Durrës -Pacientja 73 vjeçare e konfirmuar me COVID-19 ka ndërruar jetë pak minuta më parë nga komplikacionet e rënda, si pasojë e disa sëmundjeve bashkëshoqëruese kardiake dhe pulmonare.Sot ajo ndodhej në gjendje kritike për jetën.Lajmi u konfirmua edhe nga Ministria e Shëndetësisë e cila përmes reagimit zyrtar bëri me dije se 73-vjecarja vuante nga sëmundje të tjera bashkëshoqëruese.
73-vjecarja vuante nga sëmundje të tjera bashkëshoqëruese: Insuficience kardiake kronike, SPOK, Nyha III, Fibrilation atrial, hypertyreisis, tatus post by pass.

Historiku
Pacientja kishte ditë që qëndronte në spital e shtruar me pneumoni. 73-vjeçarja kishte qëndruar për disa ditë me radhë në kontakt të vazhdueshëm jo vetëm me stafin mjekësor dhe pacientët e tjerë, por edhe me familjarë të ndryshëm që shkonin për të vizituar të afërmit e tyre në spital.
Në këto kushte, dyshohet se ajo ka infektuar edhe persona të tjerë nga stafi apo edhe pacientë e familjarë të tyre. Mësohet se 73-vjeçarja ishte kthyer pak ditë më parë nga Italia, ndërkohë që kishte marrë pjesë edhe në një ceremoni mortore te të afërmit e saj.
Pacientja po mbahej e izoluar në Spitalin Rajonal të Durrësit, konkretisht në repartin e Infektivit nën kujdesin e stafit mjekësor. Këta të fundit, për shkak të gjendjes së saj të rënduar, menduan ta nisnin në Repartin e Infektivit në Tiranë, por ajo nuk e përballonte dot udhëtimin, ndaj e rifutën sërish në reanimacion, ku edhe ndërroi jetë.
Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
