Cristiano Ronaldo e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme vitin 2020.Portugezi ka kompletuar 3 golëshin e tij përballë Cagliarit duke fiksuar shifrat 4-0 për bardhezinjtë.
Cristiano Ronaldo Cr7
Ky është ishte goli i 13 në Serinë A për portugezin.Juventusi mund pastër Cagliarin në “Alianz Stadium” me rezulatin 4-0.
Heroi i bardhezinjëve rezultoi Cristiano Ronaldo i cili shënoi një tregolësh në pjesën e dytë, pasi 45-minutat e para nuk prodhuan gola.
Java e 18-të e Serie A vijon të prodhojë rezultate befasuese
Në takimet e tjera,Milani nuk ja shkuar më shumë se një barazim 0-0 kundër Sampdorias. Edhe pse kuqezinjtë dominuan këtë takim në fund u mjaftuan me një pikë. Zlatan Ibrahimovic luajti pas minutës 55-të, dhe pati një mundësi të mirë me kokë por nuk e dërgoi sferën në rrjetë.Higuain shënoi golin tjetër për ekipin e Maurizio Sarrit. Atalanta mundi me shifrat 5-0 Parmën në shtëpi.
Dua Lipa e mbyll vitin në restorantin shqiptar në Nju-Jork, te “Çka ka qëllu”
Nga Beqir SINA – New York City
“Duhet të vija në Bronx për qebapin më të mirë shqiptar në Nju Jork”, shkruan Dua në foton e publikuar në Instagram, ndërsa më pas përmes një fotoje familjare falenderon fotografin Fadil Berisha që i ka sugjeruar pikërisht rstorantin shqiptar “Çka ka qëllu” për të ngrënë ushqim tradicional.
Dua Lipa
BRONX NY : Dua Lipa një këngëtare tekstshkruese\shqiptare, që jeton dhe vepron në Londër, Angli një Yll i muzikës botërore, fituese e disa çmimeve ndërkombëtare, me rekomandimin e mikut të saj – fotografit shqiptaro amerikan Fadil Berisha, ka zgjedhur të drekojë këtë fund-viti me disa miq të saj dhe babain Dugagjin Lipen, në restorantin e famshëm shqiptar në Bronx New York, “Çka ka qëllu”, të bashkatdhetarit Ramiz Kukaj, që vetëm pak javë më parë se të vizitohej edhe nga artistja me fame botërore, u shpall një nga 10 restorantet e reja më të mira njujorkezë, nga “The New York Times”.
Dua Lipa
Kënaqësinë, që i ka sjellë kjo vizitë tepër e këndëshme, nuk ka mundur që t’a fshehë edhe vet këngëtarja shqiptare Dua Lipa, e cila e para ka publikuar në Instagramin e saj një foto nga Nju Jorku, duke ngrënë, gatimet tradicionale të Kosovës, në Amerikë, flije, speca turshi, qebap, në restorantin tradicional shqiptar “Çka ka qëllu”.
“Duhet të vija në Bronx për qebapin më të mirë shqiptar në Nju Jork”, shkruan Dua në foton e publikuar në Instagram, ndërsa ajo më pas përmes një fotoje familjare falenderon fotografin Fadil Berisha që i ka sugjeruar pikërisht restorantin shqiptar “Çka ka qëllu” për të ngrënë një ushqim të gatimit tradicional të Kosovës.
Në fakt, restoranti “Çka ka qëllu” është ndër restorantet më të famshme shqiptare i hapur në Nju Jork, këto pesë vitet e fundit nga një emigrantët shqiptarë, që ka bërë emër tashmë, duke e futur atë edhe në hartën e gastronomisë njujorkeze, me një gatim e shërbimin 100 përqind shqiptar në Amerikë.
Çka ka qëllu
Për çka u shpall fund-vitin 2019 edhe një nga 10 restorantet e reja më të mira njujorkezë, nga gazeta më e madhe në botë “The New York Times”, duke marrë edhe një vlerësim prestigjoz nga kritiku i gastronomisë dhe redaktori kolonës ‘Gatimi’ i ‘New York Times Magazine’, Pete Wells.
