Little Albania në New York

 

Nju-Jorku është stacioni i parë i emigrantëve shqiptarë që vijnë nga Evropa në Amerikë. Një pjesë e tyre qëndrojnë në këtë epiqendër zhvillimi në bregun lindor të kontinentit, shumë të hapur për të sapoardhurit. Pjesa tjetër vazhdon rrugën më tej për të shkuar në thellësi të Amerikës. Nga dyqindmijë shqiptarë që kanë imigruar në Amerikë pas viteve ’90, një e katërta ka qëndruar në Nju-Jork. Këta shqiptaro-amerikanë jetojnë në enklava shqiptare nëpër lagjet në Bronx, Staten Island, Queens, Brooklyn, të ngritura sipas zonave prej nga kanë ardhur nga Ballkani.

“ Little Albania”

Dy të tretat e emigrantëve shqiptarë të Nju-Jorkut janë përqendruar në Bronx, ku kanë krijuar “Little Albania” në zonën e Pelham Parkway-it, Morris Parkut dhe Belmontes.

Vala e parë e imigrantëve shqiptarë ka ardhur në Bronx në fund të viteve gjashtëdhjetë dhe fillim të viteve ’70. Ata u zunë vendin familjeve italiane dhe irlandeze që ikën nga qyteti për një jetë më të qetë në periferi. Zona është kthyer tashmë në një nga komunitetet më popullore shqiptare të Amerikës.

Kur vijnë këtu imigrantët shqiptarë fillojnë punë të çfarëdoshme në ndërtim, restorante, dyqane, pastrim, administrim ndërtesash, shërbim ndaj të moshuarve. Ata që arrijnë një mirëqënie ecin në gjurmët e grupeve të tjera imigrante. Disa prej tyre kanë ndjekur biznesin me pasuritë e patundshme. Ata kanë blerë ndërtesa banimi gjatë krizës së vitit 1973, kur çmimet e pasurive të patundshme në Bronx ranë shumë, por edhe më vonë.

Një e treta e ndërtesave me apartamente në këtë pjesë të Bronxit janë të shqiptarëve. Me kalimin e kohës zonat u zhvilluan, kriminaliteti ra dhe lagjet e Bronxit janë kthyer në qendra komforte për familjarët. Familjet që kanë sukses ndikojnë në zhvillimin e zonës. Por, ashtu siç kanë bërë migrantët e etnive të tjera edhe shqiptarët e suksesshëm largohen nga Bronxi për të shkuar në zona më të pasura, më të qeta dhe me prosperitet më të lartë. Bronxi mbetet gjithnjë stacioni i parë i emigracionit, kur migrantët kanë shumë nevojë për njëri-tjetrin për fillimin e jetës në vendin e ri.

Arsimimi i fëmijëve prioritet

Ndihma që i japin njëri tjetrit migrantët është shumë e rëndësishme sidomos mes shqiptarëve, ku mungojnë organizatat e institucionalizuara në përfaqësimin e interesave. Punësimi, banimi, këmbimi i informacioneve bëhet ende në bazë të lidhjeve familjare dhe shoqërore, shpesh në kafene. Pjesa më e madhe e shoqatave dhe e organizatave merren me kulturë folklorike si ajo e dasmave dhe mexhliseve. Interesimi më i madh i grupit shqiptar të emigrantëve vazhdon të mbetet prosperiteti ekonomik.

Me sigurimin e punës dhe banimit, arsimimi i fëmijëve mbetet një nga prioritetet e prindërve shqiptarë. Pjesa më e madhe e fëmijëve ndjekin shkollat publike, ku mësimi është falas. Kurse në gjuhën shqipe ofrohen pak. Interesimi më i madh mbetet tek integrimi në shoqërinë amerikane. Por shoqëria amerikane shihet shumë e kufizuar. Në familjet shqiptare asimilimi ndaj normave kulturore dhe sociale të shoqërisë amerikane është i lejuar. Ky asimilim shkon deri tek përshtatja ndaj obsesionit amerikan ndaj racave. Afinitetetin më të madh imigantët shqiptarë në Nju-Jork e kanë me imigrantët që kanë ardhur nga vendet fqinjë italianë, grekë, boshnjakë. Përzierja shqiptare me racat e tjera mbetet e dëshiruar vetëm brenda “white”. Por kjo nuk e pengon brezin e ri, sidomos të lindurit në Amerikë, që të ndjekë rrugën e vet të amerikanizimit. Këtë e sheh për shembull tek rap-istat shqiptarë të Nju Jork, produkti mbase më i sukseshëm i shqiptarëve të Amerikës.

