NËNËS
Puthi foshnjën dhe e rriti!
Puthi qiellin dhe e ndriti!
Puthi plagën e shëroi!
Vetëm Nëna!
E puth ballin, çelin lule!
E puth gushën, me pekule!
Puth Ajo – inati ulet
Veç nga Nëna!
Themi NËNË!
kur na ther zemra!
Dhe kur s’është buzëqesh ndër ëndrra!
Se është Nënë e Dashurive
mal nga Dhëmbja.
Nina nana na përkundi
dorë e saj e bardh si pëllumbi!
Veç nga Zoti dhe nga Nëna
çelet Jeta !!!
Hap i saj i lehtë si flutur
kur ke dhëmbje vjen i pari…
Zëri i saj aq shumë i bukur
zgjon të vdekurin nga varri!
~ Agim Doçi ~

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