Çka ka qëllu
Pronari i restorantit ‘Çka ka qëllu’, Ramiz Kukaj, i cili me anën e këtij lokali që është bërë mjaft i njohur dhe i frekuentuar në New York, po kërkon me shumë dëshirë e passion që të ruajë kulturën gastronomike të vendit prej nga vjen, duke hapur në këtë local dhe vendosur në muret e saj një Muzeum Etnografik, që do ta kishin zili dhe Prishtina e Tirana.Ai ka qenë i suprizuar nga vizita e këngëtares së famshme Dua Lipa dhe familjes së saj .
Çka ka qëllu
Pronari dhe ideatori i “Çka Ka Qëllu” në Bronx New York, Ramiz Kukaj, shkruajti në kartolinën e tij për Vitin e ri, mbas vizitës së Dua Lipes, me familje, :
Çka ka qëllu
“Thank you to Dua Lipa and her amazing family for their visit to Cka Ka Qellu today! What an amazing thing it is to be nothing short of a worldwide star and so humble and sweet at the same time! It was truly an honor. @ Çka Ka Qëllu”
Më 6 janar 1882, u lind shkrimtari Fan Stilian Noli, me emrin Theofanes Stylianos Mavromatis në fshatin İbriktepe, në Trakinë Lindore.Më 1901 u regjistrua në Fakultetin e Filozofisë në kryeqytetin grek. Më tej, meqë kishte prirje për aktor, punoi si kopist, sufler e aktor me një trupë teatri me të cilën u end nëpër Greqi për gati dy vjet.
F.S.Noli
Pastaj, më 1903 shkoi në Egjipt, ku gjeti punë si mësues i greqishtes dhe po atë vit përktheu në greqisht traktatin e Sami Frashërit “Shqipëria ç’ka qenë, ç’është e ç’do të bëhet”.Nga 21 dhjetori 1915 deri më 6 korrik 1916, u bë përsëri kryeredaktor i “Diellit” të Bostonit, tashmë gazetë e përditshme. Në korrik 1917 u bë edhe një herë kryetar i Federatës Vatra. Në shtator të vitit 1918 Noli drejtoi organin The Adriatic Review (Revista e Adriatikut) gjashtë muajt e parë të saj, të cilën e botonte si shtojcë “Dielli” i Vatrës.
F.S.Noli
Vepra e parë e Nolit është drama “Isreilitë e Filistinë”, e botuar në Boston 1907. Kjo dramë qe shkruar qysh më 1902, bazuar në historinë e Samsonit dhe Dalilës në Dhjatën e Vjetër. Duke ndjerë nevojën e besimtarëve për të mbajtur meshë në shqip, ai përktheu ritualet dhe liturgjinë ortodokse në dy vëllime “Librë e shërbesave të shënta të kishës orthodoxe” dhe “Libre é te krémtevé te medha te kishes ortodokse”.
F.S.Noli
Më 1921 u botua vepra “Historia e Skënderbeut (Gjerq Kastriotit), mbretit të Shqipërisë 1412-1468”. Kurse më 1947 botoi përpunimin që i bëri George Castrioti Scanderbeg (1405-1468), pastaj atë “Bethoveni dhe Revolucioni francez”. Vëllimi me vjersha Albumi u botua më 1948. Brenda viteve 1961-1963 botoi dy vjershat e fundit origjinale dhe disa shqipërime vjershash të poetëve të njohur.
Kontributi më i gjerë i Nolit qe në fakt ai i stilistit, siç shihet në përkthimet e tij. Bashkë me Faik Konicën mund të vlerësohet si ndër stilistët më të mëdhenj të dialektit Toskë. Noli përktheu autorë amerikanë e evropianë të shek. XIX. Ai vdiq në Fort Lauderdale, më 13 mars 1965, ndërkaq u varros në Forest Hills Cemetery, të Bostonit.
