Category Archives: SPORT

Daja: Ndaj Kukësit kemi nevojë për ndihmën e tifozëve ,hap mbas hapi do të shikojmë se çfarë do të sjellë fundi i kampionatit

Skënderbeu triumfoi ndaj Luftëtarit me rezultatin 2-0 në sfidën e vlefshme për javën e 25-të të Kategorisë Superiore. Trajneri i skuadrës korçare, Ilir Daja, foli pas ndeshjes për emisionin “Gol pas goli”, duke u shprehur:

Na vjen mirë që në ndeshjen e dytë, me një performancë pozitive. Jashanica gjeti golin. Kjo do ta risë moralisht. Na vjen mirë edhe për Mensah, është një djalë i ri me të ardhme. Ndoshta u zhbllokua në këtë ndeshje. Sot ishte goxha meritë e tij te goli, pavarësisht se meritë pati dhe dita te pasimi i saktë.

Ne kemi tentuar që ta ulnim ekipin me këmbë në tokë. Çdo ndeshje ka 3 pikë brenda. Nuk mundet që ekipi të performojë në të gjitha ndeshjet në maksimum. Pozitive është që është kthyer kontigjenti dhe ekipi triumfoi.

Ndaj Kukësit, gjithë grupin e kemi në dispozicion. Përfitoj t’i bëj thirrje të gjithë tifozëve korçarë që të na mbështesin. Do jetë motivim plus për të gjithë ekipin. Hap mbas hapit do të shikojmë se çfarë do të sjellë fundi i kampionatit”, u shpreh Daja.

Humbja në Korçë ka mërzitur shumë lojtarët e Luftëtarit, të cilët pas ndeshjes janë mbyllur në dhomat e zhveshjes dhe i kanë nxjerrë inatin njëri-tjetrit.

Megjithatë, më tepër ka qenë një zënkë për atë që nuk ka shkuar brenda fushës.

Skënderbeu sheh nga Europa,Jashanica kthen qetesine tek Korçarët,vjen fitorja e tretë radhazi

Skënderbeu priti Luftëtarin ditën e sotme për të mbyllur javën e 25-të të Superiores. Bardhekuqtë e Ilir Dajës vijnë në këtë përballje pas 2 triumfesh radhazi, ndërkohë që gjirokastritët janë mposhtur në 3 sfidat e fundit.Fitorja ishte detyrim për bardhekuqte.Skenderbeu i Ilir Dajës, ishte favorit për të siguruar fitoren e tretë radhazi duke pare lart klasifikimit dhe duke kthyer optimizmin per ndeshjen e rradhes ate ndaj kukesit diten e hene ne Korce.

Diferencën e bëri kualiteti i ekipit korçar duke shenuar dy here.Skënderbeu pati edhe shanse të tjera për të trefishuar, por Bregu, Gripshi dhe Krasniqi shpërdoruan. Keshtu bardhekuqte koleksionojnë tre pikë shumë të rëndësishme duke qene më te sigurt në tabelë dhe shohin më tepër nga Europa duke qene në garë për vendet e para.

KOMENTI LIVE:

FT: SKËNDERBEU-LUFTËTARI 2-0

Mensah 18′, Jashanica 61

Përfundon takimi.

85’ Joan Çela shërben te Oshafi brenda zonës, që rrotullohet bukur dhe godet me të djathtën tokazi, por Dajsinani shpëton portën, duke grushtuar në korne.

62’ Aksion me pasime të shpejta i gjirokastritëve, Lika shërben për Açkën, që godet tokazi nga një pozicion diagonal, teksa afër portës është i sapofuturi Oshafi që devijon topin, por Koliçi eviton golin.

61′ GOOOOL SKËNDERBEU 2-0/ Goditje dënimi për Skënderbeun nga një pozicion diagonal, Gripshi kroson në zonë, aty ky Pollozhani del huq me kokë dhe topi shkon në këmbët e Jashanicës, që nuk mendohet dy herë dhe godet me të djathtën, duke mposhtur portierin Shala, 2-0.Sa shumë pritje! Bajram Jashanica gjen golin në Korçë

55′ Goditje dënimi për Skënderbeun nga një pozicion tepër i favorshëm, provon Bregu, gjuajtja e vlonjatit shkon mbi kuadrat.

46′ Starton pjesa e dytë.

Përfundon pjesa e parë.

37’ Rast i artë i Mensah pas një topi të kthyer gabim nga mbroijtësit gjirokastritë, Mensah dhe Bregu shpërdorojnë njëri pas tjetrit, teksa Shala del nga porta dhe në të dyja rastet bllokon topin.

29’ Bregu lëviz mirë në krahun e majtë, driblon Lalën dhe shërben në zonë për Gripshin, që gjuan direkt me të djathtën, por jashtë.

18′ GOOOOOL SKËNDERBEU/ Bregu kombinon me Ditën, që kroson në zonë dhe aty Mensah i vidhet Dukës, duke u zhytur me kokë dhe mposhtur portierin Shala, 1-0 për Skënderbeun.

