Mbrëmjen e djeshme Vlora u trondit nga një ngjarje e rëndë, nëna 27-vjeçare e dy fëmijëve të mitur, Antika Bylyshaj Velaj ra nga kati i gjashtë i një pallati, duke ndërruar jetë tragjikisht.
Antika, e cila mbylli sytë përgjithmonë në duart e mjekve duke lënë pas dy vegjëlit e saj, do të përcillet nesër për në banesën e fundit.
Familjarët lajmërojnë se nisja do të bëhet që nga shtëpia e tyre në orën 12:00, drejt varrezave të qytetit.
Kujtojmë se sipas raportimeve, thuhet se familjarët e saj kanë pasur dyshime se së fundi e reja kishte shfaqur shenja depresioni, por edne nuk ka një zbardhje të plotë të ngjarjes nga autoritetet.
Duket se veç demokratëve të Berishës, protestës në ditën e 11-të të saj i është bashkuar edhe profesor Pilinçi, i cili nuk u mjaftua vetëm me mbështetjen për tubimin në Tiranë.
Në një prononcim për mediat, Pilinçi deklaroi se jo vetëm që qëndron pas protestës aktuale para Kryeministrisë, por se është i angazhuar edhe në organizimin e protestave të tjera në rajon, përfshirë atë të studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut.
I pyetur për synimet e tij politike, profesori shkoi edhe më tej, duke shpallur se Edi Rama “ka rënë” dhe se ai vetë e ka tashmë gati qeverinë teknike.
Kështu, protesta që nisi për Zvërnecin duket se ka hyrë në një fazë të re: pas ambientalistëve, opozitarëve, konspiracionistëve dhe demokratëve të mobilizuar, tani ka edhe një qeveri teknike në pritje, të paktën në imagjinatën politike të profesor Pilinçit.
Nuk kane as nder, as dinjitet, as turp, as familje sepse e majta ekstreme mjet beteje dhe ekzistence ka te jetuarin ne bashkesi dhe pushken. Argumenti, llogjika, libri dhe cdo forme e dijes jane armiqte me te medhenj te tyre.
Ne mungese te pushkes perdorin sharjet, denigrimin, poshterimin, ofendimet, TQR dhe gjithe arsenalin e vulgut, haxhiqamilisteve, rrugaceve, anonimeve, injoranteve, fondamentalisteve, shpifesve, dhe pjeses me te ulet te shoqerise sone qe fshihet ne llogoret e FB.
Per ta ka vetem nje bote, bota e tyre. Po nuk mendove dhe veprove si ata, ne perputhje me nenin 55 per agjitacion e propogande, duhesh damkosur, poshteruar, diskredituar nese nuk te jepet mundesia per ta internuar dhe pushkatuar.
Një debat ka nisur ditën e sotme në rrjetet sociale mes gazetarit Bledi Mane dhe influencueses Dea Mishel. Gjithçka nisi pas një postimi që Mane kishte bërë në profilin e tij në “Instagram” për Dean. Kjo e fundit ka bërë këto ditë disa reagime në lidhje me protestën që po zhvillohet në Tiranë dhe jo vetëm, kundër projektit të Zvërnecit.
Në postimin e tij, gazetari shkruante se ‘nëse revolucioni ka mbetur në dorën e Dea Mishelit, ai do të bëjë plazh nudo’.
Kundërpërgjigja e Dea-s ishte me tone mjaft të ashpra, ku ajo e pyet se sa lek ka marrë për postimin e tij.
Mane menjëherë ka bërë një tjetër postim në “Instastory” ku i drejtohet asaj që të replikojë me humor dhe sarkazëm, ose në të kundërt edhe ai do të përdorë një gjuhë tjetër.
Protesta qytetare në bulevard shënoi ditën e saj të dhjetë radhazi të martën. Me qindra qytetarë u mblodhën sërish në shesh për të vijuar tubimin kundër qeverisë, duke këmbëngulur në kërkesat e tyre për ndryshim politik dhe duke dëshmuar një qëndresë të palëkundur.
Në mesin e folësve të kësaj dite ka qenë edhe aktori i njohur i humorit, Gent Bejko, i cili ka mbajtur një fjalim me tone mjaft të forta dhe kritika të ashpra ndaj të gjithë klasës politike shqiptare përgjatë viteve. Sipas Bejkos, zhgënjimi i qytetarëve i ka rrënjët e thella që nga periudha e tranzicionit pas viteve ’90, kohë kur sipas tij, ndryshimet politike dështuan të sillnin transformimin e shumëpritur.
