Mbrëmjen e sotme do të transmetohet nata e tretë e festivalit të famshëm italian “Sanremo”, ku do të prezantojë për herë të parë një moderatore shqiptare.Alketa Vejsiu do të ngjitet në skenën e famshme krah emrave të njohur dhe do të ketë krah saj në moderim partneren e Ronaldo-s, Georgina Rodriguez.

Moderatorja po bën përgatitjet e fundit për këtë natë të madhe, ndërsa ka dhënë edhe një intervistë për Opinion.al, duke zbuluar programin e saj për sonte.
E pyetur se ç’do të bëjë sonte në skenë, Alketa rrëfeu:
“Sonte kemi një monolog shumë të rëndësishëm i cili flet për eksodin e shqiptarëve dhe mënyrën sesi ky popull i veçantë dhe zemërgjerë e ka mirëpritur Shqipërinë…”

Gjithashtu ajo shtoi:
“Do këndoj…Do të këndoj italisht më kanë propozuar autorët pas koncertit tim recital në Shqipëri, ata menduan që duhet të këndoj edhe në “Sanremo” dhe do të vij një këngëtar italian…”
Bashkë edhe me grupin e xhirimit të Klan dhe prezantuesit Drini Zeqo nga “Opinion” dhe Orinda Huta nga “Jo vetëm modë” që i kanë rezervuar hapësirën speciale protagonizmit të Alketës në Sanremo në formatet televizive ku ata operojnë, ka qenë Drini që ka konfirmuar se: “Po, Alketa Vejsiu me kërkesë të drejtuesve dhe organizatorëve të festivalit do të këndojë sot në Sanremo”!

Ende nuk dihet hiti që i është besuar apo përzgjedhja, por jemi vetëm pak orë përpara mbrëmjes së madhe ku do të zbulohet gjithçka nga monologu dhe mesazhet e rëndësishme që Alketa Vejsiu do të përcjellë nga skena madhështore e pallatit “Ariston” në Sanremo e deri tek bashkëprezantimi me Amadeus dhe Georgina Rodriguez, si edhe kënga që do të përformojë.
Moderatorja ka thënë së kjo është një ëndërr e bërë realitet.