F.S.Noli
Në një postim të tij në rrjetin social “Facebook”, kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj ka përkujtuar eruditin shqiptar.
“Fan Noli nuk ishte vetëm burrë shteti, prift e dijetar. Ai ishte ideolog kombëtar e strateg, vepra kolosale e të cilit u bë udhërrëfyese për të gjithë shqiptarët. Në 138 vjetorin e lindjes së tij, këshillat e idetë e tij, janë më aktuale se kurrë”, ka shkruar Haradinaj.
F.S.Noli
Pjesë nga fjalimi i Nolit në Lidhjen e Kombeve, në Asamblenë e Pestë të Lidhjes, më 10 shtator 1924
Kam frikë se më i nxehti paqedashës, po t’i hedhë një sy veprës së kryer nga Lidhja e Kombeve gjatë këtyre 5 vjetëve, do t’i ngrejë duart drejt qiellit nga dëshpërimi dhe do të bërtasë : “ Oh! Më mirë luftë sesa të gjitha këto llomotitje të mërzitshme për paqen!” Ç’kemi bërë për paqen? Çfarë bëjmë tani në këtë çast në këtë Asamble? Ajo që është bërë këta 5 vjet të shkuar pushon qetë-qetë në paqen e përjetshme, mbyllur fort, varrosur në dosjet e vdekura të Sekretariatit, të ruajtura me kujdes prej atij fort të ndershmit e të shquarit xhentëlmen, që është Sekretari i Përgjithshëm i Lidhjes së Kombeve. Është e vërtetë që Lidhja e Kombeve ka bërë disa shërbime të vogla për paqen në përgjithësi dhe në veçanti nuk lejoi copëtimin e Shqipërisë, duke siguruar kështu paqen dhe rendin në Ballkan.
F.S.Noli
Siç e dini, Shqipëria ishte një kaçkë e fortë për t’u thyer dhe më e rëndë për t’u ndarë, kështu që Lidhja e Kombeve me mençuri vendosi ta lërë Shqipërinë të qetë, të lirë, të lagur nga valët e Adriatikut.
Por, ju lutem, zoti Sekretar i Përgjithshëm, përse refuzoni t’i jepni Shqipërisë një hua që do t’i lejonte të ecte vetë? Ne nuk na duhen më tepër se 300 milion fr. ar. Apo më shumë?
Atëherë po bëj gjestin elegant të zbres në shumën modeste prej 200 milionësh. Ju tundni kokën. E po jam gati të hyj në bisedime për një shumë më të vogël, p.sh., për 100 milionë. Më falni, mos pretendoni se nuk më keni takuar kurrë dhe, pra, nuk jeni i predispozuar të më jepni asnjë dhjetësh? Atëherë merreni këtë kërkesën time dhe varroseni në dosjet e vdekura të Sekretariatit, kyçeni mirë dhe mbyteni fort përpara se ta futni nën akropolin tuaj, sepse mund t’ju dalë nga varri.
Ndoshta, Sekretari i Përgjithshëm ka dashur të thotë se ai nuk dëshiron që të hyjë në bisedime për një hua me një qeveri kryengritëse, që nuk ka parlament, një qeveri si ajo që kryeson i përunjuri prift që po ju flet.
Po a e dini ju se ç’është parlamenti?
Pa dyshim e dini. Por do të keni një ide më të qartë kur t’ju them ç’mendoj për të. E, pra, parlamenti është një sallë ku mblidhen politikanë pa shpirt për të bërë prova operate (vivisectionner) në trupin e gjallë të racës së tyre, një sallë plot me gazra helmuese, gazra mbytëse, gazra që shkaktojnë lot dhe të qeshura dhe gjithë gazrat e tjera që u përdorën gjatë luftës së fundit për t’u dhënë fund gjithë luftërave e për të vendosur paqen, atë paqe për të cilën po flasim.