3’ Bregu kroson në zonë nga një goditje dënimi, Mensah kërcen mbi të gjithë me kokë, por portieri Shala shpëton portën, duke grushtuar në korne.

1′ Ka startuar sfidë në Korçë.

FORMACIONET ZYRTARE:

SKËNDERBEU: Koliçi, Pollozhani, Jashanica, Imami, Mekshi, Mara, Dita, Daja, Gripshi, Bregu, Mensah. Trajner: Ilir Daja.

LUFTËTARI: Shala, Lala, Dragoshi, Duka, Isufi, Açka, Hyseni, Lika, Dushkaj, Çelaj. Mehmetllari. Trajner: Neritan Novi.

Klisifikimi pas javes se 25

I gjithë grupi në dispozicion, ja si pritet të rreshtohet Skënderbeu ndaj Luftëtarit

Do të luhet në Korçë sfida mes Skënderbeut dhe Luftëtarit e vlefshme për javën e 25-të të Kategorisë Superiore. Bardhekuqtë e Ilir Dajës vijnë në këtë përballje pas 2 triumfesh radhazi, ndërkohë që gjirokastritët janë mposhtur në 3 sfidat e fundit.

E veçanta e kësaj jave është fakti që trajneri i Skënderbeut do të ketë të gjithë ekipin e plotë në dispozicion. Por pavarësisht kësaj duket se Pëllumbi, Elezi, Ndeki dhe Krasniqi ende nuk janë gati për të startuar nga minuta e parë takimin. Të katër këta lojtarë do të jenë në dispozicion, por duke nisur nga stoli.

Për sa i përket formacioneve zyrtare, trajneri i skuadrës korçare ka hedhur nga minuta e parë, Jashanicën,Marën dhe Mensah, ashtu si në ndeshjen ndaj Vllaznisë.

FORMACIONET ZYRTARE:

SKËNDERBEU: Koliçi, Pollozhani, Jashanica, Imami, Mekshi, Mara, Dita, Daja, Gripshi, Bregu, Mensah. Trajner: Ilir Daja.

LUFTËTARI: Shala, Lala, Dragoshi, Duka, Isufi, Açka, Hyseni, Lika, Dushkaj, Çelaj. Mehmetllari. Trajner: Neritan Novi.

Jashanica: Skënderbeu është një klub i madh, premtojmë se do ta mbyllim lart

Priti pa fund dhe duroi gjithçka… Ishte vetëm një gabim njerëzor dhe aspak faji i tij, por u pezullua dhe u “degdis” jashtë ekipit si pasojë e atij vendimi drastik të komisionit të dopingut. Por më në fund ia doli. Bajram Jashanica ia doli të ishte sërish në fushë, me atë fanellë që kishte derdhur djersë e gjak. Ia doli të ishte sërish ai kolosi i mbrojtjes që edhe para 740 ditësh drejtonte prapavijën korçare. Humbi shumë, dy sezone të plota thuajse dhe një transferim në elitën europiane që ato kohë ishte gati, por fitoi shumë më shumë:

Fitoi besimin te vetja, që pas pezullimit ndoshta ishte fshehur diku në karakterin e tij të fortë. Në një intervistë të dhënë pas ndeshjes, Jashanica tregon gjithçka, që nga rikthimi pas dënimit dhe ndjesia e të qenit kapiten te Skënderbeu.

Jashanica mirë se u kthyet te Skënderbeu…

Faleminderit, realisht kisha shumë kohë që e prisja këtë ditë. Kam numëruar çdo ditë që kalonte nga fillimi i atij vendimi e deri ditën që u riktheva.

Sa kohë ishte pritja për ty?

Shumë e gjatë, nuk më ka ndodhur kurrë më parë të pres kaq gjatë. Ishte një makth që nuk dua ta mendoj më se çfarë kam përjetuar gjithë këtë kohë.

Kjo sepse do të mendoni këtë rikthim të bukur?

Kjo ishte pjesa më e lumtur dhe më e bukura në të gjithë këtë kohë. Ishte diçka që më dha besim dhe shpresë për të bërë akoma më shumë përpara. Për më tepër kur kthehesh me një fitore të tillë siç ishte ajo në Shkodër, është një motiv më shumë për të qenë i lumtur.

“Jasha”, jeni rikthyer sërish kështu, i kujdesshëm, i saktë në hapësirë dhe kohë dhe diktues në prapavijë. A patët frikë mos kjo periudhë ju ndryshonte?

Të them të drejtën, ka qenë shumë e vështirë. Ka qenë e vështirë të ruash atë profil lojtari që isha dikur. Ka qenë e vështirë të mbash përqendrimin pas gjithë asaj që kalova. Por karakteri im më bën të jem ky, i fortë dhe stoik para këtyre problemeve. Jam i bindur se do të kthehem më i fortë. Për këtë kam punuar pa fund edhe në stërvitje individuale me orare të zgjatura.

Keni ndaluar kur Skënderbeu ishte i madh, tani gjeni një tjetër ekip apo…?