Aktori ka lidhur eksodin e shqiptarëve dhe emigrimin e tij personal pikërisht me mungesën e besimit te sistemi aktual.
“Menduam se ndryshoi regjimi në 1990, por regjimi nuk ka ndryshuar, janë të njëjtët. Duan të na përçajnë, duan të fusin lloj-lloj gjërash këtu, por ne nuk përçahemi, nuk bëhemi pis. Ika nga Shqipëria sepse nuk doja t’ia shisja shpirtin të keqes. Këta ia kanë shitur shpirtin të keqes, nga Berisha tek ky”, deklaroi Bejko përpara turmës.
Në mbyllje të fjalës së tij, Bejko lëshoi një thirrje të prerë drejtuar qytetarëve që të mos tërhiqen dhe të vijojnë qëndresën, pavarësisht presioneve apo përpjekjeve për dekurajim.
“Nuk mund të tallen me ne. Këta thonë se do na fusin në Evropë. Ne jemi Evropa. Ne nuk jemi të shitur. Ata janë të shitur. Ne do të flasim, do të bërtasim, nuk do të heshtim”, përfundoi ai, i shoqëruar nga duartrokitjet e protestuesve që mbushën sheshin në këtë ditë të dhjetë të tubimit.
Dy turistë gjermanë janë zhdukur në zonën e thellë malore të Polisit, në territorin e Bashkisë Librazhd, ndërsa prej rreth 48 orësh nuk ka asnjë kontakt me ta.
Sipas informacioneve paraprake, kontaktet janë humbur edhe me guidën që i shoqëronte gjatë udhëtimit në zonën malore.
Pas marrjes së njoftimit,emergjencat civile dhe banorë të zonës kanë ndërmarrë operacionin e kërkimit në këtë terren të vështirë malor ku siç mësohet valët e linjave telefonike janë problem.
Ish-ministri dhe avokati Ylli Manjani ka reaguar lidhur me debatet e krijuara pas komenteve të tij për protestat e zhvilluara para Kryeministrisë. Manjani pretendoi se deklaratat e tij janë nxjerrë jashtë kontekstit dhe janë përdorur për të nxitur reagime negative ndaj tij.
Ai akuzoi një strukturë që, sipas tij, lidhet me ish-kryebashkiakun Erion Veliaj, për shpërndarjen e mesazheve të tilla, megjithëse pranoi se nuk disponon prova që e lidhin drejtpërdrejt Veliajn me këtë veprim.
“Për shkak të këtij konstatimi që bëra në rrjetet sociale mora personalisht një lumë sharjesh. Vetëm sepse thashë me zë të lartë se protesta është politike, sepse është politike. Nuk është turp të jetë politike.
Për këtë arsye mora sharje me libër shpie dhe kundër këtyre sharësve, jo protestuesve, unë nuk kam sharë protestuesit, u jam përgjigjur personalisht, shqiptarisht, burrnisht sy për sy sharësve të cilët e kanë bërë huq këtë punë që çdo kënd që ka një mendim dhe e thotë publiksht u përgjigjen me sharje unë dhe familja ime nuk e meritojmë këtë gjë.
Protestuesit nëse kanë ndonjë problem me robtë e shtëpisë së Edi Ramës le të vazhdojnë me Ed Ramën po unë nuk u kam ndonjë borxh, nuk jam kryeministri, nuk jam në politikë.
Pas këtij reagimi organizatorët e njohur, janë të njohur në Tiranë i ka krijuar Erion Veliaj, është struktura e Erion Velisë, nuk e di nëse është Veliaj pas kësaj gjëje nuk kam prova ta them këtë gjë po është ajo strukturë e cila shkëput nga konteksti thënie të mia publike për të nxitur urrejtje te turma.
Këtë e konsideroj krim e përsëri dhe njëherë nëse këtyre emocioneve të protestuesve iu shërbejnë robtë e shtëpisë sime për të zgjidh hallet e tyre le të vazhdojnë mua aq më bën, por nuk është e ndershme, nuk është e drejtë, nuk është e rregullt”, tha Manjani.
Kur optimizmi dhe shpresa për të ardhmen zgjoi vetëdijen e shoqërisë, shqiptarët protestuan duke shembur regjimin totalitar.
Ajo energji e madhe sociale fatkeqësisht shumë shpejt u shpërbë, sepse hija e të shkuarës qeverisi vendin, duke yshtur vetëm pak vite më pas një konflikt dramatik social me pasoja lënguese të stërzgjatura.
