Category Archives: ART – KULTURE

Pëllumb Kulla flet për Sanremo: trishtim i madh, kur ve re që triumfin e sulmuan shumë komente negative

 

Nga Pëllumb Kulla

PËRGËZIME, ALKETA!Unë ndjeva një kënaqësi të madhe aty dy netë më parë, kur ti kurorëzove një ambicie të bukur dhe e bëre atë më së miri.

Sinqerisht gëzoj tok me ty, moj vajzë, që dole në atë arenë dhe u ndeshe me frikën dhe përgjegjësinë tënde, u ndeshe me konkurrentet e tua, shpërbleve ata që guxuan ndofta pa shumë besim të të hapnin portën e madhe të ëndrrës tënde të florinjtë.

Alketa Vejsiu

Ti u ndeshe me keqdashës italiane, por sidomos me një lukuni bashkëpatriote, që priste me frymën pezull të dështoje e deshën megjithëqë shpirt që ti “të thyeje qafën” në majën alpine, ku pate kullotur ëndrrat e tua.

Nuk kish gjë më të bukur se ajo sfida dhe triumfi yt!

Mos u mërzit për zhurmën, sharjet, vërejtjet e talljet, që bëjmë ne që nuk ta duam suksesin. Ne jemi të pazotët të shquhemi, ne nuk kemi forcë, durim, vullnet këmbëngulje.

Ne, të pazotët, do të jemi shumë të lumtur, që askush të mos i ketë ato. Ne jemi më të qetë kur nuk shohim fitoret e atyre që njohim e që kemi hedhur shtat njëkohshëm. Mos, moj Alketa, mos! Mos, moj vajzë, se me atë që bëre, na e vure hapur në dukje që ne nuk jemi të zotë për ndërmarrje të tilla drithëruese.

Alketa Vejsiu, të përgëzoj për atë shpalosje mbresëlënëse të ndjenjave të tua, në atë gjuhë të bukur të folur shkëlqyeshëm, lirshëm, si një gurgullimë e ëmbël për veshët e italianëve që të vlerësuan. Them se e njoh italishten aq sa ta fuqizoj përgëzimin. Ndonjë gabimth i rrallë, shumë i rrallë, ishte paradoksalisht aleat i yt, për të dëshmuar se ti nuk ishe italiane, por e zotëroje gjuhën e tyre më mirë se miliona italianë! Ishte një dëshmi e bukur se sa shumë ke punuar për të përvetësuar atë shqiptim e atë rrjedhë që të kënaqte veshin.Unë jam një njeri i moshuar dhe shumë e shumë vite më parë se ty, kam ecur nëpër ata shtigje, nëpër ato ëndrra dhe tek ty shihja veten, por këtë herë të trupëzuar në një bukuroshe rrëzëlluese, që përballte një audiencë me shije të holla. M’u duk se triumfoja tok me ty, unë, që nuk i a ndaja dikur veshin asaj radios së vjetër për “tutto il calcio minuto per minuto”, për Varietá-të e Canzonissimat e panumërta, për të ndjekur Mike Bongiornon, Alighiero Noschesen e Gigi Proiettin. Më shpluhurose kujtimet mbi leximet e mia të De Amicisit, Pirandellos, e më pas të Buzzatit…

Të tëra i gjeje në monologun tënd virtuoz. I tëri i besueshëm homazhi yt. Bëre shumë mirë që rikujtove suksesin e Ermal Metës. Por unë e quaj edhe më të suksesshëm e më të vështirë “alpinizmin” tënd artistik, që ishte më i vetmuar, më i pa mbështetur në atë aventurë brilante të shfaqjes së bukurive të tua.

Është një trishtim i madh, kur ve re që triumfin tënd e sulmuan shumë komente negative. E veçanta e tyre është zhurmërima.

Por janë mijëra herë më të shumtë ata, të heshturit, që kanë gëzuar tok me ty.

Përgëzime, Alketa, e mbarësi paç në këtë rrugë të ndritur ku po ecën me siguri të plotë!

 

Elvana Gjata provon eksperiencën më të çmendur në jetën e saj (Video)

 

Këngëtarja shumë e suksesshme dhe shumë e pëlqyer nga publiku, Elvana Gjata prej disa ditësh ndodhet në Islandë, ku po punon për këngën e re.

