DY FITORE NË NJË DITË

Sa gëzim ka zemra sot
SKËNDERBEU KUR FITON,
dhe po kthehet më i fortë
në çdo fushë po mbretëron.

Sa gëzim ka zemra sot
kur çdo kurth po shkrumbohet
s’ka më vuajtje, s’ka më lot
çdo korçar le të gëzohet !

Sa gëzim ka zemra sot
kur e keqja po shkatërrohet,
errësira nuk fitoi dot
dhe veç drita po afrohet.

O Europë emrin tënd
veçse MBRETI e shpëtoi,
ndaj gjithmonë do mbahet mënd
që ndër shekuj triumfoi.

Ajo fushë e Torviollit heroik
ku luftoi vetë SKËNDERBEU,
ka parë vargun e pafund magjik
tek marshonin ujqërit veç tundej dheu.

Drejt Elbasanit me pasion në zemër
që rrihte veçse me gëzim,
udhëtonin për të përkrahur një emër
korçarët heronj të vendit tim.

Po me MBRETIN është vetë ZOTI
që shfaros çdo padrejtësi,
dënimi 10 vjet është prej koti
në Korrik jemi në Europë përsëri.

Nga Tomas Menkshi

Advertisement