Skënderbeu priti Luftëtarin ditën e sotme për të mbyllur javën e 25-të të Superiores. Bardhekuqtë e Ilir Dajës vijnë në këtë përballje pas 2 triumfesh radhazi, ndërkohë që gjirokastritët janë mposhtur në 3 sfidat e fundit.Fitorja ishte detyrim për bardhekuqte.Skenderbeu i Ilir Dajës, ishte favorit për të siguruar fitoren e tretë radhazi duke pare lart klasifikimit dhe duke kthyer optimizmin per ndeshjen e rradhes ate ndaj kukesit diten e hene ne Korce.
Diferencën e bëri kualiteti i ekipit korçar duke shenuar dy here.Skënderbeu pati edhe shanse të tjera për të trefishuar, por Bregu, Gripshi dhe Krasniqi shpërdoruan. Keshtu bardhekuqte koleksionojnë tre pikë shumë të rëndësishme duke qene më te sigurt në tabelë dhe shohin më tepër nga Europa duke qene në garë për vendet e para.

KOMENTI LIVE:
FT: SKËNDERBEU-LUFTËTARI 2-0
Mensah 18′, Jashanica 61
Përfundon takimi.
85’ Joan Çela shërben te Oshafi brenda zonës, që rrotullohet bukur dhe godet me të djathtën tokazi, por Dajsinani shpëton portën, duke grushtuar në korne.
62’ Aksion me pasime të shpejta i gjirokastritëve, Lika shërben për Açkën, që godet tokazi nga një pozicion diagonal, teksa afër portës është i sapofuturi Oshafi që devijon topin, por Koliçi eviton golin.
61′ GOOOOL SKËNDERBEU 2-0/ Goditje dënimi për Skënderbeun nga një pozicion diagonal, Gripshi kroson në zonë, aty ky Pollozhani del huq me kokë dhe topi shkon në këmbët e Jashanicës, që nuk mendohet dy herë dhe godet me të djathtën, duke mposhtur portierin Shala, 2-0.Sa shumë pritje! Bajram Jashanica gjen golin në Korçë
55′ Goditje dënimi për Skënderbeun nga një pozicion tepër i favorshëm, provon Bregu, gjuajtja e vlonjatit shkon mbi kuadrat.
46′ Starton pjesa e dytë.

Përfundon pjesa e parë.
37’ Rast i artë i Mensah pas një topi të kthyer gabim nga mbroijtësit gjirokastritë, Mensah dhe Bregu shpërdorojnë njëri pas tjetrit, teksa Shala del nga porta dhe në të dyja rastet bllokon topin.
29’ Bregu lëviz mirë në krahun e majtë, driblon Lalën dhe shërben në zonë për Gripshin, që gjuan direkt me të djathtën, por jashtë.

18′ GOOOOOL SKËNDERBEU/ Bregu kombinon me Ditën, që kroson në zonë dhe aty Mensah i vidhet Dukës, duke u zhytur me kokë dhe mposhtur portierin Shala, 1-0 për Skënderbeun.
3’ Bregu kroson në zonë nga një goditje dënimi, Mensah kërcen mbi të gjithë me kokë, por portieri Shala shpëton portën, duke grushtuar në korne.
1′ Ka startuar sfidë në Korçë.

FORMACIONET ZYRTARE:
SKËNDERBEU: Koliçi, Pollozhani, Jashanica, Imami, Mekshi, Mara, Dita, Daja, Gripshi, Bregu, Mensah. Trajner: Ilir Daja.

LUFTËTARI: Shala, Lala, Dragoshi, Duka, Isufi, Açka, Hyseni, Lika, Dushkaj, Çelaj. Mehmetllari. Trajner: Neritan Novi.
Klisifikimi pas javes se 25