Sot në Islandë, Elvana ka provuar një nga eksperiencat më të çmendura duke i dhënë një motorri në mes të borës dhe të ftohtit të acartë. Eksperiencën këngëtarja e ka filmuar duke e publikuar më pas në Instagram.

Elvana Gjata

“Kjo është një nga eksperiencat e mia më të çmendura që kam bërë ndonjëherë”, shpreh Elvana dhe me humor shton se po vdes për bukë.

https://www.instagram.com/p/B8bfC5Rpmxo/?utm_source=ig_web_copy_link

Ç’pret nga një botë ku i mashtruari turpërohet më shumë se mashtruesi

Sot ju sjellim një nga thëniet e poetit, prozatorit, publicistit dhe politikanit shqiptar, Dritëro Agolli.

Për nga gjinitë, krijimtaria e Dritëro Agollit është e larmishme. Në vjershat dhe poemat e Dritëro Agollit gjejnë shprehje mendimet dhe ndjenjat e njeriut të ri, patriotizmi dhe besnikëria ndaj idealeve revolucionare, cilësitë e tij morale në jetë dhe në punë.
Frazeologjia e pasur popullore dhe filozofia jetësore e bëjnë përgjithësisht tërë veprën letrare të Agollit sot për sot ndër më të lexuarën.

Dritëro Agolli

Alketa publikon një fotografi të përbashkët me Georgina Rodriguez

 

Prezantuesja e mirënjohur shqiptare, Alketa Vejsiu, e ka pushtuar skenën e edicionit të sivjetmë të festivalit të popullarizuar italian, Sanremo.Ajo ishte përzgjedhur si njëra nga prezantueset që kanë moderuar në krah te producentit ekzekutiv, Amadeus, ndërsa në prezantimin e saj, në asnjë moment nuk i harroi Shqiptaret dhe vendin e saj.

Një tjetër e ftuar speciale në këtë eveniment ishte edhe Georgina Rodriguez, e cila ka arritur famë të madhe falë lidhjes me superyllin portugez të futbollit, Cristiano Ronaldo.

Alketa Vejsiu Georgina Rodriguez

Moderatorja shqiptare e ka shfrytëzuar rastin të pozojë bashkë me modelen dhe e ka shpërndarë në profilin e saj në Instagram.

“Me të mahnitshmen Georgina Rodriguez, me të cilën e ndamë bashkë skenën e Sanremos. Biondja dhe zeshkania, të dyja joitaliane, por dashamirëse të Italisë!”, ka shkruar Alketa në përshkrim.

Njëherësh, ajo i ka dhënë komplimente bukuroshes 26 vjeçare për vallëzimin e tangos.

Duket se ka rrëmbyer totalisht zemrat e fansave, Arilena Ara renditet e para në sondazhin për Eurovizionin (Video)

 

Arilena Ara u shpall fituese me këngën e saj “Shaj” në Festivalin e Këngës në RTSH.Ajo do performojë në Roterdam duke përfaqësuar vendin tonë në Eurovizion dhe deri tani është një nga më të votuarat në sondazhet online.Prej pak ditësh u nis një sondazh, ku Arilena Ara ka marrë shumicat e votave, plot 4603, nga 7000 të mundshme.

Arilena Ara

Spanja është në vendin e dytë me titullin “Universo” pasi ka marrë 2245.

Ndërkohë në vendin e tretë renditet kënga nga Republika Çeke me titullin “Kemama”.

Në fund media wiwibloggs, pyet dhe publikun: A e meriton Shqipëria të jetë numri një?

Denzel Washington:Puno fort që ta arrish. Kur e arrin, ktheje kokën mbrapsht dhe ndihmo dikë tjetër të ngrihet bashkë me ty

 

“42 vjet më parë, në mars të 1975, unë isha në universitet me një mesatare shumë të ulët. Isha ulur në sallonin e bukurisë së mamasë sime dhe shoh veten në pasqyrë. Pas vetes shoh një grua dhe sa herë unë shikoja në pasqyrë, e dalloja që ajo po më shihte mua drejt e në sy, derisa në një moment më tha:

“Djalë, ti ke për të udhëtuar në mbarë botën dhe ke për të folur përpara miliona njerëzve”.

Denzel Washington

Në atë kohë unë nuk e besoja, por tani e them me siguri se unë kam udhëtuar nëpër botë dhe kam folur përpara miliona njerëzve.

Nuk ka rëndësi suksesi që kam pasur, por ajo që më tha ajo grua atë ditë dhe që unë akoma nuk e kam harruar.