Dielli i Shqipërisë ka filluar të lindë andej nga perëndon, ndaj media ndërkombëtare si BBC, CNN, New York Times etj, pasqyrojnë kronika dhe editoriale të një realiteti të ri. Fakti që vendi është në vëmendjen e opinionit mediatik nga më të rëndësishmit, është efektivisht tregues i faktorizimit të tij.
Patriotizmi në jetën e përditshme, nga secili prej nesh, ka mundësi të përshfaqet në shumë forma.
Nga mënyra si i qasemi njëri tjetrit në radhë të parë, deri te mënyra si respektojmë punën dhe detyrën, shtetin dhe përfaqesuesit, të cilët i kemi zgjedhur vetë. Heshtja e jo-protestuesve ka dy pjesë të kësaj kategorie. Në rastin konkret, ata që përqafojnë kërkesat apo synimet e pretenduara pa qenë të pranishëm në protestë. Dhe pjesa tjetër, në arsyetimin, vizionin dhe interesat e veta, duke mos qenë dakord.
Është e rëndësishme që të gjitha këto kategori, të respektojnë qasjen e njëra tjetrës. Intimidimi me motive patriotike të njërit grupim për një grupim tjetër, po merr një trajtë të panevojshme.
Vendosja në sfond të kërkesave të shprehura të këngëve ose shfaqejeve me kontekst patriotik të fillim shekullit të kaluar, është një dalje nga konteksti dhe aspak proporcionale me realitetin.
Shqipëria është prej shumë kohësh tashmë jashtë diskutimit për rrezikun e cënimit të integritetit territorial dhe është duke forcuar si asnjëherë më parë, në konceptin modern të fjalës, identitetin e vet kombëtar.
Duke thënë këtë, asnjëherë nuk duhet hequr nga vëmendja interesat jo miqësore, jo dashamirëse, konkurruese, me karakter socio-ekonomik dhe madje deri etnik, por mënyra e zgjidhjes së kontradiktave të këtij karakteri, nuk është vetëm manifestimi i simboleve kombëtare. Kam parasysh flamurin, shqiponjën me duar, këngët patriotike dhe përdorimin e emocioneve atdhetare.
E kundërta është ajo që këtë ballafaqim e përshtat me modernitetin e kohës. Pra, është përafrimi i interesave, qofshin edhe politike, në përpjekje të përbashkëta për forcim ekonomik, për ngritje të nivelit konkurrues brenda dhe jashtë vendit, dhe të një investimi jo vetëm shpirtëror nga gjithsecili prej nesh për përparimin e pakthyeshëm të vendit.
Në kohën që jetojmë, komunikimi në rrjetet sociale është bërë i zakonshëm dhe i nevojshëm, prandaj nuk duhet të lejojmë që përdorimi i tyre t’iu shërbejë ndasive në mesin tonë. Mund t’i shërbejë padyshim këmbimit të opinioneve, përvojave, ideve dhe rrahjes së mendimeve, por jo të jetë arenë virtuale e fyerjeve apo linçimeve të pashëndetshme.
Qasja ultimative ndaj problematikave që ka jeta jonë, vetëm sa cënon rregullat demokratike. Në sistemin shoqëror që bashkë prej 35 vitesh kemi zgjedhur, vullneti i gjithsecilit e përjashton ultimatumin dhe ne kemi marrë përsipër të gjithë së bashku që të korrigjojme gabimet e së kaluarës, që kanë tentuar ta tjetërsojnë pikërisht këtë vullnet.
Demokracitë e konsoliduara janë të tilla, pikë së pari, pikërisht sepse kanë gjetur mekanizma dhe instrumente, që gjithnjë e më shumë kanë përjashtuar tendencat për deformime.
Shqipëria është e re, rritet mes vështirësish të trashëguara dhe nga ato që eventualisht krijohen nga vetë ne, nga qeverisja, nga opozita, nga media, nga politikat dhe detyra e vetme që i mbetet kësaj shoqërie, është që Shqipërinë ta bëjë gjithnjë e më moderne.
Së pari në mendësi. Në hapësira bashkëpunimi me vizion e në kontribute sa më të shtrira e produktive në çdo fushë të jetës. titull
Nga Arben Malaj, ish ministër i Ekonomisë dhe Financave
Ishulli i Sazanit – Siguria kombëtare vlen miliarda dollarë më shumë se investimet elitare Bashkëjetesa e biznesit me ushtrinë është e mundur, por vetëm atëherë kur shteti : (i) nuk e shet sovranitetin, (ii) nuk e demton mbrojtjen e vet (iii) e përdor kapitalin privat për të mirëmbajtur asetin ushtarak, (iv) jo për ta zëvendësuar atë me resorte luksoze për elitën.
