra nga politikanët

Faik Konica

AHMET COLLAKU

Faik Bej, ju faleminderit për këtë intervistë për Shqipërinë dhe  shqiptarët. Cytem te bëjmë këtë intervistë me Ju, sepse  jeni patriot dhe i zgjuar. Shqiptarët po ikin ne emigracion, ndërsa të huajit po grabisin gjithë pasuritë. Shkurt, Shqipëria që konçesionohet nga të huajt po boshatiset përditë…

  1. Si është Shqipëria në zemrën tuaj?

Është një vend në faqe të dheut ku katilin e kanë për njeri të nderuar; hapen që t’i bëjnë udhë kur kalon; e fshehin nga i vetë-thëni gjyq, në iu tektë së vetë-thënës polici të bëjë sikur e kërkon; edhe në daltë ndonjë i çmendur për të marrë anën e kanunit [ligjit], e shajnë edhe e fëlliqin me një zell të çuditshëm. Dhe prandaj vendi ka fituar një famë shumë të shëmtuar në botë… Për cilin vend po flas, do ta kuptoni menjëherë kur t’ju them që nuk ndodhet në mes të Afrikës, po në Europë…

  1. Cili është virusi shqiptarë më i keq?

Dëshira për hakmarrje është susta më e fuqishme e shpirtit shqiptar.

  1. Ka raport të mirë midis popullit dhe drejtuesve?

Asgjë nuk i ftoh më shumë shqiptarët se t’u thuash që kanë të bëjnë me një copë injoranti që i drejton.

  1. Kemi ndonjë trimëri që të mburremi?

Trimëria e shqiptarit nuk është e artë, është e teneqejtë… sado e madhe në vetvete, është e vogël në shkaqet që e ndezin. Për një kec të grabitur, për një fjalë të shtrembër, dhe shumë herë pa e ditur as vetë përse, shqiptarët marrin armët, hidhen, vriten. Por, ata njerëz që vriten për interes e për përralla [dokrra], ftohen dhe frikësohen në u dashtë trimëri për ndonjë mendim të bukur, për ndonjë dobi të vërtetë e të përgjithshme… Nuk kanë frikë nga plumbi, po dridhen nga Valiu! Trimëria e vërtetë është ajo që vihet në shërbim të së Drejtës dhe Atdheut, në shërbim të dobisë së përgjithshme. Të tjerat punë janë punë egërsie e kafshërie, jo trimërie.

  1. Raporti I shqiptarëve me njëri-tjetrin?

Ka shqiptarë që sillen si këndesa të vërtetë e zemërohen posa zë të këndojë kokorikooo ndonjë tjetër si ata. Mjerisht në Shqipëri ka pak pula. Shqiptarët me mendje të nderuar s’duan e as kanë dashur njeri që del e thërret: “Unë jam!” Historia e Shqipërisë s’është përveçse vërtetimi i kësaj që themi.

  1. Cilët janë armiqtë real të Shqipërisë?

Armiqtë e Shqipërisë janë shqiptarët, jo të tjerë. Shqiptarët kanë shkruar me gjakun e tyre më tepër se një faqe në histori të Evropës. Nga më të voglat trazira gjer në luftërat më të gjakta, shqiptari ka hequr hark, vërvitur kordhë a zbrazur pushkë. A ka gjë më të turpshme, më të ulët se historia e këtij kombi që, për pak të qelbur ergjent [të holla], shet mish njeriu në çdo luftë, edhe kujt s’i erdhi dëshirim nga aq qindra vjet që e shkelin dhe e kurvërojnë të huajt, s’i erdhi dëshirim të japë dy pika gjak për lirinë e vetvetes? Të donin shqiptarët lirinë e Shqipërisë lehtazi e bëjnë; por rrinë të patundur dhe kështu dëftojnë që s’e duan Shqipërinë, dëftojnë që janë armiqtë e saj.