Unë jam rrëzuar, jam udhëhequr, jam korrigjuar nga të tjerët. Kam mbajtur Zotin në jetën time dhe Ai më ka bërë të jem dashamirës me të tjerët. Ndoshta jo gjithmonë jam mbajtur tek Ai, por Ai gjithnjë më ka shoqëruar. Ndaj mbështetuni tek Zoti në çdo gjë që bëni. Nëse doni të bëni atë që unë kam bërë, atëherë bëjeni dhe mbështetuni në Zot.

Së dyti, mos u ndjeni keq nëse dështoni rëndë. Si fillim, bëni atë që e pëlqeni dhe e keni pasion. Ndërmerrni rreziqe dhe mos iu trembni dështimeve, edhe nëse dështoni rëndë.

Ëndërroni shumë, por mbani mend se ëndrrat pa realizim janë thjesht ëndrra. Kështu që, ëndërroni dhe realizoni diçka çdo ditë, çdo javë, çdo muaj, çdo vit… Për t’i realizuar ato, kujtoni gjithmonë se ju duhet vendosmëri dhe disiplinë.

Denzel Washington

Puna e fortë jep gjithmonë rezultate pozitive. Këtë gjë bëjnë edhe personat e suksesshëm. Ata punojnë fort. Mirëpo ju mos prisni që puna më e madhe të sjellë më shumë të mira në jetën tuaj. Jo gjithmonë mundimi dhe progresi ecin njëkohësisht…

Së treti, nuk do merrni gjë me vete nga kjo botë. Asgjë nuk ka të bëjë me çfarë keni, por me çfarë bëni me gjërat që keni.

Të gjithë ne kemi talente të ndryshme dhe gjëja më egoiste që mund të bëjmë është të ndihmojmë dikë tjetër. Pse është egoiste?

Sepse përfiton vetë ndjenjën e mirë. Ndjenja që unë marr kur ndihmoj të tjerët, nuk krahasohet me makinat, shtëpinë e madhe apo me çdo gjë tjetër që unë kam. Suksesi ka të bëjë pikërisht me ndihmën që ne i ofrojmë të tjerëve.

Së fundmi, dua të të kujtoj se duhet të jesh falenderues për çdo gjë që ke. Kështu e jetoj unë jetën time. Kjo është arsyeja se pse unë jam ky që jam sot. Falendero Zotin për çdo gjë që ke në jetën tënde.

Dëshira e madhe në zemrën tënde, ajo gjë që ju doni të bëni me veten tuaj, është prova më e madhe që Zoti të jep paraprakisht për të të bërë të kuptosh se ajo është jotja. Dhe ti mund të kesh çdo gjë të mirë që dëshiron.

Puno fort që ta arrish. Kur e arrin, ktheje kokën mbrapsht dhe ndihmo dikë tjetër të ngrihet bashkë me ty. Njëri të na mësojë të gjithëve, dhe të gjithë të mësojmë njërin. Frymëzojini të tjerët të bëjnë ndryshime pozitive!”/bota.al

Nderim për ‘bilbilin’ e Kosovës sot ne të gjitha lokalet e Prishtines do të jehojne kënget e Nexhmije Pagarushës

 

Bilbili i muzikës shqiptare, Nexhmije Pagarusha, u nda nga jeta ditën e djeshme në moshën 86-vjeçare.Nesër ajo do të përcillet në banesën e fundit, me një ceremoni private, ashtu siç kishte lënë amanetin e saj.

Mirëpo shqiptarët e Kosovës nuk mund ta harrojnë kaq lehtë bareshën e muzikës. Ata kanë zgjedhur një mënyrë shumë të veçantë dhe simbolike për t’i thënë asaj “lamtumirë” dhe “faleminderit” për pasurinë që la pas.E cila do dëgjohet, në sinkron, në të gjitha lokalet e Prishtinës, në të njëjtën kohë, për të prodhuar një kontrast që bashkëvepron. Zëri i saj do shkrijë mërzinë tonë dhe në anën tjetër do ta ngrijë kujtimin për të në mendjet tona’, thuhet në njoftim e shoqatës së Gastronomëve

Nexhmije Pagarusha

Nexhmije Pagarusha, u nda nga jeta pas një sëmundje të cilën e vuante prej kohësh. Ikona e këngës u largua nga kjo botë me një karrierë të madhe muzikore, e cila do të mbahet mend përjetë.