Kjo qeveri ka cenuar disa elemente kritike të sigurisë sonë kombëtare për t’i vënë ato në dispozicion të oligarkëve të saj.
Ndërkohë, të gjitha vendet e tjera, duke filluar nga SHBA-ja, po rishikojnë rikthimin dhe integrimin e aseteve strategjike të mbrojtjes kombëtare si pjesë integrale të forcës së tyre mbrojtëse.
Projekt vendimi i qeverisë shqiptare për të nxjerrë Ishullin e Sazanit nga infrastruktura e mbrojtjes kritike dhe për t’ia kaluar kompanisë nje kompani private për një resort turistik luksoz, ka ndezur një debat të thellë gjeopolitik.
Përtej retorikës së “investimeve miliardere” dhe “turizmit elitar”, ky hap prek drejtpërdrejt : (i) sigurinë kombëtare, (ii) historinë dhe (ii) peshën tonë strategjike në NATO.
Për shkak të pozicionit të tij nevralgjik në Kanalin e Otrantos, Sazani ka qenë gjithmonë i lakmuar nga fuqitë e mëdha, duke u konsideruar si një “aeroplanmbajtëse natyrore” që kontrollon hyrjen në Adriatik.
Rëndësia e tij epokale përshkruhet mjaft mirë nga dy thënie të periudhave të ndryshme. Në shekullin e XVII, kronikani dhe gjeografi i njohur venedikas, Pjetër Koroneli, do të shkruante se : “Kush zotëron Sasanin, mban në dorë çelësin e të gjithë komunikimit detar midis Gjirit të Venedikut dhe pjesës tjetër të Mesdheut.”
Gjate komunizmit Hoxha do te shprehej se: “Çelësat e Kanalit të Otrantos i kemi ne; Sazani dhe Karaburuni janë muret e pathyeshme të socializmit.”
Nën këtë paranojë të rrethimit ushtarak, regjimi komunist e ktheu ishullin prej 5.7 km² në një postbllok të blinduar të Traktatit të Varshavës.
Me kosto jashtëzakonisht të rënda financiare dhe njerëzore për ekonominë e varfër shqiptare, Sazani u shpua si një “djathë zviceran”.
U ndërtuan mbi 3,600 bunkerë (rreth 600 për km²) dhe kilometra të tërë tunele nëntokësore, të projektuara për t’i rezistuar (i) sulmeve bërthamore e kimike, (iii) me vendstrehime nënujore për nëndetëse e katera silurues.
Në kulmin e tij, ishulli funksiononte si një qytet autonom me rreth 10,000 banorë, i pajisur me pallate, spital, shkollë dhe depo ushqimore për t’i rezistuar rrethimit për muaj të tërë.
Sot, ekspertët e mbrojtjes dhe inteligjencës ushtarake alarmojnë se ky projekt shkon përtej turizmit.
Në epokën e luftërave hibride dhe kërcënimeve asimetrike, çmilitarizimi i Sazanit përbën një “verbim” vullnetar të Kanalit të Otrantos, duke i hequr vendit një pikë kritike kontrolli fizik dhe vëzhgimi radarik.
Kthimi i ishullit në një zonë private të frekuentuar nga jahte dhe avionë të pakontrolluar mirë në rrugë ushtarake rrezikon të krijojë një “vrimë të zezë” inteligjence në krahun jugor të NATO-s.
Për më tepër, projekti mbart një rrezik kritik për Parkun Kombëtar Detar Sazan-Karaburun, një ekosistem unik që mbijetoi pikërisht sepse ishte zonë ushtarake e mbrojtur.
Ndërsa SPAK ka nisur verifikimet mbi procedurat e pronësisë, pyetja që mbetet është:
A po sakrifikohet një aset i pazëvendësueshëm i sigurisë kombëtare dhe një dëshmi e sakrificës sonë historike
për përfitime politike dhe financiare të përkohshme të një elite të ngushtë?
Pervoja tregon se edhe ne ish zonat ushtarake mund te behen investimeve private por kurre duke ja kaluar nje baze ushtarake nje manaxhimi privat por thjeshte duke e lejuar te investoje.
Në praktikën ndërkombëtare ekzistojnë raste kur brenda territoreve ushtarake lejohen projekte private apo bashkëpunime publike-private (PPP).