7 te rinj nga Pogradeci kane sfiduar te ftohtin ne temperatura qe shkojne deri ne -3 grade dhe kane hyre ne ujrat e liqenit te Pogradecit per te kapur kryqin ne diten e ujit te bekuar.Andi(Klemente) Mitllari pasi ka hyre ne uje se bashku me nje grup te rinjsh ka dale nga uji se bashku me kryqin duke e ekspozuar ne mijera qytetare te besimeve te ndryshme te cilet moren pjese ne kete ceremoni.
Pogradec
Ashtu sic eshte tradite pas kapjes se kryqit qytetaret jane afruar drejt liqenit per te marre ujin e bekuar.
Eli Fara kendon kengen popullore me shume korrektesi dhe embelsi, gje e cila e ben ate te jete nje kengetare e madhe. Pasi eshte nga Korça, ajo kendon kengen korçare me shume krenari. Kendon qe nga vitet ’80 nga ku ka realizuar shume albume dhe shume kenge.Nje nga hitet qe shumekush e pelqen eshte kenga melodioze me nje super tekst .
Sonata….!
Rruges I Trishtuar, Dikush Po Ecen, Nje I Dashuruar Dhe Fare Vetem, Dashurine Qe Humbi Duke Kerkuar Si I Erdhi Fundi, Iku Dhe E La..
Eli Fara
Vajzen Qe E Donte, Sa Donte Jeten E Braktisi Sonte Dhe E La Vetem Endrra Qe Perkuli, Sa Shpejt U Shua, Erresires Fundi Iku Dhe E La..
Ndoshta Rri E Fshehur, Diku Ne Pyll, Apo Rri E Ndezur, Atje Me Yjet Dhe Per, gjon Atje, Djalin Qe Kerkon..
Kushedi Ku Dehet, A Perqafohet, Apo Do Te Kthehet Dhe Do Pendohet Djali Ne Vetmi, Vajzen E Kerkoi..
Unë s’kam më durim për ca gjëra, jo sepse jam bërë arrogante, por thjesht sepse kam arritur në një pikë të jetës sime ku nuk dua të humb më shumë kohë e të bëj atë që s’më pëlqen, apo çka më bën të vuaj. Mua më ka sosur durimi ndaj cinizmit, kritikave të tepruara dhe kërkesave të çdo natyre.
Jose Micard Teixeira
Më ka humbur vullneti për të kënaqur ata që nuk më pëlqejnë, të dua ata që nuk më duan dhe t’u buzëqesh atyre që s’u qesh buza kurrë. Nuk kam më deshirë të humb as edhe një minutë të vetme me genjeshtarët dhe manipulatorët. Kam vendosur të mos bashkëjetoj më me shtirjet, hipokrizinë, pandershmërinë dhe lavdet e tepërta. Nuk do t’i toleroj të diturit selektivë, as akademikët arrogantë.
Unë s’mund t’u përshtatem përgojimeve. I urrej konfliktet dhe krahasimet. Unë besoj në botën e të kundërtave dhe kjo është arsyeja pse i shmang njerëzit me personalitet të ngurtë dhe kokëfortët. Nuk mund t’i pëlqej më miqesitë plot tradhti dhe mungesë besnikërie. As nuk mund të vazhdoj të qëndroj me ata që nuk dinë të të bëjnë një kompliment, apo të të japin qoftë edhe një fjalë inkurajuese.
Dhe për t’a mbyllur: mua më ka sosur durimi për të gjithë ata që s’e meritojnë durimin tim.
Një këngë e veçantë nga Aleksander Gjoka , i cili është këngëtar dhe autor këngësh. Gjithashtu ishte pjesëmarrës i disa edicioneve të festivalit “Kënga Magjike”.