Nexhmije Pagarusha – perëndeshë e këngës shqipe

 

Me vdekjen e Nexhmije Pagarushës paraditen e së premtes, muzika shqiptare ka humbur zonjën e skenës, ambasadoren e këngës shqipe. Ajo ishte 86vjeçare. Ka kohë që kishte marrë epitetin “Bilbili i Kosovës”. Nexhmije Pagarusha dhe Liliana Çavolli janë dy prej zërave më të mirë që ka njohur muzika shqipe.Të dyja kanë kënduar në një kohë më ndryshe, ndërsa edhe kanë bashkëpunuar në disa projekte muzikore.

Nexhmije Pagarusha

Perëndeshë e bukurisë më je”, qe një prej tyre, kënduar bashkë me divën Liliana Çavollin. Bilbili i Kosovës është perëndesha e muzikës shqipe.Një figurë si ajo e Nexhmijes kurrë nuk është tepër të kujtohet, të dëgjohet e të përjetohet.

Ju sjellim serenatën korçare ”Perëndeshë e bukurisë”, nën interpretimin e dy zërave të fuqishëm të muzikës shqiptare, Nexhmije Pagarusha dhe Liliana Çavolli.

Nexhmije Pagarusha Vs Liliana Çavolli

Perëndeshë e bukurisë je
un për tynë do t’pëlcas
dashurinë që kam shtënë për ty
u bu bu si do t’ia bëj

Se në ëndërr të shikoj
… e kurr stë’harroj
mos me mundo
o yll o xhan o zemër o

Jak o xhan e jak o shpirt
jak o zemra ime
eja të rrojmë që të dy
në këtë botë

Jak o ylli me shkëlqim
Fytyrë e dashurisë
me zënë e ëmbël ti që ke
më bëre të vdes

Ilaçet nuk më bëjnë gjë
s’më shërojnë plagëtë
përveçse syri yt i zi
që më dogji zemrënë

Dhe në ëndërr të shikoj
… e kurr stë’harroj
mos me mundo
o yll o xhan o zemër o

Jak o xhan e jak o shpirt
mjaft o zemra ime
eja të rrojmë që të dy
në këtë botë

Jak o ylli me shkëlqim
Fytyrë e dashurisë
me zënë e ëmbël ti që ke
më bërë të vdes.

Dua Lipa shkëlqen në Sanremo, ‘all in black’ performon dhe ‘tund’ skenën italiane

 

Këngëtarja e famshme shqiptare sapo ka perfomruar në Festivalin e famshëm “Sanremo”, në Itali, dhe performanca e saj është pritur me emocione të mëdha.

ITALI– Këngëtarja me origjinë shqiptare Dua Lipa ka performuar në skenën e Festivalit të 70-të të Sanremos.

Sanremo,Dua Lipa

E veshur e gjitha me të zeza, me një fund me pala dhe një bluzë të hedhur sipër korsesë, Lipa këndoi këngën e saj më të fundit “Don’t start now” duke elektrizuar publikun vendas.Në fund të performancës së saj, Dua ka marrë një tufë me lule nga prezantuesi Amadeus, ndërsa vetë ka mundur që të thotë vetëm: Faleminderit, faleminderit për mbështetjen tuaj!

E përcjellë edhe nga valltarë, Dua Lipa ka shkëlqyer me performancën e saj, dhe ky festival tashmë nuk është një ëndërr e parealizuar për shqiptarët.

Fillimisht në këtë festival ka performuar këngëtarja e famshme shqiptare Ana Oxa, pastaj Ermal Meta i cili ishte edhe fitues i Sanremo, kurse këtë vit Dua Lipa, e cila në këtë edicion ishte e ftuar speciale. Për më shumë, mund ta shihni performancën e saj në videon më poshtë.

Pas Alketa Vejsiut, një shqiptare tjetër në Sanremo…,sharmante dhe yll boteror

 

Sonte, në Sanremo do të jetë një super mysafire. Një pjesë e juaja mund ta kenë ditur, ndërsa një pjesë tjetër ndodhta akoma jo. Pas Alketa Vejsiut, moderatores që shkëlqeu natën e tretë në skenën e madhe, stilistët shqiptarë Valdrin Sahiti dhe Lia Stublla, ka edhe një emër tjetër shqiptar që njeh gjithashtu vetëm suksese.