Megjithatë, ndryshimi thelbësor me rastin e Sazanit është se këto vende: (i) “nuk e nxjerrin territorin nga infrastruktura e mbrojtjes”, (ii) nuk ia ndryshojnë destinacionin strategjik dhe (iii) misioni i sigurisë kombëtare mbetet parësor, duke pasur kontroll të plotë ushtarak mbi çdo lëvizje.
Ky model ndërkombëtar njihet si “Bashkëjetesa Strategjike” (Dual-Use Infrastructure) dhe funksionon përmes kritereve shumë të rrepta. Ja disa raste konkrete nga vendet e tjera se si mund të bëhet kjo pa cenuar sigurinë:
Modeli i Presidios në San Francisko (SHBA) Presidio ka qenë një nga bazat ushtarake më të rëndësishme në bregdetin perëndimor të SHBA-së.
Si funksionon: Kur ushtria amerikane vendosi se nuk i duhej më i gjithë kapaciteti i bazës, ajo nuk u privatizua për t’u bërë resorte me vila të mbyllura.
Toka iu kalua një besimi publik (Presidio Trust) në bashkëpunim me Shërbimin e Parqeve Kombëtare.
Projekti privat: Aty u lejuan biznese private, hotele historike, qendra kërkimore (si ato të Lucasfilm) dhe restorante.
Siguria dhe Misioni: Çdo projekt privat është me qira afatgjatë dhe shteti mban pronësinë absolute.
Në rast emergjence apo krizë kombëtare, ushtria dhe qeveria federale kanë të drejtën ligjërore të rimarrin kontrollin e plotë të menjëhershëm të çdo objekti brenda 24 orëve.
Bazat Detare në Mbretërinë e Bashkuar (p.sh., Portsmouth) Portsmouth është një nga bazat më të mëdha detare të Royal Navy (Flotës Mbretërore Britanike).
Si funksionon: Brenda territorit të bazës funksionon një zonë e madhe tregtare dhe turistike e quajtur “Gunwharf Quays” dhe Portsmouth Historic Dockyard, ku operojnë qindra biznese private, dyqane, hotele dhe muze.
Siguria dhe Misioni: Hapësira menaxhohet me një sistem të rreptë sigurie të ndarë në zona. Bizneset private zhvillohen në zonat e deklasifikuara, por ato janë nën vëzhgimin 24-orësh të policisë ushtarake.
Misioni i mbrojtjes nuk cenohet sepse porti ushtarak ngjitur vazhdon të mbajë nëndetëset dhe aeroplanmbajtëset e NATO-s. Kontrolli i hyrje-daljeve detare mbetet 100% në duart e ushtrisë.
Modeli i Ishujve Ushtarakë në Finlandë (p.sh., Ishulli Örö) Finlanda ka pasur dhjetëra ishuj të militarizuar fort gjatë Luftës së Ftohtë për t’u mbrojtur nga Bashkimi Sovjetik, plot me bunkerë dhe artileri të rëndë bregdetare (shumë i ngjashëm me Sazanin).
Si funksionon:
Ishulli Örö u hap për turizmin e qëndrueshëm dhe bizneset private (hotele të vogla eko-turistike, guida, restorante në ish-godinat e ushtarëve).
Siguria dhe Misioni: Ushtria finlandeze nuk hoqi dorë nga ishulli. Forcat e Mbrojtjes të Finlandës mbajnë ende zonat e tyre të mbyllura në ishull, sistemet e radarëve të integruar në NATO dhe kryejnë stërvitje të rregullta ushtarake aty.
Turizmi privat thjesht “bashkëjeton” me mbrojtjen nën rregulla ku ushtria ka fjalën e fundit për çdo leje.
Ku ndryshon Sazani nga këto modele? Nëse qeveria shqiptare do të zbatonte këto modele të vendeve të NATO-s, projekti i Sazanit do të dukej krejt ndryshe:
Pronësia dhe Kontrolli: Ishulli nuk do t’i falej apo kalonte në menaxhim ekskluziv një kompanie private për të ndërtuar vila luksoze të mbyllura. Bizneset private do të merrnin vetëm godina specifike me qira afatgjatë (leasing) pa pasur të drejtë mbi territorin.
Ruajtja e Funksionit Ushtarak: Forcat tona Detare do të mbanin të hapur bazën e tyre, stacionin e radarit të NATO-s dhe tunelet nëntokësore si një aset strategjik aktiv. Turistët do të vizitonin pjesët e lejuara, por ishulli do të mbetej de jure dhe de facto zonë ushtarake.