  1. Si e shikoni raportin e politikanëve me njëri-tjetrin?

Çakajtë e përgjakur e të urët, që kafshohen dhe ulërijnë për një kockë në Tiranë…, në pastë Shqipëria para, ata ua gjejnë lehtë vendin: dy njerëz të paguar ndezin një zjarr gjëkundi, – dhe përpara sergjerdetë me harxhet! … O-derra buçe, atdheu është në rrezik!..

  1. A do të përparojë Shqipëria ndonjë herë?

Duke parë dhe duke dëgjuar, bota mësojnë mend dhe ndërtohen. Ne shqiptarët, s’marrim dot mësime; malet të tunden dhe të rrëkëllehen, ne nuk këmbejmë mënyrën tonë. Mbani mirë këtë që po ju them: në njëqind vjet, në vafshim si po vemi, do të jemi aq poshtë sa edhe sot.

9.Raporti Shqipëri-Evropë?

Shqiptarët e mjerë presin që Evropa të vijë sot a nesër t’i shpëtojë. Është nevojë të themi, të bërtasim të vërtetën: Evropa shqiptarët i mban për të egër e për të humbur… Le të themi pra të vërtetën, gjithnjë të vërtetën,… të përpiqemi t’i fryjmë popullit tonë pak jetë e pak guxim.

T’i japim botës një provë urtësie, të bëjmë një çap të ri të madh në udhë të qeverimit të shtruar

10.Trishtohem shumë… A ka shqiptari nostalgji për skllavërinë?

Skllavëria, si çdo pësim tjetër, pasi rëndon ca kohë në kurriz, bëhet më në fund një zakon i pëlqyer, dhe ata që e mbajnë mbi zverk, e durojnë me gëzim. … Ata jo vetëm s’marrin vesh ç’do me thënë liri, po ndjejnë njëfarë urrejtje për mbrojtësit e lirisë dhe ushqejnë respektin më të thellë për tiranët ekspertë të shkopit e të zinxhirit.

  1. Mund të qeveriset mirë një popull?

Një popull që s’duron padrejtësi, që s’u jep besim sharlatanëve, që ngul këmbë për pastërti në hesapet [financat] dhe për prova zotësie në zyrtarët, ai popull qeveriset mirë, qoftë me mbret në krye, qoftë me president.

  1. A I takon Shqipërisë të jetë ne Evropë?

Ta dini se ne në sy të Evropës së qytetëruar, jemi të prapambetur, dhe asgjë më shumë; ca na shajnë, ca na përqeshin, ca të pakëve u vjen keq. Hiqni dorë ju them, se u bëmë palaçot e dheut. Heshtni, shtrohuni, bashkohuni. Udha që shpie në nder, në liri e në shpëtim, nuk është e shtruar me lule, po me ferra; kush arrin në kulm, arrin i grisur, i djersitur, i përgjakur; dhe kur arrin në kulm, bie i vdekur nga të lodhurit, por me vetëdijen që i hapi një udhë të re popullit.

  1. Sa I lashtë është kombi shqiptarë?

Kombi [iliro-shqiptar] i Diokletianit, i filozofit Julian, i Justinianit, është një komb i cili kishte një qytetari të tij kur stërgjyshërit e frëngjve dhe të anglezëve visheshin me lëkura bualli dhe rronin të futur në shpellat.

  1. Italia është afër, a mundet të bëjmë ndonjë krahasim me të?

Ç’ka Italia që vlen të merret? Makaronat dhe Kamorrën, hiçgjë tjetër. Për makaronat, s’kemi nevojë, se kemi patatet tona; Kamorrën e kemi marrë dhe, shyqyr perëndisë, e kemi përmirësuar dhe rregulluar me një sistem më të mbaruar se italianët vetë.