Skena do të ndizet edhe sonte nga një përfaqësuese shqiptare, e cila vjen në një edicion të veçantë për Sanremon, siç është ai i 70-vjetorit.

Alketa Vejsiu

Që kur u mësua se Dua do të ishte e ftuar, Festivali i Sanremo-s, përmes profilit social zyrtar nuk bënte gjë tjetër veçse përgëzonte yllin shqiptar Dua Lipa, artisten me numrin më të madh të nominimeve në Brit Aëards dhe me dy çmime Grammy.

Dua do të zbresë në skenën e teatrit “Ariston” natën e sotme dhe publiku, me siguri, është gati për ta ndjekur nga afër energjinë e saj.

Dua, me siguri do të shpërthejë skenën e Sanremos me energjinë e saj dhe me zërin që ka mahnitur botën që në kohën kur, ende mjaft e re, nisi të publikonte në Youtube cover-at kopertinat e artistëve të saj të preferuar, nga Nelly Furtado te Christina Aguilera e te shumë të tjerë.

Moderatorja shqiptare që magjepsi Sanremon, Tgcom24 për Alketa Vejsiun: Shpërthyese, sensuale dhe e talentuar

 

Magjepse, shpërt hyese dhe me një karizëm të dukshëm Alketa Vejsiu diti në një moment të bëjë për vete zemrat e italianëve. Kështu shkruan Tgcom 24 për moderatoren shqiptare e cila në krah të Amadeus dhe Rodrigues i bëri të gjithë të flasin për të dhe për Shqipërinë.

Ne video shikohet reagimi dhe mbresat e popullit Itakian …🇦🇱🇮🇹

‘Bukuroshja Alketa Vejsiu është shfaqur në Festivalin e Sanremos në natën e tretë me një fustan rozë dhe të kuq në skenën e Ariston duke lënë në hije edhe drejtuesin televiziv Amadeus. Drejtuesja shqiptare është shfaqur joshëse duke treguar format e saj të bukura. Me një italishte të mirë, Alketa Vejsiu ka ditur të bëjë për vete në një moment zemrat e italian.

Alketa Vejsiu

E lindur 36 vite më parë në Tiranë, ku nje pjese te fëmijërinë e ka kaluar në fshatin Zëmblak te Korces….!Alketa është një femër vitale dhe me shumë energji. E diplomuar për ekonomi, stiliste, producente, sipërmarrëse dhe mbi të gjitha drejtuese televizive ajo është një nga figurat më të rëndësishme në Shqipëri’ vazhdon Tgcom24. ‘E mrekullueshme dhe me një buzëqeshje ngjitëse, gjatë mbrëmjes së Festivalit, kushtuar muzikës italiane ndër vite ajo nuk është intimiduar aspak nga një skenë kaq e madhe.

Ajo diti gjithashtu preku zemrat e të gjithëve me monologun kushtuar Italisë dhe dashurisë së saj për italianët, ndjenja të cilat shfaqen të qarta edhe në rrjetin e saj social’, mbyll lajmin Tgcom.

 

Djemte e Detit – Ëndrrat që për ty i thura, 1991

Nje kongjill paksa te shuar
Ti e fryve vec nje here
Tani nga dhimbjet mos druaj

Afer zjarrit ndezur qe kaq shume te djeg
Tani nga dhimbjet mos druaj
Afer zjarrit ndezur qe kaq shume te djeg

Sa shume qe kam gabuar
Si s’me shkoi aspak ne mendje
Se endrrat qe per ty I thura
Do me jepnin kaq shume dhembje

Sa shume qe kam gabuar
Si s’me shkoi aspak ne mendje
Se endrrat qe per ty I thura
Do me jepnin kaq shume dhembje

Thelle ne shpirtin tim
Per ty thura shume endrra

Mendova se erdhi koha
Dhe I lashe te lira te dilnin nga zemra
Mendova s eerdhi koha
Dhe I lashe te dilnin nga zemra

Sa shume qe kam gabuar
Si s’me shkoi aspak ne mendje
Se endrrat qe per ty I thura
Do me jepnin kaq shume dhembje

Në fundjavë Biglla ne Dardhe do të jetë e hapur për të gjithë të apasionuarit për sportin e skive dhe turizmin malor

 

Turizmi dimëror në Shqipëri nuk po arrin dot të shfrytëzojë potencialin që ka. Mungesa e theksuar e infrastrukturës dhe strukturave akomoduese na bën lehtësisht të konkurrueshëm kundrejt fqinjëve…..Turizmi dimëror në Shqipëri ka shumë potencial, duke qenë se ofron çmime të favorshme dhe disa herë më të lira në krahasim me fqinjët, si Maqedonia apo Mali i Zi. Të dy këto vende kanë resorte të dedikuara për turizëm malor dhe pista moderne skish.

