‘Fëmrat pranë meje pinin më shumë uiski, se ujë’, del CV-ja e deputetit Don Zhuan

Deputeti i opozitës parlamentare Kostaq Papa ka mbajtur një fjalim “bombë” gjatë ditës së djeshme në Kuvend duke tërhequr jo pak vëmendjen e të pranishmëve në sallë.Deputeti Kostaq Papa i habiti të gjithë me fjalimin e tij në sallën e Kuvendit.

Perla’ e tij në seancën më të fundit parlamentare:

Të gjithë duhet të jemi pak xhentëlmenë. Fëmrave duhet t’u kërkojmë ndjesë dhe kur kemi të drejtë. Respekti im është, unë di të kërkoj ndjesë për këdo dhe aq më tepër për fëmrat, sepse në rininë time, të gjitha fëmrat që më janë afruar mua kur kisha dhe kaçurrelat por kur kisha dhe paratë, kanë pirë më shumë uiski ose pije të mira se sa ujë. Faleminderit!

Në rrjetet sociale po qarkullon një CV e tij, ku Papa tregon eksperiencat e tij të punës në “institucione kombëtare, mbarëkombëtare dhe ndërkombëtare”.

Përveç kësaj, në formularin e dekriminalizimit Kostaq Papa shkruan se është dënuar në vitin 2006 për veprën penale “Përdorim me keqdashje i thirrjeve telefonike”.

Pikërisht për këtë, sipas Papës, deputeti ka marrë dënim të formës së prerë dhe ka paguar gjobën 50 mijë lekë të reja.

Ndërsa në vitin 2003 është dënuar për ‘shpifje’ nga Gjykata e Durrësit, por në Apel ka marrë pafajsinë.

Por ajo që bie në sy është fakti se Kostaq Papa i ka fshehur këto dënime në vitin 2017, kur u bë pjesë e listës së kandidatëve për deputetë.

Gjithsesi ajo që bie në sy është se në formularin e dekriminalizimit të plotësuar nga deputeti Kostaq Papa në vitin 2017, ai rezulton i patër. Dënimet e mësipërme, pavarëissht se janë kryer para vitit 2017, Papa i ka deklaruar në formularin e dekriminalizimit të dorëzuar në vitin 2019, kur i erdhi radha për të hyrë në Parlamentin e Shqipërisë.

Madje në formularin e plotësuar së fundmi, Kostaq Papa ka deklaruar dhe faktin se ka ndryshuar emrin nga “Kostandin” në “Kostaq”.

Por çfarë ndodh tashmë me mandatin e deputetit, duke qenë se ai ka gënjyer në formularin e parë?! Në ligjin e dekriminalizimit përcaktohet qartë se fshehja e të dhënave dhe pasqyrimi i tyre në mënyrë të rreme dënohet me burg dhe me heqjen e mandatit.

Deputeti i Kuvendit ka fshehur të dhënat e dënimeve të tij në vitin 2017 por së fundmi i ka zbuluar po vetë. A do ti hiqet mandati Kostaq (Kostandin) Papës?!