12 jetë të humbura nga koronavirusi, Italia shpall gjendjen e emergjencës kombëtare

Qeveria italiane ka marrë pak minuta më parë vendimin për shpalljen e emergjencës kombëtare, i miratuar me 462 vota pro dhe 2 kundër.Dekreti i miatuar mbrëmjen e sotme si masë ndaj parandalimit të koronavirusit, vjen në një kohë kur brenda pak ditëve 12 persona kanë humbur jetën dhe mbi 300 të tjerë janë infektuar, raporton newsbomb.al.

Shpallja e emergjencës kombëtare parashikon: izolimin e zonave të prekura, pezullimin e demonstratave, grupimet e mëdha të personave, mbylljen e shkollave, pezullimin e përkohshëm të muzeve, aplikimin e karantinës për ata që kanë pasur kontakte të ngushta me personat e prekur nga koronavirusi etj.

Detyrimi për të hyrë në karantinë për ata që kanë mbërritur në Itali nga zonat me risk të lartë dhe njoftimi i departamentit të shëndetësisë për mbikqyrje aktive në shtëpi, e drejta e autoriteteve për të ushtruar kontrolle për të ndaluar përhapjen e mëtejshme të virusit, janë gjithashtu masat që parashikon shpallja e emergjencës kombëtare.

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.