Kjo na bën ne inferiorë sa i përket zhvillimit të turizmit dimëror.
Megjithatë, ata që e frekuentojnë më shumë këtë turizëm janë vetë shqiptarët, kryesisht nga Korça,Tirana, Durrësi, Elbasani, Fieri etj., shumë më pak nga Kosova. Ndërsa turistët e huaj tërhiqen më shumë nga kërshëria. Ofertat që shohin online i bëjnë ata të ndërmarrin udhëtime për të shijuar Shqipërinë në dimër, ku gjejnë hotele me kushte të mira, ushqim tradicional, por edhe infrastrukturë të dobët, e ndonjëherë edhe mungesë të energjisë elektrike.
Optimizëm me teper ka zhvillimin e turizmit dimëror, veçanërisht në zonën e Dardhës gjatë viteve të fundit, por duhet të shohim edhe dorën e shtetit për të nxitur këto investime.


Shpesh e kanë ndihmuar të huajt që të përmirësojë infrastrukturën ne kete zone…makinerinë për dëborën artificiale i ka sjelle një zviceran me çmim të leverdishëm, i cili kishte mbetur i mahnitur nga natyra shqiptare dhe mikpritja theksonThoma Tasho, një trajner i njohur dhe drejtuesi i së vetmes pistë skish funksionale në Shqipëri.

Fshati turistik I Dardhës si pritje të parë për pushuesit ka skipistën e tij në vendin e quajtur Biglla. Këto ditë që ka rënë mjaftueshëm dëborë, skipista rifillon aktivitetin normal. Në fundjavë ajo do të jetë e hapur për të gjithë të apasionuarit për sportin e skive dhe turizmin malor.

Në pjesën më të madhe të kësaj stine dimri, skipista e Dardhës ka funksionuar me dëborë artificiale nga mungesa e reshjeve. Rënia e dëborës me një trashësi rreth 20 centimetra në zonat e larta malore ka krijuar tashmë kushtet optimale për ushtrimin e sportit të skive në të vetmen pistë që egziston në Shqipëri.

Cristiano Ronaldo adhurues i flaktë i Georgina Rodriguez …i befasuar me tangon ne skene

 

Georgina Rodriguez ishte prezantuese e Sanremo mbrëmjen e së enjtes.
Dhe e dashura e Cristiano Ronaldos i befasoi të gjithë me një tango në skenë.

Padyshim që CR7 tregoi se është një adhurues i flaktë i të dashurës së tij, pasi gjatë gjithë momentit të kërcimit sytë e tij shkëlqenin ndërsa e shihte Georginën dhe e duartrokiste.Cristiano shijoi gjithë spektaklin e dhuruar nga bukuroshja zeshkane nga vendi i tij në rreshtin e parë.

Georgina pas mbarimit të vallëzimit tha se kjo ishte tango e saj e parë dhe se ishte pikërisht Ronaldo që e mësoi të kërcente.

Është hera e parë që kërcej një tango në Sanremo. Rolando më ka ndihmuar, më ka mbështetur, është ai që më mësoi shumë në shtëpi,”- u shpreh ajo.

Shkëlqeu në Sanremo/Mesazhi i fortë i Alketës për emigrimin dhe shqiptarët (VIDEO)

 

Alketa Vejsiu kapërceu kufinjtë dhe u bë epiqendra e natës së tretë të Festivalit Italian Sanremo. Në daljen e saj të dytë, Alketa zbriti përsëri shkallët me një fustan të kuq, ngjyra simbol e flamurit shqiptar, të krijuar nga stilisti shqiptar Valdrin Sahiti. Alketës i’u besua një monolog, të cilin e kishte mbushur me fjalë zemre dhe përjetime personale, tema e së cilës ishte emigrimi. “Vij nga një vend i vogël si Shqipëria dhe doja të ndaja me ju një histori”, u shpreh në fillim prezantuesja e mirënjohur që dhuroi spektakël më vete në Sanremo.

