Skënderbeu triumfoi ndaj Luftëtarit me rezultatin 2-0 në sfidën e vlefshme për javën e 25-të të Kategorisë Superiore. Trajneri i skuadrës korçare, Ilir Daja, foli pas ndeshjes për emisionin “Gol pas goli”, duke u shprehur:
Na vjen mirë që në ndeshjen e dytë, me një performancë pozitive. Jashanica gjeti golin. Kjo do ta risë moralisht. Na vjen mirë edhe për Mensah, është një djalë i ri me të ardhme. Ndoshta u zhbllokua në këtë ndeshje. Sot ishte goxha meritë e tij te goli, pavarësisht se meritë pati dhe dita te pasimi i saktë.
Ne kemi tentuar që ta ulnim ekipin me këmbë në tokë. Çdo ndeshje ka 3 pikë brenda. Nuk mundet që ekipi të performojë në të gjitha ndeshjet në maksimum. Pozitive është që është kthyer kontigjenti dhe ekipi triumfoi.

Ndaj Kukësit, gjithë grupin e kemi në dispozicion. Përfitoj t’i bëj thirrje të gjithë tifozëve korçarë që të na mbështesin. Do jetë motivim plus për të gjithë ekipin. Hap mbas hapit do të shikojmë se çfarë do të sjellë fundi i kampionatit”, u shpreh Daja.
Humbja në Korçë ka mërzitur shumë lojtarët e Luftëtarit, të cilët pas ndeshjes janë mbyllur në dhomat e zhveshjes dhe i kanë nxjerrë inatin njëri-tjetrit.
Megjithatë, më tepër ka qenë një zënkë për atë që nuk ka shkuar brenda fushës.
Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