Skënderbeu ka qenë gjithmonë i madh dhe vazhdon të jetë po ashtu, ai ekip që ka stofin e diktuesit, pavarësisht se gjërat këtë sezon nuk ecën siç duhej në fillim.

Por tani jeni në vendin e gjashtë…

E di, por sezoni nuk ka përfunduar. Jemi ende në lojë dhe tani jemi më të fortë se kurrë. Diferenca është e vogël dhe ne premtojmë se do ta mbyllim lart.

Shumë persona janë befasuar kur ju kanë parë si titullar në Shkodër. Ju vetë e prisnit një gjë të tillë?

Prandaj e thashë më sipër që Skënderbeu është një klub i madh, sepse veç të tjerash di të vlerësojë edhe çështjet humane. Besimi i trajnerit Ilir Daja ka qenë i madh tek unë dhe kjo më bëri që të kem më shumë presion në fillim të ndeshjes sepse nuk doja ta zhgënjeja. Kam qenë i frikësuar se s’kam luajtur dy vite, por ia dola. Me ndihmën e shokëve, ia dola.

Në momentin që prekët topin e parë në fushë, çfarë ndjetë?

E thashë dhe më sipër: frikë. Kisha frikë se ishte një periudhë e gjatë pa luajtur dhe nuk e dija se si do ta përballoja një ngarkesë të tillë. Por më pas doli në fushë ai shpirti i një karakteri të fortë. Kujtova gjithçka, përkrahjen e familjes, ngrohtësinë e klubit, mbështetjen e trajnerëve dhe të Ilir Dajës veçanërisht. U mblodha dhe i thashë vetes që unë mund t’ia dal.

Tani nga vendi i tretë lëvizin vetëm tri pikë…

Duhet të bëjmë mirë ndeshje pas ndeshjeje. Tani radha është e Luftëtarit në një takim në shtëpinë tonë. Duhet të marrim maksimumin në këtë sfidë dhe të shohim më pas ndeshjen e radhës. Nuk e shohim klasifikimin dhe as kalendarin. Ky është çelësi ynë i suksesit.Panorama Sport

 

 

Cristiano Ronaldo fotografohet në Bernabeu – nga vendi ku e po shikon El Clasicon

Cristiano Ronaldo është fotografuar i ulur në pjesën speciale të Santiago Bernabeus në përballjen që Real Madridi po e zhvillon ndaj Barcelonës në kuadër të javës së 26-të në La Liga.

Ylli portugez është për herë të parë në stadiumin “Santiago Bernabeu”, që nga koha kur u largua në drejtim të Juventusit.Fotografi e publikuar tregon CR7-shin e ulur në mes të dy miqve të tij në pjesën e mbyllur si mik special.

Real Madridi ka kaluar në epërsi te dyfishte ndaj Barcelonës .

Me fitoren e sotme, Reali tashmë ngjitet në vendin e parë me 56 pikë, një më shumë se Barca që renditet e dyta.

Kur pritej që takimi të përfundonte, i sapo futuri Mariano Diaz (90+2’) realizoi për të vulosur fitoren e madrilenëve 2-0. Kjo ishte fitorja e 96-të e Los Blancos në përballjet mes tyre, aq sa ka edhe Barcelona.

Pogradeci nuk fal kryeson kategorine e pare dhe vazhdon marshimin per superlige

Janë luajtur 5 sfidat e vlefshme për javën e 18-të të Kategorisë së Parë në Grupin B. Këto do të jenë 90 minutat e fundit të fazës së dytë. Më pas Grupi B do të ndahet në 2 pjesë ku 4 skuadrat e para ndeshen me sistem vajtje ardhje në fazën e tretë për Superioren dhe 6 të tjerat për qëndrimin në të Parën.

Pogradeci ,Apolonia, Lushnja dhe Besa kanë siguruar 4-shen e parë.

REZULTATET JAVA E 18

Pogradeci-Turbina 5-1

Lushnja-Iliria 3-1

Elbasani-Shënkolli 1-2

Oriku-Apolonia 0-0

Devolli-Besa 2-3

Klasifikimi

Të gjithë sytë nga Spanja, sonte luhet “El Clasico”numër 180 në La Liga

Ka ardhur momenti për ndeshjen më të madhe evropiane të klubeve Real Madrid – Barcelona.El Clasico është një ndeshje që i thyen të gjitha rekordet persa i përket shikueshmërisë si në stadium ashtu edhe përmes televizionit.

E gjithë vëmendja e futbollist do të spostohet sonte në Spanjë, teksa në mbrëmje, duke filluar nga ora 21:00, luhhet “El Clasico”

Real Madrit-Barcelona

Real Madridi dhe Barcelona do sfidojnë njëra-tjetrën në “Santiago Bernabeu”, në një ndeshje, që pritet të jetë shumë vendimtare në garën për të fituar titullin kampion.

Barcelona vjen si kryesuese, ndërsa Realit i duhet të kompensojë gabimet e bëra në javët e fundit, që i kushtuan edhe vendin e parë të renditjes.