Ditë Dimri
Në jetën time ka qenë një çast kur unë për ty pata nevojë jo për të tua gjeste e fjalë por ti pranë meje t’më qëndroje
2x E kundërta ndodhi ti ike larg ato ditë dimri të jetës sime gjithmonë gëzimet i ndanim bashkë përse më ike më braktise
Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë ka reaguar pas aksidenti tragjik në Koçë, i cili i mori jetën një 35-vjeçari.Në një deklaratë për mediat, KSSH shprehet se mosrespektimi i kushteve te sigurise teknike në punë shkaktoi viktimën e parë për 2020, ndërsa shton se institucionet shteterore janë fajtorët kryesorë.
Sipas KSSH, tragjedia mund të ishte parandaluar nëse do të kryheshin kontrollet e duhura nga institucionet përgjegjëse.
“Një aksident në punë më pasojë vdekjen e një 35- vjeçari është rregjistruar këtë të premte në qytetin e Korcës. Punëtori i ndërtimit, Elvis Josifi, është goditur nga presa e një vinçi teksa po punonte në katin e katërt të një obekjti në ndërtim pranë qendrës së qytetit.
Konfederata e e Sindikatave të Shqipërisë në radhë të parë i shpreh ngushëllimet familjes Josufi, ndërkohë shpreh shqetësimin se institucionet shtetërore nuk po bëjnë mjaftueshëm për të parandaluar fenomemin e aksidenteve në punë më pasoja në jetë njerëzish.
Ky aksident me pasoja fatale në jetën e 35 vjecarit Josifi që ka qëndruar për rreth 2 orë nën presën metalike në katin e katërt ka ardhur si pasojë e mungesës së kushteve të sigurisë teknike. Në pamjet e publikuara në media dallohet qarte se kompania e ndërtimit edhe përse po ndërton një objekt në qendër të qytetit nuk ka rrespektuar as kushtet minimale të sigurisë teknike.
Ky fakt merr përmasa edhe më të rënda pasi punimet mesa duket nuk jane inspektuar as nga Insepktoriati Ndërtimor i Bashkise Korçe dhe as nga Inspektoriati Shtetëror i Punës që mund të kishin parandaluar këtë tragjedi.”-thuhet në deklaratën e KSSH. Më tej, KSSH bën thirrje që Policia dhe Prokuroria të nisin urgjentisht hetimet pasi, sikurse theksohet në deklaratë, ky aksident nuk ka ardhur për shkak të një pakujdesie njerëzore, por pikërisht për shkak të mungesës së kushteve të sigurisë teknike.
“Makineria me vinç mesa duket nuk është kolauduar ndaj presa është këputur dhe ka zënë poshtë 35 vjeçarin duke i shkaktuar vdekjen e mënjëhershme. Hetimi duhet të nisë nga ata që kanë çertifikuar këtë mjet e duhet të përfundojë tek pronari i kompanisë së ndërtimit dhe jo të mbyllet tek punëtorët e thjeshtë që po lënë jetën nën rrënoja për një pagë qesharake prej 30 mijë lekësh në muaj. Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë ka denoncuar faktin se gjatë 2019 u shënuan mbi 30 vitkima nga aksidentet në punë por institucionet heshtën, mediat nuk hulmutuan dhe ja tragjedia e paralajmëruar erdhi sërish në prag këtë fillim viti duke shkaktuar viktimën e parë për 2020. Gjatë vitit të kaluar ata që paguan për jetët e humbura në asnjë rast nuk ishin pronarët e firmave të ndërtimit dhe supërvizorët por vetëm punëtorë të thjeshtë.”-deklaron KSSH.
Më tej, ndërsa jep alarmin për sigurinë në punë, KSSH shprehet se “Duke shfrytëzuar hapësirat ligjore dhe rryshfetin bosët e ndërtimeve dhe minerave kanë mundur ti shpëtojnë ndëshkimit të drejtësisë. Sot sektori i ndërtimit nuk ka një sindikatë të mirëfillshte pasi bosët e këtij sektori prej vitesh kanë finacuar për të penguar një gjë të tilla duke shfrytëzuar qorra dhe eunukë që veshin kostumin e sindikalistit dhe vendosin gjoba personale. Qeveria duhet të reflektojë dhe të ngrejë një strukturë për të luftuar fenomenin e aksidenteve në punë që prej vitesh po merr jetë njerëzish pa bërë shumë bujë. Duhet rishikuar legjislacioni për aksidentet në punë dhe duhen parashikuar ndëshkime nga burg deri në pezullim të përjtshëm liçensë për kompanitë që deklarohen fajtore për humbjen e jetës së një punonjësi.”