Burimi: Gazeta Shqiptare – http://www.gsh.al

Koreografia madhështore/ “Tifozët Kuq e Zi” kujtojnë stadiumin “Qemal Stafa”

 

Para ndeshjes Shqipëri-Francë, ka ardhur edhe një koreografi nga fantastike nga “Tifozët Kuq e Zi”.Nga shkallët e sektorit të tyre është shpalosur një shqiponjë gjigante, teksa në sfond është stadiumi i vjetër, “Qemal Stafa”.

Ku shkruhej: “Këtu shqiponjat kanë folenë”.Banderola u hap në momentin kur po këndohej himni shqiptar, dhe ishte vërtetë diçka emocionuese.

Një kujtim edhe për impiantin e vjetër, i cili gjithashtu në vetvete mbart shumë histori si nga ndeshjet e zhvilluara aty, por edhe nga vetë tifozët të cilët kanë kujtime në shkallët e “Qemal Stafës”.

Fotot/ Flamujt kuqezi mbushin stadiumin “Air Albania”

 

 

Përveç koncertit festiv që do të moderohet nga Ardit Gjebrea, koreografisë në fushë me 400 fëmijë dhe spektaklit të dritave, Federata Shqiptare e Futbollit ka menduar edhe për dekorin e kësaj sfide, i cili do të jetë i veçantë. 21 mijë flamuj kombëtarë janë shpërndarë nëpër ulëse dhe çdo tifoz do të ketë flamurin e tij për ta valëvitur në çastin kur ekipet do të zbresin në fushë, çka do të krijojë një moment vërtet emocionues në stadium.

Stadiumi “Air Albania” është më shumë se gati për të mirëpritur tifozët sonte.

Përurimi i stadiumit të ri të Tiranës do të jetë një ngjarje e bukur për të kënaqur mijërat e tifozëve të pranishëm në “Air Albania Stadium”, por edhe milionat e shqiptarëve që do ta ndjekin takimin Shqipëri-Francë nga tv.

Sot në mbrëmje në orën 20:45 luhet ndeshja Shqipëri-Francë.

Ermira Babaliu – Arapkë Moj

 

Ermira Babaliu është një këngëtare e njohur dhe muzika ku identifikohet më shumë është ajo e lehtë dhe popullore korçare. Ermira Babaliu ka lindur dhe është rritur në Pogradec. Gjatë viteve të shkollës angazhohet në grupet artistike, por edhe pranë Shtëpisë së Kulturës, ku bie në sy për zërin e saj melodioz e të veçantë.Ermira Babaliu eshte martuar ne Korçe dhe prej vitesh ka emigruar ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes se bashku me familje.Në festivalet e këngës në RTV, Ermira Babaliu vlerësohet dy herë rresht me çmime të treta…

Ermira është shfaqur në publik sidomos nëpërmjet serenatave korçare, të bëra mjaft popullore dhe që ia shtuan adhurimin dhe famën. Zeri i Ermira Babaliut ishte zeri i ndryshimit dhe te vecantes ne fund te viteve 80′. Kjo kengetare e talentuar dhe e apasionuar i shkundi pluhurin Serenatave Korcare duke i rigjalleruar ato perseri ne skene. Sot ajo vazhdon rrugen e saj si kengetare dhe atdhetare duke cuar peshe zemrat  SHQIPTARE ne cdo cep te botes ku ka kenduar dhe kendon.

Po ju percjellim interpretimin arapke moj

 

Me thane se te pane ty,te pane duke lotuar /2x
me mir te qaje un per ty se sa ti per mua /2x

ref:
O mos mu deshpero ti, o mos mu hidhero /2x
Arapke moj sy zeske moj sa forte te dashuroj /2x

II

Me thane se vaditje ti nje kopshte me jargavane /2x
Keputma nje e falma mu aman cme dogje xhane /2x

ref:
O mos mu deshpero…

 

Era Istrefi në përgatitjet e ceremonisë inaguruese të ‘Arenës Kombëtare’ (VIDEO)

 

Era Istrefi është një prej këngëtareve që do të performojë sot në ceremoninë inauguruese të “Air Albania Stadium”.Në videon e publikuar nga koreografi Albi Nako, shihet Era teksa bën provat në fushën e stadiumit të ri..

“Live it up”, ishte kolona zanore e Botërorit “Rusi 2018” dhe do të jetë një prej këngëve që do të këndohet nga Era.

Këngëtarja nga Kosova do të performojë edhe dy këngë të reja për tifozët që do të jenë të pranishëm në stadium.