Reali vjen pas disfatës në Champions ndaj Cityt dhe sot do kërkojë të fitojë zemrën e tifozëve, nga ana tjetër, Barcelona dalëngadalë ka arritur të marrë nga idetë e trajnerit të ri, Setien dhe në çdo ndeshje po shohim një version më të përmirësuar të katalanasve.

Sptakli është i garantuar… si gjithmonë.

Më poshtë u sjellim edhe formacionet e mundshme të El Clasicoc numër 180 në La Liga:

Formacioni i mundshëm i Real Madrid:Courtois, Carvajal, Varane, Ramos, Mendy, Valverde, Casemiro, Modric, Kroos, Benzema, Vinicius JR.

Formacioni i mundshëm i Barcelonës:Ter Stegen, Semedo, Pique, Lenglet, Firpo, Busquets, de Jong, Arthur, Vidal, Messi, Griezmann.

 

“Ambient fantastik, në Shkodër na duartrokitën”, Daja:Bregu do të na krijojë një vakum shumë të madh

Skënderbeu triumfoi me rezultatin 0-1 ndaj Vllaznisë, falë golit të Krasniqit në minutat e fundit. Trajneri i skuadrës korçare, Ilir Daja, foli pas ndeshjes për mikrofonin e “Gol pas Golit”, ku u shpreh:

“Dua të kompilimeton ambientin fantastik me tifozeri të mrekullueshme, ku ndihemi të respektuar nga shkodranët që na duartrokitën. Ishte një ndeshje me 2 tabllo. Ishte lojë e barabartë që u vendos me 1 finalizim që na ka munguar. Na buzqëqeshi fati në fund, si nuk na ka buzëqeshur në ndeshjet e tjera. Krasniqi nuk ka gjendjen e duhur fizike. Ka një rendiment jo të lartë, nuk është rikuperuar 100 %. Kjo ishte arsyeja pse vonuam në zëvendësimin e Krasniqit.

Krasniqi ka qenë sulmuesi jonë i pari në qendër.

Mungesa e tij na ka penalizuar.Nese do ta hidhnim në fushë qe ne fillim do rrezikonim ta dëmtonim sërish. Mensah është një djalë i ri. Nuk gjen kohën e duhur për t’u nisur. Në këto 2 ndeshje që është aktivizuar ka bërë mirë për ekipin. Vllaznia ndërton nga poshtë, gjë të cilën Mensah e bën shumë mirë. Është bërë një forcë e shtuar brenda ekipit. Mensah dhe Pusi kanë bërë mirë në ato minuta që janë aktivizuar.

Përshëndes rikthimin e Jashanicës, mendoja që nuk do të ishte në 100% e tij.

Është një lojtar që i jep siguri mbrojtjes. Është gjesti për t’u vlerësuar i Ditës që i dorëzoi shiritin. E përshëndes edhe Ditën edhe Jashanicën. Bregu do të na krijojë një vakum shumë të madh. Mendoj që të jetë sa më i vonshëm ky transferim që të na shërbejë edhe në ndeshjet e tjera. Çdo lojtar që kalon nga Skënderbeu, përkthehet në një bonus financiar. Është polemikë e klubit”, u shpreh Daja.

Krasniqi nderon Skënderbeun në Shkodër,mbyllet me fitoren ‘In Extremis’ të ujqërve

Skënderbeu ka arritur të marrë një tjetër fitore dramatike në minutat e fundit. Këtë herë korçarët ia kanë dalë në shifrat 0-1 ndaj Vllaznisë, falë golit të Krasniqit. Pikërisht në aksionin e fundit dhe kur arbitri po bëhej gati për të mbyllur ndeshjen.Bregu do të mbante bukur topin në lojë dhe ajo servirje për Krasniqin, nuk mund të lihej pa u shfrytëzuar nga ky futbollist.

Pritej një ndeshje e luftuar nga të dyja ekipet në “Loro Boriçi”, të cilat do të kërkojnë të marrin maksimumin nga ndeshja e sotme. Për sa i përket formacioneve zyrtare, vlen për t’u theksuar se nga minuta e parë do të aktivizohet Jashanica, i cili zbret në fushë pas një pezullimi 2 vjeçar.

Tjetër fitore, tjetër festë,foto festimi te Skënderbeu qe e shikon veten 3 pike larg vendit te trete….!

Stadiumi “Loro Boriçi”

Shkodranët vijnë në këtë ndeshje pas fitores me Luftëtarin në shtëpi me shifrat 4-0 dhe do të kërkojë të vazhdojë me rezultatet pozitive. Ndërsa korçarët vijnë pas fitores me Teutën, gjithashtu do të kërkojnë të marrin një rezultat pozitiv, për të hyrë në garën për Kupat e Europës.
Festa e bardhekuqve ishte rezervuar për në fund të kësaj sfide.Fund qe i takoi Skënderbeut të trajnerit Ilir Daja.