Transparenca dhe Ligji: Ndryshimi i ligjeve të mjedisit brenda natës për t’ia përshtatur dëshirave të një investitori të vetëm privat nuk ndodh në vendet demokratike, ku çdo PPP ushtarake kalon nëpër filtra të rreptë të komisioneve të mbrojtjes në Parlament.
Një debat i ashpër virtual është zhvilluar mes deputetes së Partisë Socialiste, Zegjine Çaushi dhe influenceres së njohur, Dea Mishel Hoxha.
Shkak për përplasjen është bërë qëndrimi i hapur i blogeres kundër kryeministrit Edi Rama, lidhur me sulmet e tij ndaj figurave të rrjeteve sociale që kanë mbështetur protestat në kryeqytet.
Dea Mishel ka publikuar mesazhin e deputetes ku ofendon duke i dërguar një dy foto krahasuese të blogeres.
“Të bësh ironi ti shëmtirë është fundi i botës”, i ka shkruar deputetja Deas, ndërsa kjo e fundit i është përgjigjur duke i thënë se është fiks ashtu siç e kishte pritur, një “analfabete funksionale”.
Aksi Librazhd-Përrenjas është bllokuar sërish ditën e sotme. Shkak për bllokimin e këtij aksi janë bërë reshjet intensive që kanë përfshirë këtë zonë, pasditen e sotme.
Mësohet se si pasojë e këtyre reshjeve, një pjesë e rrugës pranë Përrenjasit është përmbytur dhe ka orani të inerteve në rrugë, duke e bërë të pamundur lëvizjen normale të mjeteve, ku janë shkaktuar radhë të mëdha.
Bëhet me dije se disa automjete kanë mbetur të bllokuara në zonë, ndërsa dyshohet për dëme materiale në më shumë se 10 prej tyre.
Ndërkohë Autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve të shmangin udhëtimin në këtë segment deri në përmirësimin e kushteve atmosferike dhe pastrimin e plotë të rrugës nga inertet.
Ndërsa në terren ndodhen edhe ekipet emergjencës, të cilat po punojnë për normalizimin e situatës dhe rikthimin e qarkullimit në një nga akset më të rëndësishme në vend.
Po ashtu raportohet se i bllokuar ka mbetur edhe aksi Moglicë-Gramsh, për shkak të inerteve që kanë rënë pas shiut të dendur. Ndëra bëhet me dije se mjetet e kompanisë nënkontraktore po bëjnë pastrimin e rrugës me qëllimin normalizimin e situatës.
“Kështu e gjetëm. Ne notuam deri në ishull, bëmë një shëtitje zbathur deri në majë dhe thjesht u mahnitëm. Dhe gjatë shumë viteve, zhvilluam mundësinë për të ndihmuar në realizimin e potencialit të tij”.
Nëse gruaja që ndante dëshirën e saj për të përmirësuar një ishull të huaj do të kishte zbritur nga një varkë kontrabandistësh, ëndrra e saj do të ishte shkatërruar në një nga ato qendrat e paraburgimit të emigrantëve që qeveria shqiptare ka ndërtuar së fundmi me Italinë.
Por varka në fjalë ishte një jaht multimiliona dollarësh dhe gruaja që ecte zbathur deri në majë ishte Ivanka Trump. Realizimi i ëndrrës kërkonte vetëm thirrjen e kryeministrit të vendit, Edi Rama, dhe ofrimin vullnetar të bashkëshortit të saj, Jared Kushner, dhe një prej kompanive të tij për të shndërruar një zonë të mbrojtur të jetës së egër në pasuri të paluajtshme luksoze.
Qeveria shqiptare këmbëngul se nuk është arritur asnjë marrëveshje.
Por as nuk e ka fshehur entuziazmin. Kush mund ta fajësojë? Pas dekadash tranzicioni nga komunizmi në kapitalizëm dhe negociatave të zgjatura të pranimit në BE, Shqipëria ka humbur më shumë se 1.2 milion qytetarë të saj për shkak të migrimit. Ajo ka nivele të ulëta prodhimi, një sektor bujqësor që ka nevojë urgjente për modernizim dhe një sektor të arsimit të lartë në krizë që nga privatizimi i universiteteve të viteve 1990.
Pa kapital industrial, financiar apo njerëzor për të ofruar në tregun global, e vetmja gjë që ka mbetur për t’u shitur është natyra. Edhe turizmi, i cili kohët e fundit është në rritje, ka kërkuar një fushatë të përbashkët qeveritare për të përmirësuar imazhin e vendit.