  1. A kanë ideal shqiptarët?

Një tipar padyshim fatkeq i shqiptarëve dhe tipar mjaft i dukshëm është mungesa e plotë e idealizmit. Në një vend ku njerëzit vdesin aq kollaj për hiçgjë, nuk është dëgjuar që të vdesë dikush për një ideal ose çështje. Do të kërkonte shumë kohë të shpjegohej përse Shqipëria nuk e ka fituar lirinë më herët. Akte të trimërisë e të devotshmërisë, që kanë shkaktuar vdekjen e mijëra njerëzve, mund ta bënin të dukej i rremë pretendimi im për mungesën e idealizmit. Por besnikëria e verbër ndaj traditave të ngulitura dhe kanuni qibar për nderin janë pothuaj akte mekanike, që nuk nënkuptojnë se dikush e rrezikon jetën për një ideal të zgjedhur lirisht.

  1. Jemi në kohën moderne, Demokratike, si e shikoni raportin qeveri-popull?

Kanunet [ligjet] e bëra me qëllimin që t’u lehtësohet faji njerëzve pak a shumë të fuqishëm dhe që shumica e barrës të rëndojë mbi kurriz të njerëzve të popullit, lënë ngaherë deriçka shpëtimi për ngrehësit e pusive…Sa kohë të mbetet e pandryshuar mendësia e errët se vrasja është një mjet i ndershëm, Shqipëria do mbetet një njësi afrikane në mes të Evropës.

  1. Çfarë mund të thoni për shtypin dhe mediet shqiptare?

Në Shqipëri leu një zanat i çuditshëm, më i poshtër se ai i hyzmeqarëve të pendës: zanati i larove të pendës… Shumë njerëzve u ka rënë erë kërmë; dhe nga çdo çip e prej çdo ngjyre, rendin shpirt-skllevër që kanë uri dhe etje për poshtërsi, lënë zanatin e tyre dhe, duke u bashkuar me larot e pendës, bëhen laro të pendës edhe vetë. Në mes të këtyre të rekrutuarve të papritur, ndodhen edhe ca të vetë-thënë “juristë”.

  1. Çfarë do tu këshillonit shqiptarëve?

Bëhuni burra! Rrëmbeni kazmat! Puna është më e lartë se trimëria, kazma më fisnike se palla. E mbi të gjitha heshtni! Jo fjalë, por kazmën. Jo mbledhje, por kazmën. Jo misione, por kazmën! Dhe parmendën, dhe draprin, dhe shoshën, dhe furrën. Mjaft lëvdime. E kam zemrën aq të mbushur me lot sa s’qaj dot…Duke u ngritur përmbi egoizmat e pafuqishëm dhe mëritë e pafrytshme vetjake, le të ulim kokat e të punojmë për formimin e një Shqipërie ku poshtërsia keqbërëse e armiqve tanë trashëgimtarë t’i lërë vendin drejtësisë dhe ndershmërisë së mëkëmbur të stërgjyshërve tanë. Boll duke krasitur degë kuturu, dhe me një vendosmëri të ftohtë por të pamëshirshme, le të japim goditjen përfundimtare në rrënjët e së keqes.

  1. A ka Shqipëria të ardhme?

Shtetet, sikurse njerëzit, lindin, rriten dhe vdesin, – dhe ca vdesin që në foshnjëri, nga sëmundjet ose nga aksidentet… Në qoftë se Shqipëria – fjalë fatale – vdes, ahere mundet, pa shpifje, të shkruajmë këto fjalë në gur të varrit të saj: U ngjall nga idealistët, u ruajt nga rastet, u vra nga politikanët… Politikanët kanë zënë t’i vënë kazmën Shqipërisë.