Komenti Live

90+3′ GOOOOOL SKËNDERBEU 0-1/ Krasniqi i dhuron 3 pikë të arta korçarëve. Pas një kombinimi fantastik mes Bregut dhe Meksit, ky i fundit shërben për Krasniqin, i cili nuk fal, duke tundur rrjetën.

90′ Akordohen 3 minuta shtesë.

87′ Daja kryen edhe lëvizjen e fundit, largon nga fusha Mensah për Krasniqin.

82′ Zëvendësim te Skënderbeu, largohet Daja vendin e tij e zë Xhumfur.

73′ Zëvendësim te Skënderbeu, largohet nga fusha Taipi, aktivizohet Ndeki.

53′ Pranë golit Skënderbeu me Dejvi Bregun, gjuajtja e vlonjatit brenda zonës, shkon jashtë kuadratit të portës së mbrojtur nga Efremov.

51′ Kundërpërgjigjet Vllaznia me Silvio Zhunior, i cili pas një harkimi nga këndi, godet me kokë, por topi shkon ngjitur me shtyllën e majtë pingule.

50′ Skënderbeu e nis në sulm dhe kërkon golin e avantazhit. Por për meritë të mbrojtes kundërshtare dhe portierit Efremov, rezultati mbetet i pandryshuar.

46′ Starton pjesa e dytë.

Përfundon pjesa e parë.

45′ Akordohen 2 minuta shtesë.

43′ Pranë golit Skënderbeu me Mensah, i cili provon me kokë, pas harkimit nga e djathta e Gripshit, por topi ndalet nga portieri i Vllaznisë.

34′ Moment i dyshimtë, Skënderbeut i anulohet një gol. Gripshi shkëputet bukur del i vetëm përballë portierit dhe e dërgon topin në rrjetë, por për gjyqtarin anësor kemi të bëjmë me pozicion jashtë loje. Nuk është dakord futbollisti i skuadrës korçare.

31′ Kundërpërgjigjet Skënderbeu me Dejvi Bregun. Vlonjati lëviz bukur dhe lëshon një goditje të rrezikshme në hyrje të zonës. Vendimtare ndërhyrja e portierit të Vllaznisë, që largon rrezikun në këndore.

17′ Meksi harkon një top të rrezikshën nga e djathta, devijohet nga Malota dhe përfundon në duart e portieri Efremov.

10′ Gripshi dhe Meksi provojnë kombinimin por në fund ka vetëm rivënie fundore për Vllazninë.

9′ Skënderbeu qarkullon bukur topin, dhe provon të vendosë në vështirësi mbrojtjen shkodrane me aksione të rrjeshme nga krahët.

8′ Minuta të mira për korçarët që ushtrojnë presion të vazhdueshëm në zonën e Vllaznisë.

3′ Taipi jep sinjalin e parë për Skënderbeun. Mesfushori ndalet nga Gurishta në hyrje të zonës.

FORMACIONET ZYRTARE:

VLLAZNIA: Efremov, Gligorov, Gurishta, Malota, Marku, Krymi, Ramadani,Hygor, Lika, Kruja, Silvio Junior. Trajner: Mirsad Jonuz

SKËNDERBEU: Koliçi, Meksi, Dita, Jashanica, Pëllumbi, Daja, Mara, Taipi, Gripshi, Bregu, Mensah. Trajner: Ilir Daja

GJYQTAR: Klajdi Kola

UEFA publikon pamjet të inaugurimit të ‘Air Albania’ (Video)

Sot në orët e drekës faqja e UEFA-s në rrjetin social ‘Twitter’ publikoi një video nga inaugurimi i stadiumi ‘Air Albania’ më 26 nëntor. Në vidion 1 minutëshe shihen pamjet kur impianti 75 mln eurosh hapi dyer për herë të parë, pikërisht në një ndeshje eliminatore të Europianit 2020.

Në postimin e shpërndarë nga UEFA thuhet: “Stadiumi i ri në Shqipëri u inaugurua së fundmi në një ndeshje kundër kampionëve të Botës që është Franca. Ashtu si mbi 60% e stadiumeve kombëtar në Europë ai u financua pjesërisht nga programi UEFAHatTrcik, i cili rishpërndan fitimet nga turnet e UEFA-s për 55 federatat pjesmarrëse.”

Kujtojme se sot do të startojë në orën 19:00, derbi i kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit. Një përballje spektakolare që pritet të dhurojë spektakël, si në fushë dhe jashtë saj.

Bardheblutë e Tiranës, vijnë në këtë takim, si kryesues të kampionatit.Në disa foto të siguruara së fundmi, shihen tifozët e Tiranës teksa po përgatiten për koreografinë që do të shpalosin sot.

Jashanica rikthim neser ndaj Vllaznise,pas 740 ditësh mungese

Tashmë lojtari përfundon pezullimin dhe rifiton të drejtën për të luajtur futboll.Ndonëse ka që prej shkurtit të 2018-ës që nuk luan, ne Korcë besojnë te cilësitë e këtij lojtari. Përvoja që ai ka dhe mbi të gjitha fakti që po stërvitet intensivisht, u jep shpresë drejtuesve që një afrim i tij do ta “blindonte” prapavijën.