Zhvillimi i qëndrueshëm dhe mbrojtja e mjedisit janë të lehta për t’u kërkuar, por të kushtueshme dhe të vështira për t’u realizuar. Nën globalizimin konkurrues, pasuritë e paluajtshme dhe turizmi luksoz gjenerojnë rritje më të shpejtë, edhe nëse ato rrisin pabarazinë dhe shterojnë burimet natyrore. Modelet që ofrohen janë ato që vendet më të pasura i provuan 30 vjet më parë dhe tani pendohen.
Shqiptarët e dinë se spekulimi me pasuri të paluajtshme pa mbështetje shtetërore do të thotë që qytetarët e zakonshëm do të kenë vështirësi të blejnë një apartament ose të paguajnë qiranë.
Ata e dinë se turizmi luksoz do të thotë që pushimet në vendin tuaj do të bëhen një privilegj për pak veta. Pa sindikata për të cilat mund të flitet dhe një lëvizje punëtore që shfaqet vetëm në pamjet e epokës komuniste të paradave të 1 Majit, kushtet e punës janë aq shfrytëzuese saqë vetëm ata nga vende edhe më të dëshpëruara janë të gatshëm të marrin punët që lindin.
Shqiptarët thjesht paketojnë gjërat e tyre dhe shpërngulen në vende të tjera, të përballur me abuzim dhe ksenofobi. Ata mbajnë kokën ulur, duke e ditur se është çmimi që duhet të paguajnë për një të ardhme për fëmijët e tyre.
Në maj 2025, Partia Socialiste në pushtet fitoi zgjedhjet për herë të katërt.
Me afërsisht 44%, pjesëmarrja ishte në një nivel historikisht të ulët, pavarësisht zgjerimit të votës për shqiptarët e diasporës për herë të parë. Nuk pati asnjë manifest zgjedhor, asnjë debat parimor me opozitën (lideri i së cilës, Sali Berisha, u shfaq kryesisht i përshkruar si një buf në mediat sociale qeveritare). Në një vend ku më shumë se 90% e qytetarëve mbështesin integrimin evropian, mjaftoi të mbusheshin tabela reklamuese me fotografi të pasaportave evropiane dhe të shkruhej me një datë të vetme: anëtarësimi deri në vitin 2030.
Kjo është ana tjetër e integrimit evropian: kritika ndaj qeverisë bëhet kundërshtim ndaj vetë Evropës. Nuk ka zgjedhje midis vizioneve konkurruese të shoqërisë, vetëm midis menaxherëve të ndryshëm të së njëjtës trajektore të pashmangshme. Me politikën e reduktuar në sundim teknokratik, e vetmja lente përmes së cilës mund të lexohet konflikti politik është “korrupsioni”: sikur shoqëritë postkomuniste ta mbanin atë në gjak, sikur problemi të ishin shkeljet individuale dhe jo vetë rregullat.
Për shumë vite, shqiptarët e pranuan këtë me të njëjtin fatalizëm që pranon një fatkeqësi natyrore. Tani, të rinjtë po kundërshtojnë. Protestat aktuale përfshijnë një ligj të kohëve të fundit mbi investimet strategjike, i cili përforcon kapjen oligarkike të shtetit. Kjo u përshkallëzua kur makineritë e rënda u zhvendosën në një ligatinë bregdetare të mbrojtur dhe një video virale tregoi roje private sigurie duke rrahur një protestues, ndërsa policia shtetërore qëndronte pranë.
Një brez i mësuar të mendonte se pyetjet e vetme janë se sa shpejt të ndërtohet infrastruktura për turizmin, sa shpejt të integrohet në BE, sa me efikasitet të tërhiqen investimet, tani pyet: a duhet të jetë kështu? A duhet të jetë demokracia sundimi i një grushti super të pasurish?
Është një shembull frymëzues i aktivizmit qytetar që nuk e kisha parë që nga rënia e komunizmit, dukshmëria ndërkombëtare e të cilit pa dyshim ndihmohet nga vëmendja e medias ndaj familjes Trump.
Por pse tani? Opozita u përpoq më kot për vite me radhë të mobilizonte publikun kundër, e pra, “korrupsionit”.
Zjarre janë ndezur në Parlament dhe kokteje molotov janë hedhur në ndërtesat qeveritare. Por, në rastin e Kushner, opozita është në një mendje me qeverinë. Ndoshta kjo është ajo që i mundësoi mijëra të rinjve të vërshonin rrugëve: siguria se mosbindja nuk do të kapet. Është prekëse t’i shohësh ata duke kënduar, kërcyer, duke pastruar rrugën pas protestave dhe duke u dhënë lule policisë. Ndryshe nga opozita e vjetër, ata nuk po heqin dorë nga shteti, por këmbëngulin se ai u përket atyre.