Alketa Vejsiu

”Njëherë e një kohë, ishte një vend ku dëgjimi i [Claudio] Baglioni-t dhe [Adriano] Celentano-s ishte i ndaluar, bëheshe armik i popullit, mund të të kushtonte lirinë. Mund të përfundoje në burg. Njëherë e një kohë ishte një vend ku dyshonin nëse ishe bjonde, sepse bjonde ishte Raffaella Carrà. Njëherë e një kohë, ishte një vend ku italishtja mësohej nga transmetimet e Rai-t, ku Sanremo ishte gjithmonë Sanremo, edhe kur ishim të detyruar ta dëgjonim fshehtas, pasi mbyllnim mirë dyert dhe dritaret”.

Alketa Vejsiu

Nga ana tjetër, Alketa se sot mund të duket absurde, por asokohe ishin çmime që duhej të paguaje nëse jetoje në diktaturë. Ajo falenderoi Italinë, që mbajti gjallë ëndrrat e shqiptarëve. ”Faleminderit Italisë që mbajti gjallë ëndrrat tona në atë epokë të errët. Sepse nuk na braktisët kurrë. Nuk na braktisët kur morëm anijet për të mbërritur në bregun përtej detit për një mundësi më të mirë për të jetuar. Faleminderit Itali, sepse na keni dhënë shumë, na keni ndriçuar rrugën me kulturën, artin, bukurinë dhe muzikën tuaj”.

Mes fjalëve që emocionuan publikun në sallë dhe bënë krenarë miliona shqiptarë që po shihnin festivalin, Alketa foli edhe për tragjedinë e kanalit të Otrantos, në të cilën “u mbyt shpresa për të gjetur ”Tokën e Premtuar” në bregdetin përballë”. Teksa këndonte “Una lacrima sul viso”, në skenë u shfaq artisti italian 74-vjeçar, Bobby Solo.

Sanremo

Monologu i plotë
Na ishte një herë një vend ku të dëgjoje Baglioni-n dhe Celentano-n ishte e ndaluar. Bëheshe armik i popullit. Mund të të kushtonte lirinë, mund të përfundoje në burg. Na ishte një herë një vend, ku të ishe bionde, ishe e dyshuar, sepse bionde ishte Raffaella Carrà. Na ishte një herë një vend, ku mësohej italishtja duke dëgjuar çdo minutë transmetimet e Rai-t, ku Sanremo ishte gjithmonë Sanremo, edhe kur ishim të detyruar ta ndiqnim fshehurazi, pasi kishim mbyllur mirë dyert dhe dritaret.

Faleminderit Itali, sepse na ke dhënë shumë. Ke ndriçuar rrugën tonë me kulturën, artin, bukurinë dhe muzikën tënde. Nëse jam sonte këtu, në këtë skenë, është për të thënë faleminderit Sanremo, sepse për të gjithë ne që të kemi ëndërruar përtej detit, nuk je vetëm tempulli i këngës, por edhe një simbol. Një shembull integrimi, ku një djalë i ri, i nisur me anije, që zbarkoi këtu në Itali, realizoi atë që mund të dukej e pamundur, të fitonte festivalin. Ai djalë që është tanimë një emër i madh i muzikës italiane, quhet Ermal Meta. Me fitoren e tij në vitin 2018, ai ekzaltoi shpirtin dhe krenarinë e shqiptarëve.

Duket absurde, por ky ishte vërtet çmimi që duhet të paguaje, nëse jetoje në vitet e diktaturës. Unë jam sot këtu për të thënë faleminderit. Faleminderit Itali, që mbajte ndezur ëndrrat tona në atë epokë të errët. Sepse ju nuk na braktisët kurrë. Nuk e bëtë kur kishim nevojë, kur merrnim anijet për të kaluar kufirin, në mënyrë që të kishim, më në fund, mundësinë për të jetuar.

Ne nuk bëjmë gjithmonë tifo për muzikën tuaj, por për gjithçka që ju përket.Ne, edhe në botërorin e futbollit, sa herë që të kaltërit shënojnë gol, e shohim si një gol edhe për ne.

Muzika nuk i njeh kufijtë që ndajnë popujt dhe kombësitë.Muzika nuk ndërton mure dhe nuk krijon diga.

Muzika nuk ka nevojë për pasaporta, flamuj, thjesht përhapet dhe i këndon dashurisë, ëndrrave, jetës dhe na mëson të fluturojmë.

Sot që vendi im është pjesë e familjes së madhe europiane, unë fluturova për këtu, për të qenë brenda ëndrrës sime.