PIKANTE| Tirana-Skënderbeu/ mbyllet seria radhazi e fitoreve në drejtimin e Egbos

Skënderbeu ka arritur që të ndalë Tiranën e Egbos, që vinte pas shumë fitore radhazi, me zanafillën që nisi pas fitores në derbin me Partizanin duke mbyllur kështu serinë radhazi të fitoreve në drejtimin e Egbos.Kronika e ndeshjes, regjistron episode që e bëjnë ‘Skënderbeun’ fitimtar, edhe në barazimin 1-1 në transfertë.Loja në grup, shpirti i garës,harmonika…. dhe ‘pickimi’ i kundërsulmit…ndalën  Tiranën me një strategji brilante të Ilir Dajës.

Thumbime ka në distancë mes tifozerive, ndërsa mbështetësit e Tiranës kanë refuzuar të përmendin emrin e Skënderbeut, duke e quajtur me “kërnacka”. Në të njëjtën monedhë kanë reaguar edhe “UED” në përfundimin e takimit, teksa emrin e bardhebluve e kanë zëvendësuar me “degjenerata”.

Interesi ka qene i madh nga tifozëvet për ndeshjen e djeshme.Kanë qenë pak më shumë se 4000 tifozë të pranishëm në stadiumin “Air Albania”, për të ndjekur sfidën mes dy skuadrave. Rreth 500 tifozë ishin ne mbështetje te bardheekuqve.

Mikpritësi Refik Halili dhe miku Ardian Takaj ishin të pranishëm në stadium për të ndjekur takimin e djeshëm mes bardhebluve dhe korçarëve.

Meksi ndjek hap pas hapi në të gjithë fushën Agustin Torasën, duke iu kthyer në makth argjentinasit.

Në minutën e 44-t tifozët e Tiranës nuk e lëshojnë topin, duke sjellë vonesën e lojës për 20 sekonda.

Por cili ishte sekreti i këtij barazimi? Me gjendjen që u kthye Tirana pas Egbos, Për të gjetur pikën e fortë të Dajës, duhet të ndalemi tek një 19-vjeçar.

Bëhet fjalë për Agon Elezin, që ishte “Agonia” e Torrasës ndaj Skënderbeut. Gjithmonë e kemi parë këtë lojtar të Tiranës që t’i jap frymë sulmit dhe të krijojë raste para portës kundërshtare, por detyrën për ta mbyllur dhe për ta markuar, Elezi e realizoi në perfeksion. Shiritin e kapitenit e ka mbajtur edhe te moshat e Maqedonisë së Veriut, por kthimi në një lojtar kyç për korçarët dhe duke parë moshën, padyshim që është një arritje më vete.

Tefik Osmani vazhdon e luan me këpucët e kuqe, që kontestuan tifozët në ndeshjen e Kupës së Shqipërisë.

Si Agustin Torasa, Majkëll Ngo dhe Elton Kale nuk e kanë pëlqyer zëvendësimin dhe në forma jo të hapura e kanë shprehur pas ndërrimit. Elton Kale nuk ka dashur që të flasë për mediat pas ndeshjes, por ka pranuar se topi ka qenë i ndalur dhe nuk ka pasur lëvizje. Ai gjithashtu është sqaruar gjatë edhe me Koliçin, ish-shokun e skuadrës së sezonit të shkuar, për golin e shënuar në minutën e 80-të.

Lojtarët e Skënderbeut janë ankuar në minutën e 93-të, sepse lojtarët e Tiranës nuk kanë respektuar “fair-play”- n pas një nxjerrjeje të topit jashtë nga Imami, pasi Krasniqi ishte i dëmtuar në kokë. Bardheblutë nuk e kthyen topin, por vazhduan lojën.