Derbi i Ligës së Kampionëve: Liverpool-Atletico Madridit publikohen formacionet zyrtare

Liverpooli do të prese Atletico Madridit për përballjen e dytë në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Dy skuadrat kanë publikuar formacionet zyrtare për takimin që fillon në ora 21:00 në stadiumin “Anfield Road”.
Ndeshja e parë mes The Reds dhe Los Rojiblanos në stadiumin ‘Wanda Metropolitano’ përfundoi 1-0 për mdarilenët me golin e shënuar nga Saul Niguez në minutën e katërt të takimit.

Jurgen Klopp shpreson që ne përmbysja sot dhe të kalojnë në çerekfinale, mirëpo ka disa mungesa si, Alisson Becker, Nathaniel Clyne dhe Xherdan Shaqiri, që janë të lënduar.

Në anën tjetër, Diego Simeone do të jetë vetëm pa sulmuesin Dario Poveda, që po ashtu është i dëmtuar.

Formacioni startues i Liverpoolit: Adrian; Alexander-Arnold, Gomez, Van Dijk, Robertson; Henderson, Wijnaldum, Oxlade-Chamberlain; Salah, Mane, Firmino.

Formacioni startues i Atletico Madridit: Oblak, Trippier, Savic, Felipe, Lodi, Koke, Thomas, Saul, Correa, Felix, Costa.

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.