Një shtyp i lirë, natyrisht, mund të jetë i mirë ose i keq, por, në mënyrën më të sigurtë, pa liri shtypi nuk do të jetë gjë tjetër veçse i keq.Një ndërgjegje fajtore ka nevojë të rrëfehet. Një vepër arti është një rrëfesë. Një njeri pa etikë është një bishë e humbur në këtë botë. Ah, miku im, për këdo që është i vetmuar, pa Zot dhe pa mësues, pesha e ditëve është e lemerishme.
Albert Kamy (Albert Camus)
Medet, pas njëfarë moshë, çdo njeri është përgjegjës për fytyrën e tij.
Të gjitha bëmat e mëdha dhe mendimet e mëdha kanë një fillim qesharak. Veprat e mëdha shpesh kanë lindur në një qoshe rruge apo në derën rrotulluese të një restoranti. Të gjitha revolucionet moderne kanë përfunduar në një përforcim të pushtetit të Shtetit. Intelektuali është dikush mendja e të cilit vështron veten e tij.
Albert Kamy (Albert Camus)
Kur bëhet 30 vjeç njeriu duhet ta njohë veten si në pëllambë të dorës, të dijë saktësisht të gjitha të metat dhe kualitetet, ta dijë sa larg ai mund të shkojë, të parathotë dështimet e tij – të jetë ai që është. Dhe, mbi të gjitha, t’i pranojë këto gjëra.
Albert Kamy (Albert Camus)
Janë të bekuara zemrat që mund të lakohen; ato nuk do të thyhen kurrë.
E çfarë është lumturia përveçse një harmoni e thjeshtë midis një njeriu dhe jetës që ai bën?
Rregulli është që qeveria nuk ka ndërgjegje. Nganjëherë ka një politikë, por asgjë më shumë.
Sharmi është një mënyrë për të marrë përgjigjen po kërkuar një pyetje të qartë. Kultura: qarja e njerëzve në fytyrën e fatit të tyre.
Albert Kamy (Albert Camus)
Mos ju beso miqve kur ata të kërkojnë të jesh i ndershëm me ata. E gjitha ç’duan ata është të mbajnë mendimin e mirë që ata kanë për veten e tyre. Mos prit gjyqin e fundit – ai ndodh çdo ditë.
Mos ec pas meje; nuk jam prijës. Mos ec para meje ; nuk mund të të ndjek. Ec përkrah meje dhe ji miku im.
Albert Kamy (Albert Camus)
Çdo revolucionar përfundon në shtypës ose në heretik. Liria nuk është gjë tjetër veçse një shans për të qenë më mirë. Ai që dëshpërohet nga gjendja njerëzore është burracak, por ai që shpreson për të është budalla. Si mund të jetë çiltërsia një kusht për miqësi? Shijimi i së vërtetës me çdo kusht është një pasion që nuk shpenzon asgjë.
Sa e rëndë, sa e hidhur është të bëhesh njeri! Unë di vetëm një detyrë, ajo është të dashuroj.
Njerëzit duhet të jetojnë dhe të krijojnë. Të jetojnë deri në pikën e lotit.
S’ka asgjë më të neveritshme se respekti i bazuar në frikë.
Një lidër dhe një popull do të thotë një mësues dhe miliona skllevër. Bujaria e vërtetë ndaj së ardhmes është t’i japësh gjithçka të sotmes.
Nevoja për të pasur të drejtë është shenja e një mendjeje vulgare.