Skenderbeu ishte nje klub i destinuar të dhurojë kujtime të paharrueshme. Gëzime, befasi, gola emblematikë, zhgënjime dhe lavdi…të cilat nuk kanë munguar në asnjërin prej edicioneve të kampionatit kombetar apo ne europë.Pjesmarja ne fazen ne grupe është skena ku ngjiten yjet më të mëdhenj të këtij sporti keto emocione ne Shqiperi i kane perjetuar duke veshur fanellen e Skenderbeut midis te cilëve eshte dhe mbrojtesi shtatlartë ,Bajram Jashanica.Por futbolli ka prodhuar në të njëjtën kohë përveç shkëlqimit dhe anën e errët të denimeve.
Në një intervistë të dhënë për “Panorama Sport”, kosovari ka folur për gjithçka ka përjetuar këto ditë. Vlerëson trajnerin Daja, ndërsa “troç” e thotë se i ka munguar edhe Përfaqësuesja e Kosovës. 

Jashanica, të shtunën riktheheni në fushë pas 740 ditësh. Çfarë do të thotë për ju kjo ditë? 

Është dita më e lumtur e jetës sime. Ju tregoj se po gëzoj si fëmijë dhe po e pres me padurim çastin e ndeshjes. Është një emocion i madh. Ka qenë me të vërtetë një pritje shumë e madhe dhe një periudhë e gjatë që unë isha jashtë. Por pas kësaj që kalova, e them me bindje se tani më presin vetëm momente të mira në fushë, pasi të vështirat i kam kaluar.

Kur u mor vendimi për ju, cila ishte gjëja e parë që menduat? 

E kam thënë në një intervistë të dhënë për ju që jam ndierë shumë keq. Ju lutem të mos i kujtojmë më ato momente të vështira. Ajo që kaloi, kaloi tani nuk dua t’i kujtoj. Jam vetëm duke menduar për të ardhmen duke nisur nga e shtuna.

Si është gjendja e Jashanicës pas kësaj pauze të gjatë. A jeni gati për të luajtur titullar?

Ju edhe mund të mos e besoni, por po e pres me padurim ditën e shtunë, që të zbres në fushë. Shyqyr Zotit kam qenë mirë dhe besoj se jam gati. Çlirimi më i madh për mua ishte kur u bashkova me ekipin. Atje e ndjeva se gjithçka po merrte fund. Nga data 4 janar kam punuar fort dhe kam dhënë maksimumin tim në stërvitje për të qenë i gatshëm që në momentin e parë. Kam marrë një ngarkesë mjaft të mirë dhe puna çdo ditë pranë grupit më ka bërë vërtet mirë. Tani do të shohim edhe në ndeshje se si do të jem, pasi është mjaft e vështirë kur je dy vite pa luajtur. Megjithatë, me ndihmën e grupit them se do ia dal.

Trajneri Daja ka vendosur me sa duket për t’ju hedhur në fushë si titullar. Jeni gati?

Kjo është një anë tjetër pozitive e trajnerit Ilir Daja. Një njeri i aftë për atë çka bën në fushën e futbollit, por mbi të gjitha një njeri i madh edhe në shpirt. Për mendimin tim, është trajner shumë i mirë, një nga më të mirët në Shqipëri, Kosovë apo dhe në Maqedoni. Ka një meritë të veçantë edhe te kjo pjesë, që unë e kam arritur ta kaloj me sukses. Meriton respekt dhe do të mundohem që t’ia jap nga fusha atë respekt që ai meriton.

Periudhën e pezullimit si e keni përjetuar?

Kemi vuajtur shumë si unë ashtu edhe familja, në këto dy vite të tmerrshme. Por, nuk dua që ta kujtoj më. Ajo që iku, iku dhe duhet që të shohim para, unë familja ime dhe familja korçare.

A keni menduar ndonjëherë që të thoshit “mjaft” pas kësaj që ndodhi?

Jo, asnjë moment të vetëm nuk e kam menduar një gjë të tillë. Më ka mbajtur të lidhur fort karakteri im që nuk dorëzohet asnjëherë. Kjo ka qenë shtysa më e madhe që më ka bërë të jem i përqendruar dhe të mendoj vetëm rikthimin. Kështu kam vazhduar gjatë gjithë kësaj kohe, nuk jam dorëzuar dhe asnjëherë nuk do të dorëzohem.

Po Përfaqësuesja e Kosovës ju ka munguar këto kohë?

Pa dyshim që po. Më ka munguar shumë. Kisha arritur një moment të mirë me ta dhe isha pjesë e grupit. Ishte një ndalesë që nuk duhej. Por do të mundohem ta rifitoj sërish.

A e mendoni sërish rikthimin?

Po patjetër, do të punoj fort dhe do ia arrij. Them se është diçka që do të ndodhë. Unë do e bëj punën time më pas e di trajneri.