  1. A keni mall për Shqipërinë?

Ah, malli i Shqipërisë, malli i atdheut të dashur, i shenjtë mall dhe dashuri e shenjtë, kush është ai shqiptar që s’e ka pasur në dhe të huaj! Duhet të jesh jashtë Shqipërisë, e të jesh larg, për të kuptuar se ç’forcë e ç’bukuri të ëmbël ka për veshët kjo fjalë: Shqipëri! Sa mirë i vjen njeriut kur, pas shumë vjet largimi, shkel përsëri baltën e mëmëdheut të tij; kur hyn në shtëpi a në kasolle, i duket sikur edhe gurët e mureve i thonë “mirëserdhe”! Shqipëria është një vend i bekuar me njëmijë bukurira, shkelur nga turmë e cila ushqen njëfarë urrejtje ndaj bukurisë. Mjerimi i shqiptarëve ka qenë në tërë kohërat të kapej pas individëve dhe jo pas ideve… Historia e Shqipërisë është e mbushur fund e krye me prova të tilla të përngjashme. Të përpiqemi me të gjitha forcat tona të shërojmë shqiptarët nga dashuria për individët. Ata duhet të mësojnë të duan Shqipërinë – jo t’i bëjnë qejfin këtij apo atij shqiptari…Shqiptari duket si i bërë për të qenë lodër e një mashtrimi të përjetshëm; një fatalitet i dhimbshëm rri pezull mbi këtë popull të mjerë. Sa e sa marrëzi, sa e sa poshtërsi e krime janë bërë në emër të së gjorës Shqipëri.

GËNJESHTRAT – Dritëro Agolli

 

O popull, ç’të bëjnë!
Të japin lodra të luash,
Të mbajnë me përralla,
Të flesh në shtrat sa të duash,
Pa zhurma e andralla,
Të quajnë të vogël,
Dhe thonë se ende s’di shumë,
Të japin në duar një lodër
Dhe thonë:

Pusho, mos bëj zhurmë!
Refren i përhershëm në kohët,
O popull, ç’të bëjnë!
Të thonë:
“Gërvish e fito” në letra!”
Dhe ti gërvish me thonjtë e paprerë
Nën mëngët e vjetra,
Dhe fati s’të vjen asnjëherë.

Dritëro Agolli

Të marrën përdore me lekë
T’i shohësh Miss-et,
Kur zhveshur kërcejnë,
Me brekë e pa brekë,
Në Skenë.
O popull, ç’të bëjnë!
Të japin lodra në duar
Me Tomin dhe Xherrin,
Të bëhesh fëmijë i duruar,
Mos njohësh telashin dhe sherrin.

Mjegulli i Dashurisë

Poezi e shkruar nga Dritëro Agolli.

Kur ikja larg drejt teje vija
kur vija afër ikja larg
për dreq më trembte largësia
dhe afërsia bëhej çark 

As e kuptoja si të desha
një mjegull pus një çmenduri
si një poet që shkruan vjersha
dhe ndez një shkrepse dhe i bën hi

Dhe ndoshta kjo ish dashuria
e cakerdisur kuturu…
per dreq më trembte largësia
dhe afërsia gjithashtu.

“Lëri të të gjykojnë e dashur, të belbëzojnë për atë që nuk je, të çmenden për atë që je”

 

Lëri të të gjykojnë, e dashur.
Lëri të të keqkuptojnë.
Lëri të ikin.
Lëri të zgjedhin.
Lëri të flasin për ty.
Të belbëzojnë për atë që nuk je.

Të çmenden për atë që je.
Lëri të ecin përballë teje e të mos e kthejnë kokën.
Lëri të të shohin e të mos prekin bukurinë tënde.
Lëri të të kenë zili. Të të duan. Të të adhurojnë.
Pastaj të të lëshojnë poshtë. Të shkojnë sërish.
Lëri përballë teje. Shko. Godit. Shtyj me bërryla. Lagu nën shi. Lëre erën të të peshkojë ëndrrat. Puth. Dashuro. Fal. Rindërtohu. Ti je e fortë. Nuk të mposht asgjë ty. Mos ndrysho.

Njerëzit e gabuar do të të ndëshkojnë për atë që je. Të duhurit do të të dashurojnë. Askush s’mund të jetë ti. Magjia jote nuk mund t’i mahnisë të gjithë. Disa do ta xhelozojnë. Andaj, ec drejt me perfekten dhe joperfekten tënde. Bëhu vetvetja. Rritu. Zgjidh ata që bëjnë gjithçka për ty. Zgjidh ata që e kërkojnë me ngulm praninë tënde, dhe jo ata që në mungesën tënde gjejnë justifikime. Zgjidh njerëzit që s’kanë frikë nga mrekullia jote. Zgjidh njerëzit që nuk thonë se të duan, por që e tregojnë atë në sy të botës. Pa asnjë frikë. Askush nuk do mund të jetë paqja e shpirtit tënd, nëse ti s’mund të gjesh vetveten në paqe me atë që ti je. Ndaj bëj një lëng portokalli. Fshiji sytë. Qëndro rebele. Rritu….dashurohu sërish…me vehten. Me çmendurinë e një sekondi… Me vallëzimet e tua nën shi. Me vështrimin tënd nevrik, atëherë kur bota nuk të pret. / KultPlus.com