E vërteta, si drita, verbon. Rrena, në të kundërt, është një terr i bukur që nxjrr në pah çdo objekt. Çfarë është një rebel, një njeri që thotë jo.
Gazeta e përditshme prestigjoze New York Times pati shkruar një artikull se “shqiptarët janë raca më e bukur në Evropë”.Ky është konkluzioni i një shkrimi të publikuar më pare e cila sillet tashmë sërish në vëmendje.
“Fizikisht shqiptarët janë raca më e bukur në Evropë. Gratë shqiptare janë shumë të bukura, me flokë të errëta dhe nganjëherë sytë e tyre janë gri. Ecja e tyre është një kënaqësi për t’u parë, kështu janë edhe vallet e tyre kur konkurruan në Serbi. Herën e parë që pashë vallen shqiptare, më dhanë një kënaqësi të veçantë”, shkruhej në “New York Times”.
Artikulli vlerëson edhe kërcimet tradicionale shqiptare, por nuk lë pas as bukurinë fizike dhe inteligjencën e meshkujve shqiptarë.
“Lëvizjet janë elegancë dhe tregojnë forcë.
Po ashtu, ato janë shumë të bukura dhe shumë të talentuara. Ata janë si skocezët në shekullin e shtatëmbëdhjetë. Me këtë kuptoj që janë raca më e mirë nga inteligjenca dhe fiziku në Ballkan. Nëse shkoni në Kostandinopojë, ju do të gjeni njerëzit më të mirë, jo vetëm ushtarët, por edhe zyrtarë shqiptarë”, thuhen në shkrimin e “New York Times”.
Një grup te rinjsh kanë pushtuar sot Pllajën e Pusit, Mali i Thatë.Grupit i janë dashur 4 orë për të shkuar deri në majë, aty ku debora shkonte 20 cm. Ata tregojne qe pushtimi i majës 2287m nuk ka qënë aq e lehtë për shkak të erës së ftohtë shoqëruar me temperatura të ulëta si dhe shtigjeve aspak të favorshme.
Mali i Thatë
Ndaj dhe për këtë grupit i janë dashur diçka më shumë se 4 orë per të shkuar deri në majën më të lartë të Malit të Thatë. Ky grup por edhe grupet e tjera nga qytete te ndryshme të vendit në mënyrë të organizuar kanë pushtuar edhe majat e tjera të juglindjes përfshi edhe malin e Gramozit 2523m apo Mali Moravë 2042m.
Ku qarku i Korçës ka guida malore tejet interesante të cilat gjithnjë e me shume po terheqin vemendjen e te apasionuarve pas ngjitjeve malore dhe bukurive natyrore. Madje po ndertohe guida lëvizjesh me biçikleta ne këto zona malore.
Një çift bashkëshortësh me fëmijën 7- vjeç kanë shpëtuar për mrekulli sot pa lëndime pasi makina me të cilën ata udhëtonin ka marrë flakë në ecje e sipër afër Pazarit të Vjetër në qytetin e Korçës.Dyshohet paraprakisht për një shkëndijë elek trike e cila mund të ketë shkaktuar zjarrin në automjetin tip ‘Volkswagen’ ngjyrë gri.
Drejtuesi i automjetit është shprehur pas ngjarjes:
“Nuk ndjemë asgjë vetëm kur mori flakë. Isha unë bashkë me gruan dhe fëmijën e vogël. Dolëm në kohë. Dyshohet se mori flakë prej një shkëndije elektrike.”
Leskoviku edhe pse një qytet i vogël e me pak banorë, njihet për shumë prej traditave të tij.Vera dhe rakia të prodhuara në mënyrë artizanale janë një traditë thuajse e çdo shtëpie në Leskovik. Kushtet klimatike kanë favorizuar vreshtarinë në Leskovik ndërsa banorët me mjeshtërinë e tyre prodhojnë produktet aq të njohura të zonës. Janë varietetet e njohura të rrushit vendas por edhe teknikat e përdorura ndër vite ato që e bëjnë të veçantë këtë verë.