Në vitet e fundit, përgjigja ndaj heqjes së të drejtës politike në Evropën postkomuniste ka qenë rritja e lëvizjeve ksenofobike.
Vetëm e djathta ekstreme korri përfitimet e protestave kundër sistemit. Rasti i Shqipërisë vërteton se një lloj tjetër mobilizimi është i mundur. Larg nacionalizmit regresiv apo nostalgjisë, thirrja e vetme e lëvizjes për t’u mbledhur, “Shqipëria nuk është në shitje”, pasqyron diçka që qeveria socialiste ka harruar: se vetërespekti është parakushti për t’u respektuar nga të tjerët, dhe se një popull i gatshëm të shesë shpirtin e tij për investim do të zbulojë, në fund, se shpirti ishte e vetmja gjë me vlerë që kishte.
Ka diçka të admirueshme dhe të brishtë në lidhje me një lëvizje pa udhëheqës, pa program, pa infrastrukturë për ta mbështetur atë në planin afatgjatë.
Lëvizjet pa udhëheqës janë më të vështira për t’u kooptuar, por më të lehta për t’u infiltruar dhe shpërndarë. Për të qenë efektive, ato duhet të kalojnë nga rezistenca në propozim, duke gjetur unitetin politik të shtypur duke u mbledhur rreth një kauze të vetme.
Megjithatë, për sa kohë që politika demokratike kapet nga pakica e pasur, politikanët vijnë e shkojnë, gjyqet kundër korrupsionit kënaqin dëshirën për të ndëshkuar dhe aktivizmi qytetar jep iluzionin e ndryshimit. Një nga një, shoqëritë e gjejnë veten në të njëjtat paradokse të zhvillimit kapitalist.
Sfida nuk është vetëm se si të zëvendësohen individët, por si të ndërtohet një sistem i ri.
Megjithatë, për një herë, Shqipëria nuk ka nevojë të arrijë Evropën – ajo mund të udhëheqë. Një brez i gatshëm të mobilizohet për një model alternativ zhvillimi, një që refuzon kapjen oligarkike dhe lidh mbrojtjen e mjedisit me legjitimitetin demokratik, nuk duhet të ketë frikë, por të festohet. Në vend që të bëhet “si pjesa tjetër e Evropës”, siç thoshte slogani i vjetër, Shqipëria mund t’i japë kontinentit të vjetër një mësim për vetërespektin.
Nga informacionet mësohet se 59-vjeçari Bilal Mullalli është kapur pak më parë nga policia në kryqëzimin e fshatit Dishnicë. Ai mbante armën pistoletë në makinë, ndërsa mësohet se është person me precedentë të mëparshëm penalë.
Mullalli është banues në fshatin Zëmblak të Maliqit.
Nga informacionet e policisë ai prej pak kohësh dyshohej se mbante armë zjarri dhe u arrestua sot gjatë një operacioni të Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë.
Reagim nga disa qytetare qe kane shkruar ne redaksine e KorcaBlog.com
Të dashur qytetarë që po protestoni në Tiranë,
Një thirrje e qartë për të gjithë: mos prekni asnjë flamur të asnjë kombi. Nuk kemi asnjë konflikt me asnjë flamur, as me asnjë popull dhe as me asnjë shtet.
Nëse dikush përpiqet të provokojë, të djegë, të grisë ose të përdhosë flamuj të çfarëdo vendi, mos u bëni pjesë e atyre veprimeve. Qëndroni të qetë dhe distancohuni nga provokatorët.
Protesta jonë nuk është kundër kombeve, flamujve apo qytetarëve të vendeve të tjera. Protesta jonë është kundër keqqeverisjes, korrupsionit dhe një klase politike që për dekada ka zhgënjyer qytetarët shqiptarë.
Çdo akt vandalizmi ose dhune dëmton kauzën tonë dhe i shërben vetëm atyre që duan ta diskreditojnë protestën. Qytetaria, qetësia dhe respekti për ligjin duhet të jenë forca jonë.
Mesazhi ynë është i qartë: kërkojmë ndryshim politik, përgjegjësi dhe një të ardhme më të mirë për Shqipërinë. Asgjë më shumë dhe asgjë më pak.
Ruani qetësinë, ruani dinjitetin dhe mos lejoni askënd ta devijojë qëllimin.