3 Shkurt 2017 u nda nga jeta kolosi i penës Dritëro Agolli, e kujtojmë me respekt dhe mirënjohje

 

Sot bëhen tre vite pa poetin e shkrimtarin e madh shqiptar Dritëro Agolli. Prania e tij artistike vjen pothuajse çdo ditë mes vargjeve e letrave që la ai.Agolli ishte poet, prozator, publicist dhe politikan shqiptar. Që nga viti 1973 ai ishte kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe të Artistëve të Shqipërisë.

Krijimtaria e tij letrare është mjaft e pasur në gjini e lloje të ndryshme: poezi, poema, tregime, novela, romane, drama, skenarë filmash etj. Është fitues i disa çmimeve dhe i nderimeve të tjera. Disa prej veprave më të rëndësishme të tij janë përkthyer në Perëndim e në Lindje. Dritëro Agolli hyri që në fillim në letërsinë shqiptare (vitet’60) si një protagonist i saj, duke i ndryshuar përmasën e së ardhmes.

 

Dritëro Agolli

Në veprën e Agollit e pa veten si protagonist bujku dhe bariu, fshatari dhe studenti, malësori dhe fusharaku. Agolli i bë poeti i tokës dhe i dashurisë për të, shkrimtari i filozofisë dhe i dhimbjes njerëzore. Vepra letrare e Dritëro Agollit krijoi traditën e re të letërsisë shqiptare.

Agolli vuante prej kohësh nga një sëmundje në mushkëri, ndërsa nuk e kishte ndarë asnjëherë cigaren nga dora.

Veprat e autorit të madh shqiptar, që u lind më 13 tetor 1931 në Menkulas të Devollit, u përkthyen edhe në shumë gjuhë të huaja.

I paharrueshëm është edhe romani “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo”, që flet për burokratin servil Zylo Kamberi, i cili falë Agollit u bë subjekt filmash dhe këngësh.

Dritëro Agolli

Vepra e fundit e tij ishte libri me poezi “Prit edhe pak”, të cilin ia kushtoi bashkëshortes Sadies.

Agolli iku nga kjo botë më 3 shkurt të vitit 2017, ndërsa po atë ditë u rikujtua përmes poezisë “Kur të jesh mërzitur shumë”, pasi vet poezia ishte një udhëzim se ku duhet kërkuar autori kur të mos jetë më.

Kjo poezi e vendosur edhe në vargje këngësh, është interpretuar shumë nga artistë e interpretues. Sot ju sjellim këtë video me interpretimin e vet autorit Dritëro Agolli.

Këtu s’ do të jem, do jem larguar;
Në tokë i tretur si të tjerët,
Në kafenenë e preferuar
Nuk do më shohin kamarierët.

Dhe nëpër udhët ku kam ecur,
S’do ndihet kolla ime e thatë,
Mbi varrin tim do të rrijë i heshtur
Një qiparis si murg i ngratë.

Ti do trishtohesh atëherë,
Se s’do më kesh në dhomë gjallë,
Dhe, kur në xham të fryjë erë,
Do qash me erën dalëngadalë.

Po kur të jesh mërzitur shumë.
Në raft të librave kërkomë,
Atje do të jem i fshehur unë,
Në ndonjë varg a ndonjë shkronjë.

Mjafton që librin pak ta heqësh
Dhe unë do zbres, do vij pas teje;
Ti si dikur me mall do qeshësh,
Si një blerim pas një rrëkeje…