Cili është mesazhi juaj pas gjithë kësaj që ndodhi?

U lutem të gjithëve të kujdesen sa më shumë për lojtarët. Unë për vete isha në kulmin e karrierës. U lutem mjekëve dhe drejtuesve të klubeve, që askujt të mos i ndodhë më kjo që më ndodhi mua, është shumë e rëndë, më e rëndë se një dëmtim që të rrezikon edhe karrierën.

Real-City dhe Lyon-Juventus/ Mbrëmja e sotme sjell dy super ndeshje të tjera në Champions league

Mbrëmja e sotme, mbyll fazën e ndeshjeve të para të 1/16 të finaleve të Champions League. Dhe për fatin e tifozëve, nuk janë dy ndeshje të zakonshme, por dy sfida që garantojnë spektakël.Në ‘Santiago Bernabeu’, Real Madridi përballet me Manchester Cityn, teksa më tepër do jetë edhenjë sfidë personale mes dy strategëve, Zidane dhe Pep Guardiola.

Mbretërit janë miq të Qytetarëve në takimin e parë të vlefshëm të fazës së eliminimit direkt, takim që zhvillohet nga ora 21:00 në Santiago Bernabeu.Ky takim pritet me bujë të madhe pasi llogaritet si njëra nga ndeshjet më të forta të kësaj faze.

Formacionet e mundshme:

Real Madrid (4-3-3): Courtois; Carvajal, Varane, Ramos, Mendy; Valverde, Casemiro, Kroos; Bale, Benzema, Isco

Man City (4-3-3): Ederson; Walker, Fernandinho, Laporte, Mendy; De Bruyne, Rodrigo, David Silva; Mahrez, Aguero, Sterling

Ndeshja tjetër që zhvillohet sonte, është ajo mes Lyon dhe Juventusit në Francë. Bardhezinjtë duan me ç’do kusht fitimin e Champions League këtë sezon, ndaj nuk lejohen hapat fals, por Lyoni duket një “kockë e fortë”.

Të dy ndeshjet fillojnë nga ora 21:00 dhe priten me një interesim të jashtëzakonshëm nga i gjithë opinioni sportiv.

Ndryshon orari për ndeshjen Vllaznia – Skënderbeu, ja kur do të luhet

Ndeshja mes Vllaznisë dhe Skënderbeut ishte planifikuar të luhej ditën e shtunë në orën 17:00, në stadiumin “Loro Boriçi”.

Megjithatë së fundmi ka pasur një ndryshim orari për këtë ndeshje dhe do të luhet në të njëjtën ditë, por në orën 14:00. Pikërisht shkak për këtë është bërë një problem në rrjetin elektrik në stadiumin “Loro Boriçi” dhe ndeshja nuk do të mund të luhet me drita.

Gjithashtu të shtunën do të luhen edhe 3 ndeshje të tjera, siç është ajo Bylis-Flamurtari në 14:00, Luftëtari-Laçi në 14:00 dhe Teuta-Kukësi në 17:00. Ndërkohë të premten në 19:00, do të luhet derbi i kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit në 19:00.

 

EKSKLUZIVE/ Bregu drejt largimit, zbulohet destinacioni i sulmuesit

Dejvi Bregu është loj tari i momentit në Korçë. Jo vetëm prej golave vendimtarë që ka shënuar së fundi, por mbi të gjitha prej merkatos. Shitja e tij duket se është çështje ditësh dhe destinacioni mund të jetë Suedia. Pas deklaratës së dhënë ekskluzivisht për “Panorama Sport” nga presidenti Ardjan Takaj se negociatat po kryhen në një vend nordik, gazeta ka hulumtuar dhe ka zbuluar shumë më shumë se kaq. Burime më shumë se të sigurta bëjnë me dije se në lojë për shërbimet e shtatshkurtrit është Hamarbi, klub që më herët ishte interesuar edhe për Blerim Krasniqin.

Duke parë që merkatoja në kampionatin suedez dhe në vendet e tjera nordike mbyllet më 31 mars, koha është e gjitha në dispozicion të Skënderbeut që të përfundojë të gjitha detajet e fundit për kontratës dhe transferimit e sulmuesit.

DETAJET E KONTRATËS

Të njëjtat burime bëjnë me dije se drejtuesit janë duke e marrë me qetësi këtë “operacion”. Klubi korçar kërkon të “qëndisë” gjithçka në perfeksion për këtë lëvizje. Këtu nuk i referohemi vetëm shumës që do të përfitojnë, pasi po tentojnë që të ruajnë edhe përqindje të kartonit të lojtarit. Kjo është një praktikë që ndiqet shpesh dhe një formë e mirë për të gjeneruar të ardhura ekstra në rast rishitje. Në Korçë po bëjnë çmos që gjithçka brenda një muaji dhe pa ardhur vera, pasi ndryshe do të rrezikonin që t’u ikte një “yll” me parametra zero. Ndaj, nëse gjithçka shkon sipas planit, fundi i marsit mund të sjellë largimin e Bregut dhe mbushjen e arkës së bardhekuqve.