Apostol dhe Enverie Miçi prodhojnë verë prej vitesh ndërsa tregojnë se kjo është një traditë e lashtë e këtij qyteti që trashëgohet ende sot. Por në Leskovik ruhen ende disa varietete rrushi që zor se gjenden në zona të tjera si Kryqësi, Debinë e vendit, Nesimisë etj, të cilat vetë banorët i mbrojnë me fanatizëm.Top Channel
KORCË- Vinçi zë poshtë një punëtor gjatë orarit të punës në hyrje të pazarit të Korçës.Ngjarja ka ndodhur para disa minutash në hyrje të pazarit ne afërsi të agjensisë së autobusëve në një godinë që po ndërtohet.Mesohet se emri i punëtorit të aksidentuar eshte Elvis Josifi i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Kujtojmë që aksidente të tilla në punë vijnë nga mungesa e kushteve në të cilën shumë persona punojnë.
Korçë/Informacion paraprak
Më datë 03.01.2020, rreth orës 12:17, jemi njoftuar se në lagjen nr. 9, pranë stacionit të autobuzëve, në një objekt në ndërtim, dyshohet se është aksidentuar gjatë punës, shtetasi E.J., rreth 35 vjeç, banues në Korçë, i cili për pasojë ka gjetur vdekjen.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të ngjarjes.
Me një sens të pakufijshëm mikpritje Korça renditet si një nga qytetet më të dashura për vizitorët, të cilët përveç se shijojnë bukurinë dhe gjallërinë që ka qyteti në ditë feste, mësojne rreth kulturës dhe historisë së tij. Korça falë numrit të turistëve ka marrë një sërë epitetesh prej tyre. Qyteti i serenatave i dashurise, artit, i birrës, i kulturës apo Parisi i Vogël e kanë shndërruar Korcën në një destinacion që nxit çdo vizitor për ta prekur dhe shijuar nga afër. Është shumë e vështirë për të gjetur diçka që nuk të lë një përshtypje të mirë në qytetin juglindor.
Turistët thonë se nuk kanë sesi të largohen nga Korça pa shijuar gatimet tradicionale të saj. E kur turistët duan të zgjedhin kuzhinën më të mirë, padyshim që zgjedhin Shtëpine e Birrës, aty ku birra e parë shqiptare shijohet nën shoqerinë edhe të ushqimeve tradicionale. Birra Korça është e vetmja preferencë e turistëve të cilët ndihen si në shtëpinë e tyre në ambjetin e ngrohtë, me mikpritjen dhe shërbimin që ofron restoranti.
Korça ka treguar me krenari që di të jetë opsioni më i mirë për çdo turist që e zgjedh dhe jo vetëm për festa.
Përgjatë vitit 2019 Korça mendohet te jete vizituar nga 80 mijë turistë. Muaji Dhjetor i cili nuk është llogaritur në numërimin e fundit është me i frekuentuari çka do të thotë se mbi 90 hotele dhe bujtina që operojnë në qytet janë prenotuar muaj më parë. Qyteti i qeshur mikpritës dhe plot jetë në juglindje të Shqipërisë, të fton ta vizitosh, të mësosh më shumë për kulturën dhe traditat e tij, dhe për të kuptuar se përse shumë njerëz zgjedhin Korçën për të kaluar pushime dhe festa të bardha e të begata.
Në Korçë të çojnë këmbët, dëshira dhe kureshtja për të qenë deshmitar i bukurisë dhe paqes që e pushton qytetin në këtë periudhë të vitit. Vizitorët realizojnë fotot e ëndrrave dhe shijojnë paqen dhe ngrohtësinë që të fal ky qytet edhe pse në temperatura të ulëta.Ky qytet merr një tjetër magji për festat e fundvitit, duke u shndërruar në nje nga destinacionet më të preferuara për shqiptarët dhe turistët e huaj.