Ndërron jetë 50-vjeçarja në Korçë, kishte probleme me frymarrjen. Spitali merr masa deri në daljen e analizave

Një 50 vjeçare nga Korça me sëmundje kronike ka ndërruar jetë në spitalin Rajonal të Korçës.Mësohet se 50 vjeçarja vuante prej kohësh nga diabeti dhe ndodhej në reanimacion ndërsa kishte shfaqur probleme me frymemarrjen gjatë shtrimit në spital.

Analizat e gruas janë dërguar në Tiranë dhe pritet përgjigjja ditën e nesërme edhe pse paraprakisht mësohet se gruaja nuk kishte kontakte me persona nga vendet e tjera që mund te ishin të prekur nga Koronavirusi.

Ndërkohë që ky rast i dyshimtë ka bërë që spitali rajonal i Korçës së bashku me stafin mjekësor të marrin masat, edhe pse ende nuk ka asgjë zyrtare. Nga informacionet paraprake, mësohet se 50-vjeçarja nuk kishte udhëtuar së fundmi jashtë vendit, por nuk dihet nëse ka pasur kontakte me persona që vinin nga vende të prekura nga ky virus.

Ditën e nesërme pritet të dalin analizat që do të sqarojne shkaqet e vërteta të vdekjes së 50 vjeçares.

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.