Fotot/ Flamujt kuqezi mbushin stadiumin “Air Albania”

 

 

Përveç koncertit festiv që do të moderohet nga Ardit Gjebrea, koreografisë në fushë me 400 fëmijë dhe spektaklit të dritave, Federata Shqiptare e Futbollit ka menduar edhe për dekorin e kësaj sfide, i cili do të jetë i veçantë. 21 mijë flamuj kombëtarë janë shpërndarë nëpër ulëse dhe çdo tifoz do të ketë flamurin e tij për ta valëvitur në çastin kur ekipet do të zbresin në fushë, çka do të krijojë një moment vërtet emocionues në stadium.

Stadiumi “Air Albania” është më shumë se gati për të mirëpritur tifozët sonte.

Përurimi i stadiumit të ri të Tiranës do të jetë një ngjarje e bukur për të kënaqur mijërat e tifozëve të pranishëm në “Air Albania Stadium”, por edhe milionat e shqiptarëve që do ta ndjekin takimin Shqipëri-Francë nga tv.

Sot në mbrëmje në orën 20:45 luhet ndeshja Shqipëri-Francë.

Advertisement