FORMA DHE GOLAT

Zgjatja e merkatos në Suedi i vjen në ndihmë edhe Ilir Dajës. Trajneri bardhekuq do ta ketë Dejvi Bregun në dispozicion edhe për disa javë, madje ekziston mundësia që ta mbyllë edhe fazën e tretë të kampionatit me të. Por sigurisht edhe për vetë lojtarin ka “bonuse”, pasi pret që të shkojë në gjendje optimale tek ekipi i ri. Sulmuesi jo vetëm që është i përfshirë në një tratativë të gjatë për transferimin e tij jashtë Shqipërisë, por është kthyer edhe në golashënuesin e Skënderbeut. Ai u ka dhënë pikë të arta korçarëve. Ndaj Tiranës shënoi golin në barazimin 1-1, ndërsa me Teutën realizoi një dopietë që u dha fitoren bardhekuqve. Me këto tri rrjeta në 180 minuta, Bregu kap kuotën e golave të shënuara edhe një vit më parë me korçarët. Kjo paraqitje duket se e ndihmon jo vetëm ekipin, por edhe vetë lojtarin për të gjetur destinacionin e mundshëm për të, pavarësisht se jemi në ditët e fundit të muajit shkurt.Panorama Sport

EKSKLUZIVE/ Takaj:Skënderbeu ishte “lokomotiva” e kampionatit tonë dhe krijonte standarde për futbollin shqiptar

Fitorja dramatike ndaj Teutës konfirmoi se Skënderbeu ka ruajtur ende filozofinë e kohëve të arta. Ky trepikësh i marrë ka kënaqur pa fund edhe Ardjan Takajn, i cili në një intervistë të dhënë enkas për “Panorama Sport” paralajmëron se skuadrën e tij duhet ta llogarisin për pjesën e sipërme të klasifikimit. Presidenti qartëson çështjen “Bregu” dhe komenton edhe kampionatin, ndërsa hapur e thotë se futbollit shqiptar i mungon “lokomotiva”.

Sa e rëndësishme ishte për Skënderbeun kjo fitore, ndonëse dramatike?

Po ashtu siç shkoi ndeshja, ishte një fitore dramatike dhe e bukur. Na duhej ky trepikësh, pasi kemi gjithë këto javë që po luajmë mirë dhe nuk po marrim dot rezultat. Është një fitore që na fut në grupin e ekipeve që pretendojnë për lart në këtë sezon.

Çfarë keni menduar pas ndeshjeve me Bylisin dhe Tiranën?

Asgjë. Kam qenë i qetë, pasi më ka pëlqyer loja. Kur ekipi tregon lojë të mirë, siç kemi bërë në këto ndeshje, pritshmëritë dhe besimi është më i madh. Mungesa e pikëve të plota në këto takime ka qenë punë fati. Nuk deshi që ne të merrnim maksimumin, ndonëse meritonim më shumë për aq sa dhamë në fushë. Është e rëndësishme që të ruajmë këtë ritëm që është nisur.

Ky vit pritet që të sjellë edhe një lajm të fundit nga UEFA. Çfarë pritshmërish keni?

Lajmin e presim të gjithë, pasi është shumë i rëndësishëm për ne, për Skënderbeun dhe për të gjithë futbollin shqiptar. E them këtë pasi nëse nuk do të vijë ai lajm, ne do të jemi në këto pozicione edhe për shumë vite.

Rikthehet edhe një herë pyetja, sa ka humbur futbolli shqiptar nga ai dënim që i është dhënë Skënderbeut?

Futbolli ynë ka humbur shumë, është një goditje shumë e madhe. Skënderbeu ishte “lokomotiva” e kampionatit tonë dhe krijonte standarde për futbollin shqiptar. Ishte një ekip që tregonte vlera edhe në Europë. Ishim konkurrentë të fortë edhe në Europë dhe normalisht kur goditet ai nivel, jep pasoja edhe në nivelet e tjera. Po ta shikoni edhe në këto sezone kampionati kur ka kaluar edhe javën e 23-të nuk dihet ende se cili do të dalë kampion dhe cili është ekipi që e kërkon titullin.

Një pikë larg “play out”-it dhe gjashtë nga Europa. Ju shqetëson presioni që vjen nga poshtë?

Ne do të jemi te vendet e sipërme të klasifikimit. Kjo është pak, por e sigurt. Nëse ju shkon mendja që Skënderbeu mendon për “play out”, atëherë gaboheni. Nuk e përfillim presionin që vjen nga poshtë. Ju e shikoni që ne jemi të barabartë me të fortët e kampionatit. Ky është morali i Skënderbeut pavarësisht gjithçkaje. Lojtarët tashmë janë bërë më të ndërgjegjshëm se ku janë dhe për çfarë pozicioni duhet të luftojnë.

Ekipi i ri i Bregut?

Për atë jemi duke punuar dhe shumë shpejt do të keni diçka konkrete. Do të jetë një ekip i vendeve nordike.Panorama Sport